ARKIV/ Si funksiononte prostitucioni në Tiranë gjatë komunizmit dhe implikimi i disa zyrtarëve

Ish drejtori i Arkivës së Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi sjell një tjetër dokument kompromentues për regjimin komunist.

Dokumenti i vitit 1969 tregon se si funksiononte prostitucioni në Tiranë dhe se në këtë aktivitet ishin përfshirë edhe disa zyrtarë të lartë.

Në dokument flitet për dy oficere të ushtrisë shqiptare që prostituonin brenda radhëve të ushtrisë.

Dy oficeret kanë pranuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale me eprorët e tyre në këmbim të ngritjes në detyrë dhe të përfitimit të të mirave materiale. Thonë se kanë kryer marrëdhënie edhe me oficerë të tjerë të ushtrisë.

Për këtë ngjarje kishte nisur një hetim, por ai nuk përfundoi.

“Në vitin 1969 organet e prokurorisë me një farë droje zhvilluan hetime në lidhje me një grup prostitutash në Tiranë dhe klientët e tyre. Pavarësisht se me Kodin Penal këto veprime dënoheshin, historia e këtyre ngjarjeve ngeli vetëm në akte zyrtare, pasi askush nuk u dënua, madje femrat u përdorën e keqpërdorën nga regjimi”, shkruan ai.

 

 

Komentet

Comments

E di sa bejne pershtypje keto lajme sot, kur prostituimi eshte bo fushe ku shperndahen medalje!? Asnje dallim nuk mund te bohet me ate kohe, sa do te keqija te kete patur ajo. Ka ekzistuar, sigurisht qe po, por qendrimi ndaj tij ka qene krejt tjeter ndaj atij qe eshte sot, kur prostituimi dhe kurveria jane me shume se cdo tjeter ne mode, dhe si rrjedhoje lajme te tilla jo vetem qe nuk i bejne pershtypje njeriu, por perkundrazi...

yani po shkerdhehen me nje byrek me kos.

Ndryshimi eshte vetem se atehere prostitucioni ushtrohej nen kujdesin e nje partie, sot ne demokraci ate e kultivojne te gjithe. Nje gje ngaterohet ne perceptim. Eshte tjeter gje mardhenia e dhuneshme seksuale duke perfituar nga pushteti, e tjeter gje shthurrja morale si pasoje e estremizmit liberal

Add new comment

Filtered HTML

  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Allowed HTML tags: <a> <em> <strong> <cite> <blockquote> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd>
  • Lines and paragraphs break automatically.