Që Rama mos përfundojë si Duçja, i varur kokëposhtë

Në vend që këtë t’ia bëja unë, ia bëri këtu e një javë të shkuar z. Carlo Bollino, i cili historinë e Italisë së tij e njeh bukur mirë. Duke e përkapur me intuitë se ku mund ta çojë kryeministrin e Shqipërisë dhe parlamentin e “shumicës” së tij kriza e rëndë politike e daljes së opozitës nga parlamenti dhe e gjasës së refuzimit prej saj të zgjedhjeve të pritshme, gazetari në fjalë nuk e ka fshehur aluzionin politik: “Edi Ramës nuk i mbetet tjetër veçse të festojë. Megjithatë nuk është kështu…” etj. Duke qenë se nuk shkruan për lexues italianë, por për lexues shqiptarë që nuk e kanë nxënë në shkolla historinë e fashizmit, merret vesh që duhet ftilluar paksa se ç’kuptim ka të festuarit e parlamentit mussolinian me “shumicën” fashiste brenda dhe opozitën jashtë. Që të mos ua hedhim kështu, pa të keq, lexuesve.    

Mbas “krimit Matteotti’, siç u quajt rrëmbimi dhe zhdukja më 10 qershor 1924 e deputetit opozitar Giacomo Matteotti prej gangsterëve me ndihmën e të cilëve Mussolini ishte ngritur në pushtet, parlamenti italian kishte hyrë në krizë. Qenë vrazhdësuar termat e luftës politike me t’u njoftuar rrëmbimi i deputetit. Opozita nuk kishte ngurruar ta akuzonte drejtpërsëdrejti Duce-n, qysh në moment e para të lajmit, si “vrasës”. Nga ana e vet Mussolini bënte bé e rrufe që jo vetëm nuk kishte dorë në “zhdukjen” e deputetit opozitar dhe kundërshtar vetjak të tij, por që ndihej edhe fort i dhëmbysur. Ndërkohë që premtonte se qeveria e tij do të bënte çmos e çnuk për ta zbardhur të vërtetën dhe për ta fashitur krizën e besimit, si për të provokuar edhe më parlamentin dhe parlamentarizmin më 25 qershor Dhoma dhe Senati ia konfirmonin edhe një herë Mussolinit pikërisht atë: “besimin”. 

Dy ditë më vonë deputetët e opozitës vendosnin të mos merrnin më pjesë në punimet e atij parlamenti derisa qeveria e Mussolinit të mos kishte sqaruar pozicionin e saj ndaj rrëmbimit dhe zhdukjes së Matteottit. Vijoi të qëndronte në parlament, përkrah shumicës fashiste, një segment i çuditshëm i kinse-opozitës: komunistët. Opozita u mblodh në një sallë tjetër, që njihet si salla e Aventinit, nga emri simbolik i një kodrine të Romës ku në shek. V (para e. r.) mblidheshin plebenjtë sa herë që kishin konflikte me patricët. Ishte një aksion politik që athua se opozitarët italianë e kishin imituar nga Shqipëria jonë: edhe parlamentarët opozitarë të 1924-s, mbas vrasjes së deputetit Avni Rustemi dhe varrimit të tij, kishin qëndruar në Vlorë dhe i patën vijuar aty mbledhjet opozitare. Shprehja “Me u tërheqë n’Aventin” ka hyrë tanimë me këtë kuptim në politologji. 

U rrek Mussolini t’i bënte njëfarë makijazhi qeverisë së vet duke zëvendësuar nja tre-katër copë ministra, të arsimit (Gentile), të punëve publike (Carnazza), të ekonomisë kombëtare (Corbino) dhe ndonjë tjetër. Por, kur në një pyll në rrethinat e Romës u gjet më 16 gusht kufoma e deputetit opozitar të masakruar, kriza parlamentare rezultoi e paprapsueshme. Një Bonomi, një Salandra, një Orlando, një Amendola iu drejtuan mbretit që t’ia hiqte Mussolinit portofolin kryeministror dhe të ushtronte autoritetin e tij për një qeveri që të rivendoste ekuilibrat politikë. Vittorio Emanueli III u përgjigj si filozof anglosakson: “Unë jam qorr dhe shurdh. Sytë e mi dhe veshët e mi janë Senati dhe Dhoma...”. Sikur të kishte vepruar për t’i vënë ledh fashistizimit të parlamentit qysh në atë vit të hershëm 1924, ndryshe do të kishte qenë historia jo vetëm e Italisë, por edhe e Europës, brenda saj edhe e Shqipërisë. Mirëpo historia nuk bëhet me “sikur” dhe populli italian do t’ia shpaguante mbretit filozof anglosakson kur të vinte momenti historik: duke votuar kundër monarkisë dhe pro republikës. 

Kështu u mbërrit te “festa” e 3 janarit 1925, që njihet në historinë e Italisë fashiste si “Dita e Mussolinit”, çfarë do të thotë dita e vendosjes së diktaturës së mirëfilltë fashiste që ta bie ndër mend pikërisht përkujtesa e gazetarit në fjalë për kryeministrin e Shqipërisë: “Edi Ramës nuk i mbetet tjetër veçse të festojë. Megjithatë nuk është kështu…”. Jo vetëm që opozita e kishte braktisur parlamentin e Mussolinit dhe mblidhej veçan, por mbi Partinë fashiste kishte rënë një bombë: zv.sekretari i saj Cesare Rossi qe shtrënguar të jepte dorëheqjen ngase ishte zbuluar përfshirja e tij në “krimin Matteotti”. Atëherë Mussolini lozte kartën e fundit: atë të vendosjes përfundimtare të diktaturës së një partie. Ia kishte mbërritur asaj dite: në parlament nuk kishte më opozitë, i gjithë pushteti ishte vetëm e vetëm i Partisë së tij, që do të thotë i tiji personal. Ishte ora e tij më patetike me atë fjalim të 3 janarit në parlamentin tanimë pa kundërshtarë. Me fytyrë të irnuar, por me një arrogancë gati epsharake, hodhi poshtë edhe akuzat e vetë Cesare Rossi-t të Partisë së tij, i cili kishte pranuar që Duce-ja kishte krijuar një polici politike, kundër kundërshtarëve politikë, të ngjashme më ÇEKA-n bolshevike. Pa ndërruar çehren, të gjithë përgjegjësinë për sa kishte ndodhur atyre muajve e mori mbi vete: “Io assumo, io solo, la responsabilità politica, morale, storica di tutto quanto è avvenuto”! Të mbledhurit e opozitës në Aventin e shpalli veprimtari “revolucionare” dhe “antikushtetuese”. Legjitimoi në atë fjalim të 3 janarit 1925 përdorimin e dhunës “kirurgjike”, “inteligjente”, madje “kalorësiake”. I kërceu damari dhe u premtoi italianëve se do ta spastronte Italinë nga “fundërria me shkollë” dhe se pushteti fashist do të delte prej krizës edhe më i fortë, si për ta thënë në shqip: “Qentë le të lehin, karvani fashist çan përpara”! Ka edhe ndonjë ish-funksionar të fashizmit, si Alessandro Lessona, që në kujtimet e veta të sheqerosura shkruar pranë oxhakut e bën bashkëfajtore opozitën: ajo nuk paskësh zbritur nga Aventini që të vente e “të pajtohej” me zotërinë e tij “Kalorësin Mussolini”. Athua se një opozitë duhet t’i kërkojë pushtetit të falur që është opozitë. 

Kështu ndodhi që u vendos plotësisht në Itali diktatura fashiste sepse - për dokëdo që shtiret kinse nuk e ka mendjen - pa opozitë nuk mund të ketë demokraci. Morën fund edhe ndoca liri demokratike që kishin mbetur pa u shkelur deri më 1924-n dhe u shpallën, nga 1925 më 1926, ligjet që njihen në histori si “fascistissime”. Jo vetëm në parlament nuk do të kishte më opozitë, por edhe zgjedhjet mbaskësaj nuk do të kishin kurrfarë nevoje për opozitë. Votat fashizmi do t’i kishte me miliona, të numëruara e të panumëruara. “Oh, what a lovely story!” mund të thotë me sensualitetin e vet turbullues ndonjë damë ambasadore që e ka Shqipërinë thjesht çështje page, sa s’ia thashë edhe emrin për pak. 

Për rendin juridik italian ky qe shndërrimi në një regjim fashist në kuptimin e fjalëpërfjalshëm të termit. Kjo është arsyeja se përse 3 janari ishte për fashizmin, deri në rrokullisjen e tij, një “festim” i vërtetë vit për vit derisa kohë të vështira të vinin edhe për vetë fashistët, festim si ky që ta përkujton aluzioni politik i gazetarit në fjalë për kryeministrin e Shqipërisë: “Edi Ramës nuk i mbetet tjetër veçse të festojë. Megjithatë nuk është kështu…”. Që megjithatë nuk është kështu e di çdo lexues me trutë në kokë që nuk jeton në ndonjë klimë abstrakte. Madje i pari që e di është vetë kryeministri mik i gazetarit në fjalë, - dhe imi në daçi, - i cili, ndonëse mund të mos e njohë festimin e 3 janarit fashist, me siguri që e di një tjetër festim popullor: atë të 28 prillit 1945, d.m.th. të ditës së fundit të Duce-s. Dhe, prej asaj date historike, asnjë kryeministër në botë nuk e ka lakmuar pozicionin. HASHTAG

 

Komentet

Comments

Plasari qe i vogel ka qene tip i veshtire,qe kur te jepte doren te dukej sikur te kalonte nje hardhuce dhe me vrap duhet ta laje.Pak si fytyre jarge ,por pa zemer dhe pa gjak,vetem interesaxhi.Per Ducen une do te thoja qe me shume ngjet me Berishen por dhe me Ramen,..Remzi Hoxhen e zhduku"ducja",26 vete ne Gerdec "po Ducja",4 vete tek dera e k/ministrise prap"ducja" qellon dhe thote i vrate JU opozita (as kunatin nuk e njeh).Mashtrues absolut.Rama nga ana tjeter ka xhestet dhe autoritetin e 'Duces" por nuk vret.Plasari si i verdhe qe eshte diuke u bashkuar me blune qe te behet i KUQ.

... Nuk do te ishte keq te shihje Ramen , Meten , Berishen,Gramoz Ruçin, Xhafaj etj,jo te varur me koke poshte ne sheshin Skenderbeu. Por ne burg te perjetshem! Kjo jo si duf emocional e urrejtje ndaj tyre ,por per torturat, krimet dhe vuajtjet qe i kane bere dhe po i bejne popullit Shqiptar. Nuk mjaftuan vuajtjet, vrasjet, mundime nga diktatura me e eger komuniste ne lindje, por dolen edhe keta hipokrit te korruptuar, si fature,qe ne duhet te paguajme per te drejten tone te ligjeshme , Lirin dhe demokraci prendimore. Duhet pranuar me sinqeritet se kjo metoda e varjes ne piacen Loreto ne Milano, besojeni , funksionon 100 mije here me mire se rreforma e drejtesis e pregatitur nga burrokracia social-komuniste e super korruptuar. Rreforma e drejtesis eshte nje flake hedhes per te djegur kundershtaret ne llojin e tyre,por eshte edhe nje kasaforte e blinduar per ti shpetuar e mbajtur privilegjet dhe parat e vjedhura ne keto 26 vite nga politika.Reforma eshte kryeveper e Edi Rames,ne bashkpunim me Soros,kunder interresave te vendit, me kompromis qe Edi t'mos preket nga drejtesia e re , por te qendroje ne pushtet te hekurt dhe te bejne keto poshtersira qe ka bere dhe po ben sot ne bashkpunim me opoziten. Musolini ishte nje diktator dhe s'duhet marre si shembull. Churchill ishte admirues i madh i Duces .Vet Musolini ishte nje trim patriot qe u plagos ne luften e pare boterore duke luftuar, nuk ishte i korruptuar, nuk ishte frigacak, dhe i poshter si keta maskarenjet tone,qe bashkpunojne me gangster dhe drogen duke shkaterruar vendin. Musolini beri shume gjera te mira per njerezit dhe familjet e varfera, beri ligje ne favor te puntorve , te cilat eksistojne edhe sot ne fuqi , ndertoj, rruge, qytete te reja, shtepia popullore falas per familjet e varfera etj. Por luftoje mafjen Siciljane me tolerancen zero, saqe u detyrua te emigroje ne SHBA. Sot,situata sociale dhe ekonomike e vendit tone eshte ne gjendje lufte per ekzistence , niveli i papunsis, verferia, mungesa e te drejtave, mungesa e siguris per te sotmen dhe te ardhmen, presioni i politikes e burrokracis se korruptuar, kriminaliteti dhe droga, kan kapercyer çdo limit dhe jane kthyer ne nje sfide per te mbijetuar ne kyt toke gangsteresh politik. Deri me sot populli Shqiptare ka rreaguar duke ikur ne emigracion.Sot i biri i nje krimineli, Edi Rama i pa ftyre dhe pa turp, ne bashkpunim me shoket e tij kriminela si Xhafaj, vazhdojne te sfidojne kyt popull ne te gjitha format. Krahasimet çalojne gjithmon, por sheshi Skenderbeu ka hapsir, dimensionin, dhe peshe specifike te mjaftueshme historike e sociale, ndoshta edhe me shume se piaca Loreto ne Milano te Italis! 72 vjet jetojme nen dhunen e pa meshirshme te komunistave, por pa asnje shenje pendese!Nuk mjafton akoma!

Rama po jas ben yzmetin , te njejtit akt si Ducja . Paste faqen e zeze.

rama hajvani do perfundoje si caushesku me elenen po akoma nuk e kupton

i dashuri zoti HOOK, Nga shkrimi yt i lejova vehtes te nxjerr keto shprehje : " ... Nuk do te ishte keq te shihje Ramen , Meten , Berishen,Gramoz Ruçin, Xhafaj etj,jo te varur me koke poshte ne sheshin Skenderbeu." " Duhet pranuar me sinqeritet se kjo metoda e varjes ne piacen Loreto ne Milano, besojeni , funksionon 100 mije here me mire se rreforma e drejtesis e pregatitur nga burrokracia social-komuniste e super korruptuar. Rreforma e drejtesis eshte nje flake hedhes per te djegur kundershtaret ne llojin e tyre..." "Vet Musolini ishte nje trim patriot qe u plagos ne luften e pare boterore duke luftuar, nuk ishte i korruptuar, nuk ishte frigacak, dhe i poshter si keta maskarenjet tone,qe bashkpunojne me gangster dhe drogen duke shkaterruar vendin. " " Sot i biri i nje krimineli, Edi Rama ..." Filosofi grek Aristoteli ka thene: " me thuaj ose shkruaj dicka dhe une do te njof se kush je ". I bej pyetje vehtes se si do te vleresonte valle Aritstoteli, po te lexonte ato qe ke shkruar ti me siper. Pra kush je ti more mik ?

Po te lexosh komentuesin e pare, qeka i mire tjetri dmth Rama vetem sepse s'vret. tamam dele

I futi ne sherr Plasari,jo Ducja,Jo Aristoteli,Jo Curcilli, por ne jemi shqiptare dhe kemi shume qejf te perifrazojme te huajt dhe tia pershtasim shqiperise,Bismarku tha se Shqiperia eshte shprehje gjeografike, a ka patur te drejte apo jo,deri tani kane kaluar 25 vjet dhe ne akoma nuk ndertojme dot shtet,nga te gjitha krahet jane ish komunistat,asnje i persekutuar ose ish pronar nuk egziston (vetem per konsum),Verlacet dhe Vrionet nuk moren asnje pellembe toke,te gjithe pesurine e moren pushtetaret(si i dalin jarge nga goja),te gjitha i shiten,.A jemi te zot te bejme shtet,apo shejtani dhjet dhe shqiprari e ha....Plasari

Me pelqeu shkrimi.Historikisht eshte i sakte.Krahasimi i Italise fashiste me Shqiperine e mjere çalon.Te krahasosh Duçen me Ramen i ben nder te madh Rames.Rreziku se Rama mund te kaloje ne ekstrimitet eshte i pavend jo se Rama nuk adhuron veten dhe apsolutizmin, por ia eshte thjesht kryeministri i nje vendi qe ka rreth 2 miljon banore, nga te cilet 90% jane ne kufite e mjerimit, e mbi te gjitha i varur 100% nga te huajt ne te gjitha drejtimet. Keshtu qe Rama e shumta na bezdis me arogancen e tij, qe ne fakt i rrjedh nga nje opozite e koruptuar dhe e paafte.

Inshallah ndodhte ashtu dhe ardhte sa me pare dita kur te varet Edi Rama.

Ne fakt Musolini neve na beri nder,hoqi nje bandit dhe hajdut si Zogu,ndertoi Tiranen e sotme dhe krijoi komunizmin.Pra e keqe e keqe po ka nje te mire.Plasari eshte percares i Shqiperise,sic duket roli qe do te luaje eshte roli i nje koloboracionisti(paguhet apo jo?),gjithmone percares dhe nenvleftesus,pa bosht dhe pa dalje.Asnjhere nuk kam patur bindje tek ky pelivan i historise,ndoshta karakteri i familjes nxjerr ne pah dhe virtytin.Edhe Fevzo qe fle bashke me Plasarin,nuk eshte kaq qelbesire.Do te rekomandoja Fishten,qe tallet dhe me kete vemje te shoqerise.

Jeni te gjithe plehra dhe injorante.

Plasari lancon nje IDE,pa opozite ka diktature dhe vendi i diktatoreve dihet se ku eshte,dhe e ilustron me Ducen ,kapuni me idene jo me njerzit qe permend ai,

Good job komentuesi "mallakastra"! Niveli i lexuesve te lapsi.al,lexo Lulja qe lulezon,qe cel ne te gjitha stinet,jane keta komentues qe jane injorante! Lexoni se si nje komentues e ben Musolinin nje patriot te luftes se pare boterore qe luftoi dhe u plagos.....?! Ky nivel tregon shume qarte nivelin e Andit dhe militanteve te Lulushes Basha! Cfare ironie!

Zoti Plaku. Filozofi Juaj i preferuar,Aristoteli shkruan keshtu:''Dhe në qofte se xhelatet nuk janë të lumtur, kush tjeter mund të jete''??? ''Eshte e mundur qe te deshtojë ne shume menyra, ndersa për sukses eshte e mundur vetem ne nje menyre.

Drita udheton me shpejt se zeri. Kjo eshte arsyeja pse shumica e njerzeve duken te ndritshme deri sa i degjojme te flasin.

Lexoni me shume, miq te nderuar, para se te komentoni per ''injorancen'' e te tjereve!

Per fat te keq, niveli intelektual i shume shqiptareve, ose eshte teper i ulet ose vuajne nga nje mani primitive e militantizmit partiak. Do te ishte ne nderin e cdo medie shqiptare qe te botonte me shpesh shkrime te nivelit te njerit prej intelektualeve me te shquar shqiptare te kohes, z.Aurel Plasari, por ajme, mediat jane mbushur me budallalleqet e Spartak Kico Ngjeles, te Mucit apo Meros. Ka nje realitet mbi te cilin z.Plasari ka bere kete shkrim. Eshte kokefortesia e Edi Rames qe mendon se mund te beje zgjedhje pa zgjedhje. E si mund te zgjedhesh kur ne pjate dikush te ka hedhur vetem corben e tij te prishur e te thote ose haje ose vdis se tjeter nuk ke ? Nje njeri me prirje skllavi apo injorant, edhe mund te detyrohet ta haje kete corbe, por kush ka dy pare mend e dinjitet, ja hedh pjaten e corbes surratit, e shkon e zgjedh nje restorant tjeter. Ne vend te kesaj "fabule" me te bute, Plasari ka gjetur nje fabul me te forte duke shkuar tek shembulli i italianeve qe e varen Musolinin me koke poshte, kur ai mori pushtet te pakufizuar duke perjashtuar cdo opozite. Plasari vetem ja kujton Rames qe te mos pesoje fatin e Musolinit e nuk ka bere ndonje thirrje qe ta varrin ate, perkundrazi po e ndihmon qe te shpetoje vec popullin, edhe ate vete. Dic beri nja tre te mira e dhjete te keqija si kryebashkiak Rama. Por si kryeminister nga viti ne vit vecse i ka ntrashur te keqijat.

Shkrimi i Plasarit, per mendimin tim, nuk ka te share. Ai po hedh drite ne disa pjese te historise per t'i hapur syte atyre qe duan te shohin. Plasari mund te jete temperamental, edhe i cuditshem-ne daci, por eshte logjik dhe i sakte ne ato qe thote. Ndonese ai nuk ka dashur te krahasoje direkt Ramen me Ducen, por me shume te hedhe drite ne mesimet e historise, personalisht mendoj qe Rama deri diku, ka shume ngjashmeri me Ducen si personazh. Sigurisht, kjo ne menyre relative me ambientin ku vepron (madhesia, historie e Shqiperise, fuqia ekonomike, barra historike-politike, etj). Ai e ka qejf madheshtine, mendon qe nepermjet formes te manipuloje opinionet e njerezve, eshte arrogant dhe i pabese. Eshte edhe i talentuar dhe i vecante, por ne thelb (sipas mendimit tim) eshte jo i vertete dhe goxha manipulues. Shtoji ketu edhe percmimin qe ka per "vulgun", qe fatkeqesisht ne Shqiperi perben shumicen: njerez te varfer, te thjeshte, te paedukuar dhe fakire, te cilet ai ne thelb i percmon: keta njerez behen te dukshem dhe merren ne konsiderate vetem kur ata shprehin adhurim per te. Mjafton te shohesh percmimin e treguar ndaj tyre ne komunikimet e tij ne FB. Shoh me lart, qe nje komentues e lidh arrogancen e tij me faktin e pasjes se nje opozite te dobet. Mua me duket qe eshte dicka karakteriale e tij. Mfajton te degjosh e shohesh intervistat e tij edhe para ardhjes ne politike. Pra shkurt, nje person qe nuk ka ndjeshmeri, burreri e ndershmeri per te qene kryeminister. Te pakten Ducja kishte nje lloj burrerie, ne rastin tone fatkeqesisht shoh nje kryeminister frikacak dhe manipulator. Prandaj, nuk do te bente keq t'i vinte veshin e t'a lexonte me kujdes te madh shkrimin e Plasarit. Duhet te ndihemi me fat qe here pas here kemi intelektuale te tille qe hedhin drite mbi mesimet e historise. Shoqeri si e jona mund te bien shume lehte pre e fashizmit e politikes fashiste.

Te vjen keq per "intelektualet" shqiptare! Nuk krahasohet "supa e prishur" qe po na servir Rama, me vrasjet e Berishes! Krahasimi eshte sa naiv aq edhe 'intelektual'. Por edhe leximi, qe i ben Basha artikullit te mire te Plasarit, ka nevoje per intelektuale, qe ta kuptojne dhe jo nje njeri mendjeshkurter si Luli! Megjithmend ju mendoni se Lulka ka tru te behet leader i PD dhe opozites ?! Mendoni ju se Berisha e zgjodhi para Olldashit se ishte leader?! Keta 'intelektuale' duhet te lexojne dhe te mesojne me shume per tu bere si Berisha!

A ka mundesi te na e shpjegoje dikush se cfare ka dashur te thote ky komentuesi qe ka ngecur vetem ne germen e pare te alfabetit, germen A ?

metodat tradicionale funksionojne shume me mire se ping- pongu i hajdudeve komunist.

Add new comment