Po tani, Erdogan?

Turqia nuk është më në udhëkryq. Një epokë e re ka nisur. Pesëdhjetë e një përqind të qytetarëve turq votuan me "po" në referendum, duke shtruar rrugën për një sistem presidencial alla turka. Duke vepruar në këtë mënyrë, këta votues i pasuan Presidentit Erdogan dhe cilitdo që do ta pasojë atë pushtet të plotë. Megjithatë, duke pasur parasysh sa burime kishte në dispozicion AKP, numri i votave "po" që u dha flet për disa dinamika interesante.

E para, pakti me Devlet Bahceli, lider i Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP) nuk rezultoi aq fitimprurrës sa pati shpresuar Erdogani. Opozita brenda MHP ishte më e fuqishme se u pëlqeu të besonin AKP dhe Bahceliu. A mund të krijohet një parti e re, që do t'i thellonte edhe më shumë çarjet brenda MHP-së së Bahceliut? Sigurisht që kjo nuk mund të përjashtohet. Së dyti, e rëndësishme është që të mos harrohet se referendumi u zhvillua kur në Turqi sundon gjendja e jashtëzakonshme. AKP -ia i kishte të gjitha mjetet dhe avantazhet financiare të qeverisë, plus pushtetin mbi median. Por arriti të marrë vetëm 51 përqind të votave. Dhe nuk duhet të harrojmë që humbi kryeqytetin Ankara, si dhe qytete si Adanaja, Antalaya dhe madje Stambolli, të cilat kanë qenë kështjella të AKP-së në zgjedhjet e përgjithshme në nëntor 2015 dhe në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014.

Fitore korrekte apo jo?

Kur po numëroheshin votat, Bordi i Lartë Zgjedhor (YSK) deklaroi se do të numëroheshin edhe fletëvotimet pa vula zyrtare. Kjo, pa dyshim, krijoi shpejt përshtypjen e një manovre jo korrekte.

Opozita do të ndërmarrë gjithçka në pushtetin e saj për ta kontestuar referendumin dhe që votat të rinumërohen, në ato raste ku ajo beson se kanë ndodhur manipulime. Njëkohësisht, video dhe pamje që qarkullojnë në mediat sociale ngrejnë një pyetje të ngjashme. Qeveria duhet t'i marrë seriozisht në konsideratë këto shqetësime, veçanërisht kur rezultati qe kaq i ngushtë dhe kur amendamentet do të kenë një rëndësi thelbësore për të ardhmen e demokracisë në Turqi. Megjithatë, për AKP-në, e vetmja gjë që kishte rëndësi dukej se qe fakti që arritën të marrin në shumicë votat "po".

Votime të reja në horizont

Megjithëse udhëheqësit e AKP-së kanë deklaruar në mënyrë të përsëritur se sistemi i ri do të hyjë në fuqi në vitin 2019, që tani po qarkullojnë fjalë për zgjedhje të parakohshme. Pse të presim për ta zbatuar vullnetin e popullit? Ky argument ka kohë që është shprehur dhe Erdogani nuk dëshiron të humbasë më shumë kohë përpara se të jetë ribashkuar sërish zyrtarisht me partinë e tij. Kjo do të thotë se sezoni i zgjedhjeve ka shumë gjasa që të jetë në prag.

Megjithëse një person fitoi fuqi të konsiderueshme si rezultat i referendumit, gati gjysma e popullit votoi kundër kësaj. Me fjalë të tjera, Presidenti Erdogan përballet me një shoqëri tepër të polarizuar. Fjalimi i unitetit që mbajti në mbrëmjen e referendumit është tepër larg një fillimi për të bashkuar çarjet e thella të shkaktuara në vite. Erdogani në fakt ka shumë çështje në tryezë: Sirinë, marrëdhënien delikate me aleatët e Turqisë, çështjen e refugjatëve dhe çështjen kurde, po të përmendim vetëm disa prej këtyre çështjeve. Në vend që të fokusohet në këto çështje të nxehta, duket se ai do të preferonte të stabilizonte me shpejtësi pushtetin e sapofituar. /DW

Komentet

Comments

Rezultati i ngushte i referendumit ne Turqi, deshmoi se ne kete vend funksionon njefare demokracie, qofte edhe e cilesuar "alla turka°. Erdogan kritikohet ndoshta me te drejte nga disa politikane europiane esktremiste te majte e te djathte, se me kete referendum, ai po i zgjeron kompetencat duke mare vec qeverise, edhe funksionin e presidentit. Nderkaq per cudi, ne Shqiperi, "vellai" i Erdoganit, Edi Rama, qe nuk pranon jo me referendum, por as zgjedhje pluraliste e deklaron hapur se ne zgjedhje mund te dilet edhe pa zgjedhje, pra pa alternative opozitare, e qe ne ditet e para sa u ul ne karrigen e kryeministrit e deri ne kete moment, ka bere e ben cmos qe ai te mare te gjitha funksionet e te gjitha institucioneve te pamvarura te shtetit, edhe funksionin e opozites, ate te presidences, te sigurise, ushtrise e rendit publik, te drejtesise e te mediave. Ky zoteri, ndryshe nga Erdogan qe ka luajtur nje rol te rendesishem ne luften kunder terrorizmit ekstremist islamik, e qe drejton nje vend me shume peshe te NATO-s, eshte ku e ku me satrap se Erdogan e megjithate vjen ne Shqiperi nje minister i jashtem social-demokrat gjerman e ben lobim per te e del hapur kunder opozites. Si shpjegohet ky qendrim me dy fytyra ? Opozita turke ka te drejte qe te kundreshtoje nje president qe kerkon te zgjeroje kompetencat e tij, e opozita shqiptare nuk paskej te drejte qe te kundershtoje nje kryeminister qe kerkon te mare edhe kompetencat e presidentit, edhe kompetenvat e pushteteve te tjera te pamvarura. C'po ndodh keshtu ne Europe ?

Tani presid. Erdogani deklaron se kryesorja eshte se referendumi per ndryshime kushtetuese ne turqi u fitua me 51.4 % dhe ponjashtu u fituan 3 piket dhe , eshte pake e rendesishme se a fituan 6:0 apo 1:0 por , te rendesishme jane piket kurse dje , presidenti i SHBA Trump, ia uroi fitoren presidentit Erdogan nepermes telefonit.Sot u dha lajmi se u akordua takimi ne mese te Trumpit dhe Erdoganit i cili do te mbahet me , dt.16 dhe 17 maj 2017 ne Majami te SHBA ...!

Po kjo Gylenistja si e ka hallin.

Add new comment