LSI, një paketë kundër Ramës?

LSI ka bërë sot një sërë propozimesh për reformën zgjedhore që në pamje të parë duken sikur shkojnë ndesh me vullnetin e socialistëve dhe të Edi Ramës. Nëse mund të përmblidhen në dy grupe të mëdha, amendamentet synojnë që të dyja të vënë në vështirësi kryeministrin.

Grupi i parë i propozimeve ngjan më shumë me shqetësimet e një partie opozitare, e cila kërkon garanci kundër vjedhjes së zgjedhjeve. Ajo kërkon dënime më të mëdha, për blerjen, fotografimin e votës dhe transferimin e votuesve, sikur organizata e drejtuar nga Meta të ketë qenë deri më tani e pa prekur nga mëkate të tilla.

Propozimi tjetër është ai i listave të hapura që i bie ndesh vullnetit të kryetarëve të partive, të cilët janë kthyer padronë të listave, që mbajnë në duar fatet politike të çdo individi. Propozimi i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për lista të hapura e demokratizon procesin dhe e delegon, nga duart e kryetarëve në duart e qytetarëve, fatin e të zgjedhurve të parlamentit të ardhshëm.

Nuk ka diskutim se shikuar në sipërfaqe, ato qé kérkon LSI-a janë një hap përpara për zgjedhjet dhe më pranë interesit të publikut, sesa qëndrimet e kalçifikuara të Edi Ramës.

Por, sado të bukura të jenë ato, problemi i partisë së Metës nuk qëndron tek gjërat e drejta që artikulon, por tek vendimet e shtrembra para të cilëve përkulet. LSI-a deri më tani ka propozuar gjithë ato nisma: për taksimin e reduktuar për fasonët, për miratimin nga parlamenti të koncesioneve që e kapërcejnë një mandat qeverisës, për hetim ndërkombëtar të çështjes së ÇEZ, për mosprivatizimin e laboratorëve mjeksorë, për mos përgjimin e fshehtë të politikanëve nga Sajmi Tahiri, për mos ndërtimin e parkut tek liqeni në mënyrë të dhunshme dhe për mos miratimin e planit urbanistik të Tiranës pa transparencë.

Por, në të gjitha këto raste, ajo është tërhequr në mënyrë të turpshme nga pretendimet e saj duke zgjedhur gjithmonë pushtetin para principit. E vetmja piké ku Ilir Meta po e mban premtimin është ligji i importit të plehrave, ku me sa duket, ai ka vendosur ta thyejë arrogancën e Ramës dhe t'i prishë pazaret e tij mafioze.

Por kaq është pak, vërtet shumë pak, për të krijuar, tani para zgjedhjeve, një profil të ndryshëm të Metës nga Rama. Ndaj,  mbi LSI-në po shtohen dyshimet se ajo flet sa për sy e faqe. Se ajo bën vetëm propagandë. Se ajo ndryshe artikulon dhe ndryshe sillet.

Pyetja fatale për Ilir Metën është : nëse ka pasur kaq shumë vërejtje dhe mosmarveshje, pse duhet të vazhdojë koalicionin dhe pse duhet të imagjinojë një bashkëqeverisje të re me Ramën ?

Sot,  kur shenjat janë se ripërsëritja e paktit të 1 prillit është vetëm çështje kohe, kur duket sikur LSI nuk ndalon së kënduari refrenin : « ç ‘më duhet mua se ç’kam thënë unë », të gjitha propozimet « anti Rama » e humbasin vlerën e tyre.

Këtë fat rrezikojnë të kenë edhe shumica e amendamenteve që u propozuan sot për reformën zgjedhore.

Më shumë sesa një lëvizje në interes të publikut, ato janë një përpjekje e kotë për ti hedhur hi syve atij. Një përpjekje hileqare e Metës për të bërë sikur diferencohet nga Rama, megjithëse mban në këmbë pa rezerva pushtetin e tij. (Lapsi.al)

Komentet

Comments

Muzike e vjeter kjo! Hajduti bertet "kapni hajdutin!" Ando, Meta nuk ben më hile - eshte hilja ajo qe bën Metën. Kapo i LSI-se dredhine e ka vije te mirefillte politike.

Mè falni: Muta e hajna jane si Rama , si Berisha, muta e hajna i ke Ilirin , Bashen,Blushin me Idriza dhe soji i tyre. Ilir Meta eshte Caio Cassio , me thike ne dore kunder ketije populli, po keta e vjedhin kyt vend,me rradhe kuptohet. Tani eshte rradha e Rilindjes se plehut, me LSI, qe po ja qesin ujin e zi. Neser, po ky popull gomar , do te votojne PD me ndonje bandit tjeter si Meta, varet te pazari kush mundet te ''fitoje''.Derisa ky popull do te vazhdoje te shohin majtas apo djathtas dhe jo perpara, ne moçal do te jemi gjithmone.Eshte sa qesharake dhe aq tragjike per nje popull keshtu pa karakter, qe shtrihet dhe zvarritet per toke, dhe gjithe shpresat i mbane te disa thase me letra, qe quhet rreforma e drejtesis e aprovuar po nga hajdudet si Rama, Meta, Basha.Eshte turp i madhe per nje komb keshtu dritshkurter dhe pa memorje, qe pret e pretendon t'ja sjedhin demokracin dhe lirin Ambasadoret e huaj. Bandave PD,PS u mjaftojne 4 vjete vjedhje dhe 4 vjete pushim ,dhe ky popull e han sapunin per djathe dhe i voton perseri . LSI eshte partia qe blen votat,s'ka asnje vlere, eshte e korruptuar dhe i duhet te jete gjithnje me dore ne thes.Ata kane kyte parim: Mè mire te hash si miu se si ariu. Ja kjo eshte e famshmja demokraci Albanese. Ne mundemi te numerojme skandalet e PS,PD,LSI.te shahemi me njeri tjetrin , ta vrasim njeri tjetrin, ashtu siç bejme. Por jo te jemi kundra rregjimit qe mjerisht e quajme ''demokraci'', nuk jemi te zotet ta kalojme kyte faze.Ne e duam demokracin nga siper ashtu siç erdhi, dhe ashtu po e presim, me njerin sy nga qielli, e me tjetrin sy, nga loteria Amerikane, per t'ja mbathur. Kur degjoje te mburremi me historin tone , o figura fantoçe si Kadare, qe fute koken ne lesh dhe nuk sheh dhe as degjon, por ka sistemuar te bijen si ambasadore , dhe Ai vete behet komik ne perpjekje te riparojne historin e turpshme komuniste, me shpres qe ti dhurojne nje çmim qe nuk e meriton . Alfred Bernhard Nobel do ishte turperuar me historin tone, dhe perradhat e Kadares, si servil diktaturash, dje dhe sot. çfare ''filozofie''!!!

O zotni Bushati!! Po je me te ti apo jo, qe shikon film edhe aty ku film nuk ka?? Ilir Meta eshte kokrra e legenit dhe ia ka bere dem pa fund ketij vendi, por nese ai del me te vertete me ndryshime mbi ligjin zgjedhor, duke propozuar listat e hapura, ai do hynte na analet e historisë se Shqiperise, sepse nese ka dicka qe e ka ngrire Shqiperine, qe po e con ate drejt greminës, eshte ligji zgjedhor, eshte pamundësia e elektoratit te ushtroje pushtetin e vet. Eshte kaq pa sens kjo dalja jote ketu sa me fyen inteligjencën si lexues i kesaj medie. Mor po, e ke pare ti se si rrinë deputetet apo ministrat para Rames? Dialektike te duket ajo? Demokraci e brendshme? As nuk ia vlen me u zgjate

Si pupull jemi ndodhur te pakten dy here para boshllekut per te patur nje klase politike te denje per te drejtuar situatat historike te vendit.Por neqoftese mbas lufte rregjimi e mbushi kete boshllek,ne pjesen dermuese me protagoniste te luftes (dicka e priteshne ne diktature),ne '91-shin ne u ndodhem para boshllekut per te patur klasen desidente te intelektualeve,qe do t'i drejtonin keto ndryshime.Kjo,sepse ne dallim nga vendet e tjera ish komuniste,gjate rregjimit,ne nuk kishim jo vetem klase desidente,por as mendimin desident,per shkak te represionit te pa shembullt.Keshtu qe, llogjikisht,klasa intelektuale ne krye te ketyre ndryshimeve te ishte ajo qe krijoi rregjimi me preferencat e veta.Ne nje fare menyre,"u ngriten" bijte kunder eterveJu kujtoj bashkemoshatareve te mij filmin e fameshem italian "E dashura ime Libera",per te bere nje paralele ndermjet asaj qe ndodhi ne Italine e mbas luftes.me ate te Shqiperise post komuniste,por me ndryshimin qe Italia e crenjosi fashizmin ndersa ne Shqiperi komunizmi mbeti akoma gjalle dhe i trasheguar fizikisht dhe ne mentalitet.Ky eshte fataliteti yne,te cilin do t'a vuajme akoma edhe per shume kohe.Kjo shpjegon,perse kemi akoma nje klase politike me mendesi komuniste,nje media pergjithesisht me mendesi komuniste,institucione me mendesi komuniste dhe nje popull{ me vjen keq t'a pranoj}me indoktrinim pergjithesisht komunist.Kjo shpjegon,se perse klasa e pronareve,klasa e te perndjekurve,klasa e familjeve te intelektualeve te formuar edhe shume te tjere te mos e ndjejne veten te perfaqesuarne kete katraure qe ish despotet e quajne demokraci.Ajo qe mundohen t'a paraqesin si perplasje alternativash,opinionesh,analizash,platformash,apo prirjesh politike te majta apo te djathta nuk eshte gje tjeter vecse nje lufte klanesh brenda llojit.Une nuk hyj ne kategorine e pesimisteve qe te mos kem besim tek e ardhmja,por ndjehem i keqardhur qe,edhe ne kete rast,per fajin tone,ne mbetemi perseri ne fund te popujve te tjere.Ndjenja egoiste n'a ben te shpresojme sa jemi gjalle per ndyshimet emancipuese te ketij populli me martir se edhe vet Krishti.Por per fat njerezimi ka ligjet e veta,dhe ne kete pikpamje,edhe pse ne baze te "Teorise se propabilitetit" ne te gjithe duhet te ishim te vdekur,ne prape jemi te gjalle,e rrit shpresen per ndryshim.

Pensionisti, ja, e keni fotografuar mire shoqerin Shqiptare ,problemi mbetet se ne nuk mundemi te justifikohemi gjithnje me te kaluaren tone te diktatures . Kane kaluar 26 vjete ne ''demokraci''dhe njerezit vazhdojne te jene te friksuar, te ikin o te presin, se hajnat nje dite do te ngopen dhe do te thone: ''Stop hajnia, tani po jua japim demokracin e vertet ketyre deleve''. Duhet luftuar, per demokraci, ne njerezit e thjeshte,duhet te bashkohemi , pa frige!

Lajmi i keq! Frangaj pushoi gazetarin "me te mire shqiptar" Mandin! Per Shkullon e kam fjalen gazetarin me te peshtire se bashku me Andin apo Fevziun! Keshtu ndodh kur je mercenar i dikujt!

Add new comment