Unë, një grua e lirë shqiptare në Berlin

Kur në ditët e para të tetorit 1994 zbrita nga avioni dhe vura këmbën në Berlin, me diplomën e Universitetit të Tiranës në xhep dhe me një ëndërr të çmendur për t'u bërë intelektuale në hapësirën gjermanike, e ndjeja që kjo do të më kushtonte sakrificë e transformim. E megjithatë llojin dhe përmasat e transformimit nuk mund t'i merrja dot me mend.

Në radhë të parë, të ftohtin. Në Mesdhe ishte ende mot fundvere, në Berlin kishte zënë ngrica. Ishte një ajër i ftohtë e i thatë që të priste brinjët. Ishte Era e Lindjes, siç ma sqaruan që ditën e parë, ajo era e pamëshirshme e stepës dimërore, që mbyt aromat, vyshk ngjyrat dhe asgjëson modën me anë të xhupave, pulovrave, shalleve e çizmeve. Asaj i dilej vetëm me soba me qymyr, më të mëdhatë që kisha parë në jetën time.

Por në Berlin gjeta diçka kaq të çmueshme, saqë qeshë lumturisht e gatshme ta duroj të ftohtin me gjithë mundimet e tij: Për herë të parë në jetën time mund të lëvizja lirisht në një qytet pas rënies së errësirës. Askush s'e kthente kokën kur i kaloja pranë, asnjeri nuk më qepej nga pas. S'kishte fjalë të ndyra, vështrime të paturpshme, kërcënime ose lloj-lloj ngacmimesh prej meshkujve në rrugë. Nuk trembesha as në mes të natës në metro ose me biçikletë nëpër parkun Tiergarten. Burrat me pushtet – policë, nëpunësa, profesorë – nuk më binin në qafë. Askush nuk merrej me thashetheme dhe nuk përhapte shpifje mbi „nderin" dhe „moralin" tim. Çudi e madhe. Krejt e kundërta e përvojës sime në Shqipërinë komuniste e pas komuniste të viteve '80-'90, ku për vajzat si unë s'kishte prehje përveçse në katër muret e shtëpisë ose në rrethin e ngushtë të miqve.

Jeta nën koracë

Që në moshë të vogël vajzat ishin të detyruara të mësonin një numër marifetesh për të mbijetuar në këtë ambient kaq armiqësor: veshje që s'bie në sy, pamje të vrazhdë e të vrenjtur, dredhi dhe shmangie pafund, tinëzi e fshehtësi, sepse kudo ka kurthe, në çdo kthesë ka rreziqe! Kurrë mos u hap, kurrë mos u rrëfe, moho çdo akuzë me vendosmërinë më të madhe! Ishte e vetmja mënyrë për t'i shpëtuar deri diku shtypjes së mashkullimit, dominimit të tij të pamëshirshëm fizik e psiqik, ndryshe i quajtur edhe patriarkalizëm. Mes meshkujve dhe femrave gjëmonte një luftë e paprerë, rraskapitëse. Në këto kushte nuk shpalosej dot potenciali krijues i askujt. Ishte një botë deprimuese, ishte shëmti dhe mërzi e pafund.

M'u deshën vite për t'u mësuar me hapësirën dhe lirinë e Gjermanisë, për t'i lënë mënjanë pak nga pak truket dhe masat e sigurisë, për të qenë në gjendje të krijoj marrdhënie normale e të sinqerta me meshkujt. M'u desh mjaft kohë gjersa m'u bë e qartë, se për të ecur përpara në këtë vend, një vajzë nuk ka nevojë për baba të famshëm, as për bashkëshort me influencë, xhaxha posesiv-protektiv, vëlla muskuloz ose "bodyguards” të tjerë nga fisi. I duhen vetëm aftësitë e saj: gjykim i shëndoshë, inteligjencë emocionale dhe kurajo civile. Sepse gara e këtushme nuk bëhet me grushta dhe me ligësi, por me gjuhë e dituri. Ka dy dekada që ushtrohem në këto të fundit, dhe ende s'më ka dalë habia, se sa bukur funksionojnë. 

Më e mira e botëve

Për ne gratë, kjo është më e mira botë nga të gjitha. Dhe në një shoqëri ku gratë ndjehen mirë dhe lëvizin lirisht, të gjithë të tjerët ndjehen mirë. Arsyeja përse Perëndimi tërheq si magnet rininë e vendeve patriarkale është në thelb gjithmonë po e njëjta: liria e grave dhe respektimi i parimit femëror.   

Vitaliteti i grave e zbukuron botën, e shndërron në një vend të larmishëm, të çelët, marramendës,  – fantazia, zelli, përpikëria, takti, mprehtësia, hijeshia, besnikëria, gazmendi e ngrohtësia e motrave, nënave, shoqeve. Afërditat, Athinat, Amazonat, Mariat e Magdalenat: këtu të gjitha kanë mundësinë të jetojnë në përputhje me karakteret e tyre, të zhvillojnë talentet, t'i vënë vetes qëllime të larta, të punojnë për t'i arritur ato, ta mbushin jetën me kuptim.

Kohët e fundit në Gjermani janë shtuar lajmet mbi sulmet dhe dhunimet ndaj grave. Këto lajme janë të gjëmshme për mua. Unë e di nga përvoja se çfarë rreziku na kërcënon në rast se gratë detyrohen të ruhen, të mbrohen e të tërhiqen. Ajo lloj jete nuk ka më vlerë. Jo vetëm për gratë, por për gjithë pjestarët e shoqërisë.

Si mbrohet liria e grave në këto kushte? Kjo do jetë një nga çështjet qendrore të viteve të ardhshëm, një çështje politike, mbarëshoqërore. Një shoqëri që nuk është në gjendje të mbrojë kulturën e saj me anë të ligjit dhe autoritetit shtetëror, rrezikon të humbasë identitetin, të rrëzohet e të zhduket.

Tri breza më parë gratë i fituan të drejtat e tyre në barrikada. Sot unë jam prapë gati të ngremë barrikadat, nëse rrezikohet liria e grave, një nga arritjet më të mëdha të qytetërimit perëndimor. 

*Autore e romanit "Pritje të bukura"

Komentet

Comments

Urimet më të mira për Anilën. Edhe kur ishte në Shqipëri, ishte vajzë pa paragjykime dhe shumë punëtore, me 3-4 gjuhë të huaja që i zotëronte ishte ndër më të mirat në kurs. Natyrisht ishte edhe e bukur.

hipokrite. dhunimi vjen nga brenda gruas jo nga jashte. mos genje per vitet 80 90. Femra atehre ish me e lire psikologjikisht se sa sot. Sot po nuk prostituove nuk je e lire. ne cdo kuptim

Ka nje te vertete te madhe ne shkrimin e znj.Ani, se ne shoqerite patriarkale, femra eshte teper e ndrydhure dhe e diskriminuar. Por nuk me duket se e keqja mund te kufizohet vetem tek dukurite qe ajo prashtron ketu. Nese do te ishte keshtu, femrat duhet te emigronin te gjitha ne vende matriarkale e meshkujt ne vende patriarkale. Nuk e shoh te keqen me te madhe, nese meshkujt ngacmojne femrat rruges duke ju bere komplimenta. Si shkrimtare, zonja besoj e di se te tilla gjera ndodhin nga nxitje seksuale. Kur kalohet nga "ngacmimi" me fjale, tek veprimi i dhunshem, atehere kemi te bejme me krimin. Ngacmimi me fjale mund te shkaktohet edhe nga ngacmimi, apo provokimi i femres. Cfare i shtyn disa femra, kudo qofshin, qe ne mes te te ftohtit, te zbulojne rruges barkun e shalet me minifunde ? E bejne thua per estetiken e te dukurit bukur kur disa prej femrave, eksopozojne edhe palet e dhjamit ne bark apo kofshet e trasha zbuluar deri tek mbathjet ? Jo jo ! E bejne vetem se keshtu ju terheqin vemendjen seksualisht meshkujve, pra e thene hapur i provokojne seksualisht ata. Eshte shume me i gjere dhe me probleme shume me te medha, spektri i ndryshimeve midis shoqerise demokratike te evoluar gjermane, me ate te prapambetur shqiptare e nuk duhet reduktuar vetem me tendecen maskuliste apo femiliste. Ne Shqiperi ne kohen e diktatures, vertete nuk burgosej ndonje i ri, nese i bente ndonje kompliment ngacmues nje femre provokuese, por si te ishte femer e si te ishte mashkull, hante 8 vjet burg per agjitacion e propogande, po ti shpetonte goja e te thoshte ndonje fjale kritike per qeverine. Sa i takon diskriminimit te femres, Shqiperia me permbysjen e diktatures e hapjen me Europen, kaloi ne nje dukuri tragjike te ketij diskriminimi. Rrembimin me dhune te femrave e trafikimin e tyre per prostitucion ne perendim. Shkaqet e fajet me se shumti per kete drame, i pati varferia e tejskajeshme e shqiptareve qe si pasoje solli edhe krimin e pasurimit me kete trafik te ndyre, por fare pa faj nuk eshte edhe shoqeria e evoluar perendimore, qe i shfrytezon edhe sot keto femra per prostitucion.

Ne fund te shkrimit poetik autorja shkruan : JAM GADI TE NGRE BARRIKADA NESE REZIKOHET LIRIA GRAVE, KJO ARRITJE E QYTETERIMIT PERENDIMOR! Sa bukur ky delkarim por...ku ishe ti Anila kur falangat e klandestineve nga mesjeta afro-aziatike sulmonte e perdhunonte femrat gjermane me mes Gjermanise vjet ne Vitin e Ri??? Pse po vonojne barrikadat kunder ketij armiku te eger te qyteterimit perendimor te ardhur kembe kryq ne Europe nga politika e ndyre e asaj debiles Kancer-kares Berlinit? Qyteterimi perendimor qe eshte sot ne rrezikun me te madh nga koha e Sulltan Sulejmanit rrezikohet nga falangat e ushtrise klandestine qe ndryshe nga koha e Sulejmanit Madherishem vjen jo me arme ne duar, por me arme ne mendje per ta shkallmuar nga brenda kete qyteterim perendimor te katandisur ta mbroje per ironi te fatit, Erdogani qe mban ne Turqi barrikaden kunder mesymjes klandestine se ky Qyteterim Perendimor nuk eshte i zoti ta mbroje kufirin e vet te jashtem dhe as qytetaret e vet perendimor nga invadimi barbar mesjetar i hordhive afro-aziatike te ardhur si klandestine dhe te kthyer ne perdhunues te qytetareve europiane perendimore brenda Europes!

Shkrim tralalaje dhe komente trapash

Sadoqe ka nje egzagjerim per "te keqen" e viteve 80-90,te pakten ne aspektin qe Ani flet,por gjithesesi nuk ka pike dyshimi dhe as cudit njeri,se vertet eshte mbrekulluar shqipetarja qe arriti ne Gjermani.Vetem se shume me teper interesant do te ishte qe zonja Ani te pasqyronte se c'mendojne gjermanet per te huajt qe arrijne atje.A thone edhe gjermanet p.sh na mbyten injorantet,na mbyten fshateret,na mbyten maloket?

Qenke e pjerdhur fare moj tyryfycke. Kaq inferiore paske qene ne shqiperi qe te mbrekullon gjermania. E pame dhe perendimin dhe lirine e grave. E a ke kuptuar nje here te pakten, se cfare mendojne perendimoret per gra provinciale si ty? Po ta kuptoje, nuk besoj se do shkruaje me kaq zell. Por kot nuk thone edhe "injoranca eshte bliss"

Ti qenke budallacke e lumtur moj

Po pse duhet share e ofenduar deri me fjale banale nje grua qe ka sjelle ketu mendimet e saj me kete shkrim ? Nese ke mendim ndryshe nga ajo, jepe ate fare mendimi e me argumente mundohu t'ja rrezosh mendimet e gabuara tjetrit. E shumta, nese nuk te pelqejne mendimet e dikujt e nuk je ne gjendje ti rrezosh me argumenta, shkruaj vetem kaq: Nuk me pelqeu shkrimi.

Te lumte vajze, mos u merr me ndonje koment te ndonjerit ketu qe me sa duket ka probleme me identitetin gjinor dhe i sheh si rivale te gjitha femrat.

Interesant dhe gjitheperfshires rrugetimi i kesaj gruaje shqiptare. Kjo qasje ndaj femrave ne pergjithesi, eshte pjese e nje kulture te bartur e te trasheguar ne vendet e Evropes. Madje keto sjellje sociale jane avantazhuese edhe per gjinine tjeter dhe deri per cdo individ. Prandaj jane shoqeri te shendetshme. Ne arsyetime te tilla, nuk duhet te kete ndarje gjinish, as veshtrime te njeanshme. Vitet 85 e me tej e kane gjetur shoqerine tone te paorientuar, te pamotivuar dhe realisht me qasje qe vetem ne, shqiptaret do te mund t'i kuptonim. Ps.: Me habitin disa komentues kontradiktore, te cilet i rikthehen komentit gjithmone ndryshe!!!

Tirana ka te zezat e veta, por ama eshte deri diku qytet i sigurt. Sa per ate punen e ngacmimeve, vjet ne nentor, rreth mesnates po kthehesha nga darka me nje mike nga Mynihu; po ecnim neper Alt Moabit. Ngacmimet ishin shume me te drejtperdrejta se ne Tirane. Ngacmime ka kudo, mua me rezulton te kete me shume ne perendim. Por sigurisht biem dakord se pozitat e grave ne shoqeri jane te pakrahasueshme me katundin tone.

keto qe thote kjo gruaja me lart, nuk me lene asnje mbrese...............keto mendime qe kesaj gruaje i qenkan dashur shume vite madje edhe te shkonte ne Gjermani per ti kuptuar e ndjere, i kam patur ne fillim te adoleshences time ne vitet 88-89

Add new comment