Nishani “fali” Xhafën dhe goditi Bashën

Ndryshe nga pritshmëritë e krahut që mbështet Lulzim Bashën në PD, Bujar Nishani ka vendosur të mos e përfshijë presidencën në strategjinë e thellimit të krizës politike. Ai ka mbajtur një qëndrim legjitim, që bazohet në traditën e pararadhësve të tij, për t’i çuar drejt parlamentit dekretet e të gjithë ministrave që kërkon kryeministri.

Në pamje të parë vendimi i presidentit është në respekt të thellë të kushtetutës (bibla dhe kurani i postit të tij sipas vetë Nishanit). Në radhë të dytë ai mbyll një debat që zgjat prej vitesh: në republikën tonë kreu i shtetit nuk mund t’i kundërvi het shefit të ekzekutivit për zgjedhjet e anëtarëve të kabinetit. Së treti ai i lejon presidentit aktual të lërë pas një mandati që shpesh përkoi me interesat e partisë nga vinte, kostumin e njeriut që di të qëndrojë mbi interesat e palëve.

Por edhe nëse të gjitha këto konstatime janë të vërteta, vendimi që Bujar Nishani mori këtë të dielë nuk mund të shikohet jashtë kontekstit të luftës politike që po zhvillohet brenda forcës prej nga ai vjen.

Dhe një pjesë e mirë e demokratëve prisnin që presidenti “i tyre” të mos e dekretone Fatmir Xhafën për ministër të Brendëshëm. Hipotezat e këtij krahu ishin disa. Ata pretendonin se për shkak të së shkuarës të vëllait të tij, Xhafa mund të përbënte një problem për sigurinë kombëtare. Ata këmbëngulnin se për shkak të profesionit që kishte kryer në kohën e regjimit komunist, i poropzuari si drejtues politik i policies, nuk mund të mbante funksione të larta shtetërore. Për të mbështetur këto pandehma “u zbuluan” ditët e fundit histori të vjetra familjare, denoncime të ish të përndjekurve, rezoluta të parlamentit shqiptar dhe të Këshillit të Europës.

Pas kësaj zhurme mediatike erdhën dhe argumentat juridikë. Sipas ekspertëve pranë PD-së presidenti nuk ishte thjeshtë një noter, por ai e kishte tagrin për të mos e dekretuar një ministër. Jo më kot ligji i linte atij shtatë ditë për t’u menduar për kandidaturat. Jo më kot kushtetuta i njihte atij të drejtën për të kthyer edhe ligje me shumicë të cilësuar dhe kur ato ishin konform saj. Jo më kot ajo i jepte të drejtën në një rast, të caktonte vetë dhe emrin e kryeministrit.

Pra argumentat për ta penguar dekretimin e Xhafës megjithëse të kërkuar me tepër vështirësi ekzistonin.

Ato argumenta i mbronte krahu më pranë Lulzim Bashës, që po mbështet me forcë idenë e bojkotit të kuvendit, idenë e rrëzimit të qeverisë Rama, idenë e moshyrjes në zgjedhje madje të shkatërrimit të tyre.

Këtij grupimi që ka zgjedhur rrugën e destabilizimit me çdo çmim, që ka vendosur ta luftojë Ramën me të njëjtat armë sikurse kryeministri ka luftuar këto tre vejt, i duhej ky akt i Nishanit.

Politikisht, ai e mbante zvarrë qeverinë Rama, e linte atë ose sipas precedentit Nano të drejtonte me zëvendësministër, ose më keq akoma hapte një sherr të ri presicencë – kryeministri që mund të fillonte me ankim në gjykatën kushtetuese dhe mund të përfundonte me vënien në punë të mekanizmit të shkarkimit të kreut të shtetit.

Një zgjedhje e tillë e destabilizonte dhe më tepër Ramën dhe i shtonte vatrat e krizës në vend. Ajo i jepte pikë më shumë strategjisë së kreut aktual të PD-së që do të turbullojë gjithçka për të arritur tek një përfundim i kthjellët.

Por kundër linjës “ekstremiste” të Bashës janë shumë nga elefantët e PD-së. Duke nisur që nga Berisha e Topalli e deri tek shumica e anatarëve të qeverisë së vjetër, nuk janë për këtë rrugë të ashpër. Ata i kanë hequr sistematikisht nga dora kryetarit të ri, të vetmen armë që ka për të arrtitur aty ku kërkon: kërcënimin me bojkotin dhe prishjen e zgjedhjeve.

Kjo linjë brenda PD-së duket sikur ndryshe nga objektivat e shpallura, ka për qëllim vetëm pengimin e vettingut. Me tej ajo do zgjedhje që i sigurojnë vendet në parlament, stabilitet dhe status quo.

Pikërisht me këtë linjë u reshtua sot edhe Bujar Nishani. Ai rrefuzoi të dëgjonte thirrjen e kryetarit zyrtar të PD-së për ta penguar hyrjen e Fatmir Xhafës në zyrë, qoftë dhe me trupat e demokratëve.

Ai vendosi t’a interpretojë kushtetutën në mënyrën e tij. Askush nuk mund ta gjykojë për këtë. Ai mund të ketë qenë vërtet i bindur se po i qëndron betimit të pesë viteve më parë. Ai mund të ketë qenë i ndërgjegjshëm se po bën atë që duhet.

Por ai e ka ditur gjithashtu, se duke hedhur këtë hap e kompromentonte fort rrugën që tashmë ka shpallur Lulzim Basha. (Lapsi.al)

 

 

 

 

Komentet

Comments

Aman more po vete Nishani ska qene oficer ne shkolle te bashkuar ne sherbim te diktatures? As Nishan e as Xhafe nuk duhet ne kete shtet. Sa te kemi enveristet sben perpara ky komb.

Kemi muzik per te gjithe,nga krahinat e ndryshme te politikes Albanese.Mos shkruaj me , Ja ke vu tapen.

O bushat, te iku jeta duke lepire tepricat e pjatave te Zhyljenit.

O bushat, te iku jeta duke lepire tepricat e pjatave te Zhyljenit.

Si ti , si fevziu nje rrace kellirash jeni.

O Bushat pervecse je nipi i nje krimineli gjakatar si Hysni Kapo je edhe shume KELLIRE !

Po pse more Bushati e ka fajin qe Nishani eshte president,interpretimi qe behet eshte i gabuar,deshirat dhe mendimet jane subjektive.Nishani sic duket behet gati per postin e kryetarit te PD, Basha nuk eshte per ate pune ,maksimumi do te bejne "kapter" te PD si Muli apo Patozi.Xhafa u beri dhe ligjet,dhe policin dhe burgun tani duhen egzekutuar,Per karrigen Xhafa i vret te gjithe,lere servilizmin ndaj te huajve,as qe mund te imagjinohet.

O Bushat po s'te ka ngelur me fare cipe o zotrote! Po nuk ishe ti perpara disa javesh qe me intervista dhe editoriale, kerkoje me ngulm bojkotin e opozites si rrugen e vetme legjitime te saj? E nderkohe sot na thua se kjo e linje e mbeshtetur me force dhe nga une dikur, qenka linje DESTABILIZUESE! Nejse qe je mercenaro-sorosian kete e dinim. Por edhe qe je bllokist 120karatsh e dinim. Por te lutem, qendroi linjave te tua editoriale dhe mos i ndrysho si kurva breket! Hajde te fala shume andej nga blloku, o i miri gjyshes...

Prisni se nuk keni pa asgje akoma. Puna e komisarit ishte loja.Dekretimi i Xhafes i jep akoma me rendesi protestes dhe ul vlerat e PS tek nderkombetaret.Pra \pd ka nje motiv me shume per te protestuar, duke aluduar qe po kthehen ish hetuesat e dikurshem ne pushtet. Emerimi Xhafes do ta demtoj shume PS

o bushat e tregon veten gjithmone qe je kelysh blloku ,dhe si te gjithe juve qe vetem emrin keni te kuq ,te te tera i keni te zeza ,biles dhe gjakun.thenja e al pacinos qe nje" komunist e vras gratis" ngelet gjithmone aktuale.rrace e felliqur,bastarde bije bastardesh.ju mund t'u identifikosh vetem me hijenat qe nuk u afrohesh dot sepse qelben ere qelbesirash ,ashtu sic e keni dhe emertimin e koalicionit,tpuu fare e keqe.

Mbeturine e vertete komuniste. Po kur ia kerkoi Basha presidentit te bente nje gje te tille? Aq budallenj jane demokratet qe presidenti i dale nga partia e tyre ta bente nje gje te tille. Ai ia la topin ne dere parlamentit. A dini ju sesa favor do t'i kishte bere PS me ate vendim.Pastaj ku e dini ju, ndoshta zoteria s'ka per t'u betuar kurre si minister i brendshem. Mbase presidenti jep dorehqjen pas miratimit ne parlament.

Une besoj se ne PD ka nje problem te madh. E kjo eshte Berishizmi! E Berishizem do te thote na duhet PD ne qeveri se keshtu fitohet miljona, ne te kunderten per çfar i duhet Berishisteve miljoner, Basha apo Nishani ne qofte se ata humbin.Shikoni me vemendje cadren, te gjithe jane hallexhi e te pa shpres,ndersa miljoneret berishian rrine neper kafenete gati ne pritje per te bere veprimin e tyre te fundit ne manipulimin e turmave por qe eshte ne interes te tyre. Ata nuk kane kauz per te mbrojtur, nuk kane moral politik, ata ma e pakta pranoje te jene deputet ne opozite por ne asnjemenyre ma pak.Dhe ne qofte se Basha as kete nuk ja jep, ata do ta bejne copash Bashen.Eshte per te ardhur keq qe nje levizje qytetaresh per nje Shqiperi Evropjane eshte katandisur ne nje levizje mutsihane e pa shprese.

Une jam i bindur se kapter Nishani ju bind "urdherit" te ambasadorit Lu per miratimin e propozimit per ministrin e ri te brendeshem. Nga ana tjeter si eshte lejuar nga parlamenti qe Xhafa te jete deputet ? Do APO nuk do PD-ja ose LSI Edi do te rizgjidhet kryeminister ne zgjedhjet e 18 qershorit. Ne fund te fundit Sovrani thote fjalen e fundit me vote.

Lere bushat se po e dhjet fare hapur Duket hapur qe je kundra bashes

Menyra se si e argumentoi presidenti veprimin e tij, edhe mund te konsiderohet si nje perpjekje per ti ulur tensionet e krizes politike, e kjo eshte detyre institucionale e nje presidenti. Por ndersa Bushati kerkon te beje diversion ne gjirin e opozites duke e ndare ate ne "dy grupe", nuk komenton argumentat e presidentit per Xhafen. Bushati e ka harxhuar gjithe "talentin" e tij gazetaresk, per t'ju mbushur mendjen shqiptareve se e keqja me e madhe e Shqiperise nuk ka qene Enveri po Saliu. Mbrenda nje muaji, e ndroi mendjen e po na thote se e keqja e madhe po i vikerka Shqiperise, nga "ekstremisti" Basha. Presidenti foli hapur duke cekur dy probleme. Moralisht e si pasoje edhe ligjerisht, sepse ligji duhet ti pergjigjet moralit, ai e tha hapur se Xhafa nuk duhej perzgjedhur as deputet e jo me minister me problemet qe ka ne CV e tij personale. Nese ai si barrikade qe ja pengon vendimmarjen ka permendur Kushtetuten, ai ne te njejten kohe ka shprehur dyshimin e tij per kete Kushtetute qe ju hapkerka deren krimineleve. Nuk u denuan ne Shqiperi krimet monstruoze te diktatures enveriste, pikerisht se ne Kushtetuten e huazuar nga vendet me demokraci te vjeter te konsoliduar, u injorua ky fakt me specifike te vecante per Shqiperine. Ne raportet midis ligjit e moralit, formalisht meret ne konsiderate ligji. Por nese ligjin e bejne ata qe nuk e kane moralin per ta bere, ky ligj ngelet gjithmone i dyshimte. Po sjell ne kujtese nje rast analog ne Gjermani. Per Joshka Fisher, nje minister i jashtem i suksesshem i ketij vendi, mediat zbuluan disa foto qe vertetonin se ai ne rinine e tij kishte mare pjese ne demostratat e te rijve ekstremiste komuniste. Ligjerisht kjo nuk perbente ndonje krim. Por moralisht Fisher u detyrua te jepte dorheqjen, nen presionin e opinionit publik. Per rastin Xhafa, ai eshte nje person i kompromentuar tre here e tridjjete here me shume se Fisher. Ka qene ne kryesine e rinise enveriste e ka foto te bera me diktatorin si i perzgjedhur i tij, (jo si mjek por si propogandues), me cilesine e hetuesit te diktatures ka torturuar qytetare te dyshuar antikomuniste e si kapak, nuk eshte distancuar nga vellai i tij nje kapobande mafioze e trafikut te droges te kerkuar nga policite e disa vendeve. Lexova sot nje njoftim ne media se Basha nuk e ka denuar vendimin e Presidentit, duke shtuar se ai ka vepruar sipas kushtetutes. Perse haron Bushati se pikerisht Xhafa ishte caktuar nga Rama si hartues i ndryshimeve kushtetuese per reformen ne drejtesi, duke tentuar ta beje kete kushtetute nje partiake ? A mos se paskej thene ambasadori amerikan brockullen se Xhafa do te sjelle ne politike "energji te reja" e kete duhet ta marim si urdher te padiskutueshem ? Ka energji pozitive e negative e per me teper nuk mund te konsiderosh si "energji te reja" nje ish hetues te diktatures enveriste te para mbi 30 viteve. Duke lene menjane ferkimin e duarve te Bushatit nga kenaqesia se presidentin e paskej detyruar kushtetuta, qe te dekretoje Xhafen e kjo qenka nje "kundervenie" ndaj opozites se Bashes, perse nuk komenton mendimet e shprehuara nga presidenti per Xhafen ? Qendrojne apo jo konstatimet e tij ?

nemos mishin kosken tendi ta le, keshtu eshte dhe me medimtimet e Bushatit per Ramen. Fatkeqesi! cdo gje ne media eshte ushqim per ata qe nuk dine e kuptojne, behu im zgjuar p[opull, te tjera thuhen, te tjera behen, te tjera vendosen. E sigurt. Basha eshte kryeminister per 4 vjecarin e ardhshem. me shprese te opozita kunder varferise qe na solli Rilindja. Ndoshta do jete hera e pare qe nuk do zhgenjehemi se jemi bere si ujku, ujku dhe kur erdhi me te vertet asnje nuk e besoi se mendonte se ishin gjurmet e tij. Par ujku eshte shorea e re e mbajtur prej Bashes per here te pare ne dallim nga Rilindasi se edhe Berisha mbajti shume premtime si ruget, tha do ris pagat e mesuesve, pensionet, pagat e mjekeve me 120 % dhe veret i riti.sa here bvjen Ps ne pushtet ka varferi dhe ulje pagash ne keto 27 vite demokraci.

Add new comment