Rama -Veliaj/Ku gënjejnë me bulevardin e ri?

Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,  vendosën sot dy pllakat e para të Bulevardit të Ri tek ish stacioni i trenit.

Kryeministri u shpreh se Tirana mund ta kishte pasur edhe më përpara këtë bulevard por Tiranës iu desh të humbte vite për të ecur tashmë në drejtimin e duhur.

Kryeministri theksoi se me votën, njerëzit vendosin shumë më tepër se ç’mendojnë. E lidhur me këtë projekt, Edi Rama tha se ndihet i përkëdhelur pavarësisht se bëri aq sa mundi dhe jo sa deshi.

“Tirana mund ta kishte pasur këtë bulevard sot.  Për shkak të votës, gjërat nuk shkuan siç duhet të shkonin dhe Tirana humbi vite, u përpëlit dhe u tërhoq zvarrë", tha ai.

Dhe në fakt nuk ka diskutim. Edi Rama si kryetar bashkie luftoi për zgjerimin e bulevardit të ri. Ai kishte një ide novatore për shtrirjen e kryeqytetit. Po ashtu dhe Erion Veliaj, me hir apo me pahir, e rimori këtë ide që nuk ka të sharë.

Por po aq sa meritojnë një duartrokitje të madhe për bulevardin e ri, mbi çiftin Rama- Veliaj rëndon një pyetje. Pse kur e dinë sa i rëndësishëm është zgjerimi i Tiranës nga veriu, pse kur e dinë se i duhet dhënë fund dendurisë mbytëse në qendër të qytetit, ata nga njëra anë promovojnë zgjatimin e bulevardit kurse në anën tjetër miratuan një plan urbanistik që parasheh kulla të larta në qendër të qytetit? A mos vallë ndërtimi i bulevardit bie ndesh me rokaqiejt e rinj të oligarkëve? Nëse kishin për të ndërtuar a nuk do qe mirë që ata të ndërtonin tek ky bulevard dhe jo përsipër parqeve dhe vilave të vjetra të qendrës së qytetit?

Apo mos dyshja Rama- Veliaj po mendon t'i zhvasë edhe qindarkën e fundit truallit të Tiranës, duke vazhduar me leje ndërtimi aty ku fitimi është më i madh? (Lapsi.al)

 

 

Komentet

Comments

ahhahah...ca karlliku qe jeni.... pse nuk beni nje lajm....SI e genjeu MEta Bushatin dhe ky i fundit prap e besoi

po sa te mbaruar qe jeni ju te lapsit. po qenkeni ne tratativa per nai kulle se te ishte ndryshe do thonit qe ate zgjatim e ka be basha me leket e qeverise se katarit. nja 7 milion dollare e jo te hapen bythesh kta dy bythqirat dhe ju te lepiheni mbas lapsit

Dihet pse, zgjerimi i qytetit dhe urbanizimi i periferive te tij rrezikon te ule cmimin e banesave ne qender dhe mbi te gjitha te heqe monopolin mbi lejet e ndertimit. Plani i ri urbanistik ne fakt tenton pikerisht te kunderten e zgjerimit te bulevardit. Nje artikull shume i mire mund te gjendet ketu: http://www.exit.al/2016/12/28/21325/

Rama ka te drejte kur thote se bulevardi mund te ishte ndertuar me pare. Por fajtor per kete vonese nuk eshte askush tjeter vec Rames. Ai ber c'eshte e mundur dhe nuk dha edhe fonde per Bashkine kur ne krye te kesaj ishte Basha, ne menyre qe Bukevardi te mos ndertohej. Kjo sepse Rama, ne rradhe te pare donte dhe demtoi punen e Bashes, per te treguar se Basha nuk punon per Tiranen. Por kjo edhe sepse Rames, si ne cdo gje, nuk i pelqejne mendimet, idete, pelqimet e te tjereve. Cdo gje, do ta beje vete ne menyre " qe te lere gjurme" ne cdo vend. Rama, qe ka delirin e madheshtise, nuk e di se edhe projektit qe ai miratoi dhe do t'a zbatoje, shumekush mund t'i gjeje te meta dhe te mos e pelqeje, ashtu si ai gjeti te meta dhe nuk e pelqeu projektin e pare. Rama megalloman, nuk e di se asgje dhe askush nuk eshte i perkryer!

More Busho, po mos rri me me Mjeranin Baze, bulevardin e vendosi per ta zgjeruar Lul Basha ndersa Rama donte te ndertonte mes Tiranes. Ah more Busho, nuk u rrite qe nuk u rrite, te genjen Mjerusho me karamele ndersa vet pasurohet me leket e rrokaqiejve qe sekseron per lali Erin!

ALDO gabim e ke 70 miljon te katarit qe i morri basha po i ben rama e velina 7 miljon.63 miljon tjer eshte per pensionet e nenave te qelbesirave .

O redaksia e lapsit, ka nje akuze nga pozita per vjedhje te 7 milion Eurove nga qeveria e mepareshme, ku akuzohet direkt Berisha dhe i biri dhe flitet per dekumenta lidhur me kete ceshtje. Keni ndonje investigim apo argument lidhur me kete skandal? Ju lutem na jepni ndonje material te na qartesoni sado pak, pastaj matni gjeresite e bulevardeve dhe lartesite e kullave dhe aludoni per korrupsionet e mundeshme.

Anyonmous, qeveria aktuale ka gjithe mjetet per ta hetuar ish-qeverine. Po per vjedhjet e kesaj aktuales ke ndonje koment?

ju zagaret e ps ju holli rama nje kocke dhe filluat te lefni jo basha e projektovi e rama e filloi e kujte i plasi trapi per kete kur minut pas minute po iken per lesh njerze nga ngrica se sadriun nuk e ze ngrica se eshe ber tap nga sukseset e ketij trapt gjat

Per cfare "vjedhje" e ke fjalen o anonimous ? Qeveria Berisha i pat dhene me koncesion kompanise CEZ ndermarjen shteterore te shperndarjes se energjise elektrike e per kete mori 7 milion euro. Kur kompania ceke, deshtoi ne administrimin, qeveria e prishi mareveshjen me te dhe e hodhi ne gjykaten e arbitrazhit nga ku mund te merte nje shume te madhe si demshperblim nga CEZ-i. Ishte Rama ai qe ne vend te merte para, i dha para te tjera CEZ-it nga "miqesia" socialiste qe kishte me qeverine ceke. Po e njejta histori mashtrimi eshte edhe me bulevardin e ri. Basha e kishte perfunduar projektin me kohe e kishte siguruar edhe parate per ndertimin e bulevardit. Ishte bllokimi i fondeve qe i beri Rama si kryeminister e me vone ndryshimi i projektit nga Veliaj, qe fillimi i puneve per ndertimin e ketij bulevardi "te inagurohej" ne vitin 2017. Nese projektet do te niseshin e perfundonin normalisht si ne gjithe qytetet e botes, pa hedhur poshte punen e "armikut", kundershtarit politik, ky bulevard sot do te ishte inaguruar si i perfunduar e jo si i nisur nga puna. Ne pese vjet qe kishte perfunduar projekti, jo vetem bulevardi, por edhe projekti per Lumin e Tiranes duhej te kishte perfunduar. Beni hesapet se cfare do te thote o anonimous shqiptare qe Shqiperia e prapambetur, te bllokoje per kapricio politike psikopatesh, zhvillimin modern te qyteteve per pese vite. Sot mund te kishte perfunduar edhe unaza e madhe, edhe linja e pare e tramvajit, nese nuk do te pengohej Basha e mund te nisej me projekte te tjera. Sa njerez do te ishin punesuar ne Tirane me ndertimin e ketyre projekteve ne keto vite te humbura e me c'hapa do te zhvillohej kryeqyteti ?

Lajmi i dites - Cfare ka ndermend Rama - Veliaj? Cilat jane endrrat e ministrave... Lajme jane keto. Kjo eshte mhb cop cop edhe per tavoline kafe. Me harxhut 5 min kot.

O kapaciteti A-XH, si qeke gjeth fare. Me t'pyt njashtu kot fare, a e din tina se c'do me thone me qit prej kujtdo banke kash 7.000.000 Euro? Ketu ku jom une osht veni me i pasun n'bote dhe me qit kash $ 10.000 t'del qumshti nones, pa verifiku 1 ore kush je tina. Se nuk ka banke n'bote qe bon tranferta kesh me miliona me cont dore kompanive apo firmave por me nr. llogarie shoqeruar me fatura. Per njiato punet e fondeve te bashkise Lylit s'po t'pys fare se qeke toc.

Albi_I, po do te kisha, nese do te paraqiteshin dokumenta ose fakte dhe jo aludime, mbasi une nuk jam Vrymqiri Dixhital.

kam jetuar 20 vite ne Itali, kam pare te ndërtohen nga hici vepra publike te dimensioneve biblike, po te ta cante karin njeri nga mjesi ne darke me inaugurime, sic ben Veliaj e sic bente Berisha, ne ate vend nuk bente vaki. Keta soj bythqirash komuniste, qe bejne me te thane mendja se po ndërtojnë me leket e tyre e jo me tonat, apo me keq, me borxhet tona.

parate u ofruan qe ne kohen kur Basha ishte kryetar por Rama e pengoi npm min.fin. duke mos firmos garancine shteterore pasi donte te ishte ai qe e ndertonte por gjithsesi , projekti eshte i Bashes dhe inagurimin e punimeve e beri Basha dhe kjo keshtu eshte? inagurime beni se at pune keni. do na merakosni ndonje dite po nuk na dolet ne tv. pale sa lezet iu ka kurcifti rama - lali i fusin furce njoni tjetrit. spektakel. ka kohe qe nuk me pelqen portokallia. kenoqem me lajmet, sidomos kur de piktori ose ky shitesi i fiqve. te qe ai

Ore ju militante e sekretarit te parties Sale Berisha projekti ishte ne 2011 nga Rama , Oke Basha pse nuk e realizoj se te thuash e pengoj Rama,do jeni me mungesa te medha, se ne qeveri ishte Berisha deri me 2013 edhe Basha I kishte te gjitha mundesite per ta bere, por skishte kohe se do meresh me mbikalimin , thuani troc Basha nuk eshte edhe ska asnje fuqi, kete e ka sekretari I PPSH edhe me thoni se cfare I dha Tiranes Luli vocel ?me thoni nje project te vetem, prandaj lereni militantizmin edhe perkrahni te miren e popullit pavaresisht nga cili krah vjene.

Add new comment