Po tani, Saliu e ka fajin?

Edi Rama po e mbyll këtë mandat me një refren që përpiqet të justifikojë të gjitha dështimet e tij: “Fajin e ka Saliu”.

Ai flet për hashashin dhe thotë se e ka trashigim nga paraardhësi. Ai pyetet se pse nuk ka bërë asnjë rrugë dhe ia vë fajin qeverisë së vjetër, që la përgjysëm të sajat. Ai kapet gafil me lejet e ndërtimit që jep gjatë moratoriumit dhe thotë se i kishte firmosur bashkia e Lulit. Ai demaskohet se pse nuk e prishi hotelin e Kokëdhimës në Qeparo, dhe përsëri fajëson Berishën. Atë e akuzojnë se po e zhyt vendin në borxh dhe justifikohet se iu desh të mbyllte gropat e qeverisë së vjetër. Ai fshikullohet për koncesione si ato të dializës dhe pretendon se kështu procedohej edhe më parë.

Lista justifikimeve nuk ka fund.

Por, këmbëngulja për ta lënë përgjegjësinë diku tjetër, mbërriti kulmin në lojën qesharake me afatet zgjedhore. Socialistët rrefuzuan të regjistrojnë koalicionin me LSI në dhe aleatët e tjerë duke thënë se po i bëjnë një favor të fundit PD-së. Ata po kthejnë në parodi zgjedhjen e presidentit pa kandidat, duke përdorur të njëjtin justifikim.

Në fakt, si gjithnjë, për këto nuk e ka fajin Saliu.

Mosregjistrimi i koalicionit nuk u bë se duhej pritur opozita. Nëse do të kishin këtë qëllim të lartë dhe të ndritur, Rama dhe Meta mund të regjistronin koalicionin e tyre në datën e përcaktuar me ligji, pra në 19 prill dhe më pas mund të kërkonin një shtyrje për shkak se donin të ishin të “dhemshur” me PD-në. Ata nuk u regjistruan dhe këkuan shtyrjen për një motiv shumë më banal. Për faktin e thjeshtë se Rama heziton të shkojë drejt 18 qershorit pa Ilir Metën dhe për shkak se ky i fundit edhe ka frikë të mos jetë në koalicion, por ka edhe skrupuj që të thyej premtimin se nuk hyn në zgjedhje pa opozitën. Të dy bashkë krerët e aleancës së majtë kanë bërë një llogari, nëse PD hyn në zgjedhje, ata vazhdojnë koalicionin. Nëse Basha qëndron në çadër edhe pas 18 qershorit, atë shkojnë drejt kësaj date si subjekte të veçanta.

Të njëjtat llogari meskine po bëhen edhe me ranundet e djegura të zgjedhjes presidenciale. Koalicion i majtë po e përdhos këtë moment solemn duke mos u paraqitur me asnjë emër. Sepse më shumë sesa presidenti, atyre i intereson  përdorimi i kësaj gare për të provokurar zgjedhje të parakohshme (pas pesë votimeve të dështuara rradhaz) që do të rivendosnin afate te reja për regjistrimin në KQZ.

Pra shkurt dhe qartë, alenaca qeverisëse po i përdor ligjet, Kodin Zgjedhor, zgjedhjen e presidentin për interesat e saj më të ulëta. Shprehjet e “tolerancës” sikur kjo po bëhet për t’i dhënë edhe një shanc të fundit opozitës janë qesharake.

Këtë herë parrulla “fajin e ka Saliu” nuk zë më vend. Berisha vërtet mund të jetë përgjegjës për shumë mëkate dhe krime gjatë qeverisjes së tij, por strukja pas hijes së tij të errët, as nuk e fsheh dhe as nuk e mbulon dot të qenit meskin, banal dhe pa kurfarë dinjiteti të këtyre që na udhëheqin sot. (Lapsi.al)

Komentet

Comments

Si Enveri pra - fajin e ka imperializmi

Jo fajin e ka Rama dihet kjo pune tashi. Saliu ska me faj ai tani e ka fajin vetem kur Bushati kerkon te justifikoje idiotsirat dhe krimet e Lulzimit. Aty Saliu ka faj.. Luli eshte qelibar ne krahasim. O Bushat te jesh gjithmone me opoziten nuk eshte ndonje merite ose fisnikeri e madhe sidomos kur kjo opozite sot eshte ishqeverisja e djeshme qe ka bere aq krime saqe Rames do ti duheshin te pakten 10 mandate qeverisese per tu barazuar sadopak me ta. Ti vazhdo gjithsesi bjeri fyellit po me nje brime.

Bushat suporti per kete njeri nga ana juaj deri ne fund ka qene kriminal. Si kofini mbas te vjelit i thone ketij muhabeti. Duruat qe ky lideri global ti vere flaken ketij vendi qe te dilnit ne konkluzionin qe pervecse nje i paafte mashtrues ordiner dhe qe ska kidhje fare me te qeverisurit dhe te berit shtet.Prape i bini verdalle dhe thoni ca ben njau njau mbi tjegulla, po tani. Tani ta gezoni liderin global suksese ne jete

Nuk ri dot Bushati pa dale kunder vetes. Edhe ne kete shkrim qe i drejtohet marrezise "rilindese" me ironi se gjithe fajet i ka Saliu, nuk haron ta mbylle shkrimin me fiksimin qe ka ne koke se Saliu paskej faje te renda a ka bere krime. Ju le nje shteg Bushati gjithmone militanteve primitive te Rames, qe ta kthejne drejtimin e kobures tek Saliu.

O Joni, o komunist me yll ne balle. Pse pak te duket ky shkatrrim qe ka sjelle Rama ne keto 4 vjet....i numerojme po deshe, fillojme me arsimin, baterdi, shumica e te rinjve sot thone qe shkolla shqiptare ska kurrfare vlere, shendetesia, mizerje, Beqja vjedh me nje ketch-up 120 milion euro me Vilma Nushin, ama shendetesia pertoke, ekonomia mesjete, 46% e popullsise jane te varefer ( sipas Bankes Boterore dhe FMN), rendi dhe siguria, tritolet dhe hedhjet ne ere skane fund, Lul Berisha lirohet nga burgu, Aldo Bare ne tentative per tu liruar, Shullazi percakton rendin ne trekendeshin Fushe-Kruje- Durres- Tirane, kanabisi dhe droga e mbjelle pllembe per pllembe, zbulohen magazina me tonelata droge, zbulohen laboratore droge, ndrihen avione droge, ndertohen aeroplane droge, krimi i organizuar flen mbi Tirane, Durres e Vlore, krimi eshte fut ne qeverisje, dhe ku sistemi i vlerave, i arsimuar- qeveritar eshte perkthyer kriminel - qeveritar. Policia jone eshte pale me krimin dhe tonelatat e droges dhe krimineleve kapen dhe zbulohen vetem nga qeveritaret e huaj. Te konsiderohesh i suksseshem sot duhet ose te jesh shok i Shullazit ose i Habilajve. Bujqesia, malarie, kanabisi per here te pare konsiderohet kulture e pare duke zevendesuar ne prodhim domaten, specin, pataten etj., demi i shkaktuar nga qeveria ne 4 vjet 2 miliarde euro, sa gjysma e buxhetit te Shqiperise ne 1 vit. Ku shkojne keto leke. Shtoji ketu edhe 5 miliarde eurot nga eksporti i kanabisit dhe e ke te qarte skemen per vjedhje te zgjedhjeve, per instalimin e nje fasade demokratike. Kjo pra eshte Shqiperia e Edi Rames sot, e mjere dhe e perlyer ne vajin e hashashit dhe gjakun e te rinjve qe vriten nga dita ne dite nga krimi, aksidentet dhe nga mungesa e shpreses, nderkohe qe Edi Rama lahet me qumesht blete ne vasken e viles ne Surrel. Keshtu qe Joni me i qarte dhe me argumentues te lutem se populli nuk eshte budalla. P.S Ahhh... Te lutem ti Blush mos ma merr komentin tim dhe ta recitosh ne kuvend te enjten tjeter, se behesh thjesht i peshtire. Bashkohu me opoziten ate bej.

Hedh nje idiot nje gur ne lume dhe 100 te mencur nuk e nxjerrin dot.Jepini Saliut imunitet dhe neser Cadra prishet dhe te gjithe deputetet e PD jane te rreshtuar per te dhene forcen.Saliu nuk i ka fajet por fajin e ka pushteti qe eshte aq i embel sa cdo dite milet si lopa dhe nuk mbaron kurre.

"udheheqin"? Qeverisin Bushat, qeverisin. Eshte pushteti i shumices fshatare te ketij vendi.

O Bushat nga njeri je bere trap.Nuk e thote njeri se Rama nuk ka fajet e veta por te barazosh krimet e berishes me fajet e rames eshte idiotsi .Megjithate ti vazhdo se te ka marre truri ere.

anonimuse joni.berisha ju beri njerz nga kafsh qe ju pati ber enveri,spiro koleka e kristaq rama,keta dy te fundit njeri daja e tjetri babai i qelbesires,bastardit e kokpalarit rama.tash rama po ju kten ne neandertal pra prab bare ngrenes e thithes por tash te sofistifikuar.qfare ka ber rama ne keto 24 vite pos vjedhje,hashash,21 janarin e boshatisjen e vendit.300 mij azilant ne tre vite asasadi nuk ka kaq.krymba qenefi ju ka ber.rama dhe thaqi kriminel legen botror pordha te vuqiqit.lum qenefi negjmijes qe ju ka.

U zotua Edi Rama si me shume premtime te tjera te pa mbajtura elektorale, qe do te rinise hetimin e "vrasjeve" te 21 janarit. Pati kohe te bolleshme qe ta bente kete ne kater vjet qeverisje e nuk e beri. Perse militantet e tij nuk ja bejne atij e vetes se tyre pyetjen e thjeshte llogjike se perse heshti ne keto kater vjet ? Ne media ka qarkulluar nje lajm qe kaloi heshtazi, se eshte pare i fotografuar nje ish gardist qe qelloi kunder demostruesve, qe ai e ka bere sekretar te PS. Vete Meten, si shkak te protestes se dhuneshme, e ka prej kater vitesh aleat ne pushtet. Do te thote dikush duke bere papagallin e Rames, se fajin e kane gjykatat e "Saliut", por a mos ishin "Gjykatat e Saliut" ato qe nxorren te pafajshem vellezerit Frroku nga akuzat per vrasje trafik droge e prostitucioni, apo po tentojne te nxjerrin nga burgjet kreret e bandave kriminale qe ishin kapur e denuar ne qeverisjen e mepareshme ?

ik o bushat me keto analiza ti je nje kar qe sta ka shoku mjafton te kujtosh nipi kujt je dhe shokut hysni si gruan e pare dhe te dyte ja palloj kadriu me mehmetin,mehdi idjotit kur e perdornin ne ministrin e brendshme si peshk per internime ja pallonin veren gjeneralet se helbete arkitekte kurse ty avokate ballancen e di kush ta pallonte pyet ne rethin e ngusht e do ta mesosh o pederast

@ elvis, gjuha jote shkon me banjen e palare, kunderargumento po mos u hiq si "opozitar" se nuk je.

Lexojeni : Atdheu eshte ne zgrip, nga Prof. Dr. Tritan Kalo. Gazeta Telegraf. Une them ,eshte koha te shohim pertej titujve''Po tani, Saliu e ka fajin?''.Kjo politik lojacake e ka çuar vendin ne qorrsokak. E keqja e ketij vendi duhet kerkuar tek tri partit kryesore PS,LSI dhe PD!Demokracia mundet te linde kur te vihen para drejtesis pergjegjesit e ketij falimentimi 26 vjeçar!Pergjegjesit kryesore kane emer dhe mbiemer, kane dosje e krime te mjaftueshme per ti derguar para drejtesis: Edi Rama, Fatos Nano, Sali Berisha , Ilir Meta , Lulzim Basha!Nuk mundet te linde asnje Republik e re me personazhe te politikes se vjeter.Perjudha 1991 - 2017 eshte prova themelore, se rregjimi i vjeter nuk eshte permbysur per asnje minut. Duhet bashkim ndaj kesaj te keqe qe ka pllakosur vendin!Duhet kurajo qytetare per ta drejtuar vendin ne rrugen e rreformave politike ,sociale, kulturore dhe ekonomike!Nese vazhdohet keshtu se kushe e ka fajin, Shqiptaret do te behen gazi i botes!

Ky hooku duket se do te jete nje politikan i ri fringo qe do te kete diplloma nja shtate fakultete ne universitetet me prestigjioze te botes, qe me nje te rene te lapsit i quan te gjithe politikanet aktuale shqiptare, si te majte e te djathte njelloj "te vjeter" . Po dil o i uruar me emer e mbiemr me CV tende personale e me fotografi qe te te shohin e te binden shqiptaret se sa i "ri" e i ditur je ti e te te zgjedhin ty si trashegimtar te monarkeve Enver e Edver. A je vertete nje personalitet intelektual e i ndershem qe del mbi gjithe politikanet e intelektualet shqiptare apo je thjeshte ndonje plak matuf injorant e batakci qe je mare tere jeten me dallavere ?

Kaq idioteske shkrimet e tua e prap gjen budallenj qe te paguajn !!! RROFTE INJORANCA E MASKARALLEKU !

Jo shtet te indentifikuar mbi personin, arrogancen, mbi urdherin.Jo politikan profesionist, jo rrekomandime e njohje .Jo shtet, servilash, miqesie, klientelash e oligarkish ,jo shtet te korruptuar, kriminelash dhe injorantash, jo shtet grupesh, klanesh, apo krahinash, jo perçarje dhe perjashtime, jo lufte klasash, por paqe hormoni dhe zhvillim per te gjithe.Jo ekonomi helmuese , plehrash e droget,jo shtet ku 1% e popullsis pasurohet me anen e politikes ne kurriz te popullit.Jo shtet qe nje puntori i duhet te punoje 32 vjete per te fituar parat qe fiton nje gazetar per 1 vite.Jo shtet bandash,sepse nuk ka funksionuar dhe nuk do te funksionojn kurre. Nuk funksionon per te vetmen arsye logjike, te drejte ,sepse 99% e popullsis nuk mundet ti nenshtrohet egos te nje grupi njerezish te paskrupullt, si ne kohen e komunizmit!Duhet te mbarojne marrzia qe te zevendesojme Enverat, Edvinat , Salihat, Ilirat me hajdud te rinje .Deri mè sot kemi ndertuar shtet mbi permasen dhe deshiren e ''Udheheqesit''!Nje here ndertuam shtetin e grushtit, plumbit dhe socializmit,shtetin e Enverit,dihet fundi i shtetit armik me pasoja tragjike per popullin,ne 1990 arritem ne nivelin nen zero!Pastaj erdhi shteti i dy gishtave, sipas gustos te Doktorrit komunist. Ju vu flaka vendit, me shkaterrime, droge , korrupsion,emigracion,piramida, vjedhje e urrejtje.Sali Berisha arriti ta çonte vendin ne lufte. Perseri arritem ne nivelin zero!Tani doli shteti i piktorit, djali i nje krimineli komunist. Formoj shtetin autoritar, arrogant , hajdud, shtetin e plehut dhe te droges masive . Ato çka Sala krijoj , Rama e perforcoje.Vete shteti,u kthye streh i kriminelit dhe i droges, hajnia u kthye ne ''art''si vete autori. Sot vendi eshte kthyer magazina e droges dhe e plehut per gjithe Boten.Vendi po rrezikon te shkoje ne lufte per pushtet mes bandash.Banda e LSI ,mbane ison nga fryne era.Te gjitha keto drama i kane paguar Shqiptaret. Eshte koha qe te ndertojme shtetin siç e ka gjithe bota, nje shtet cilsor, p.sh si ne Texas, ku nuk shitet e blihet e drejta , as vula e shtetit,as liria as drejtesia ,dhe askush nuk qendron siper ligjit.Duam nje shtet qe nuk arreston muratorin per pune pa leje, per heren e pare. Duam nje shtet qe arreston dhe dergon ne burg , kryeministra e ministra te korruptuar, qe ju konfiskon pasurin deri edhe kepucet! Duam nje shtet qe kush ben minister te mos kene asnje interres o privilegj ekonomik, duam ministra per merite e per virtyte dhe jo me shume se 4 vjete ne detyre.Duam nje shtet qe çdo shqiptare ndjehet i lire,i sigurte per te sotmen dhe te ardhmen. Nje shtet qe garanton nje jete dinjitoze per qytetaret e tije.ATHERE SHQIPERIA ESHTE BERE SHTET SI E GJITHE BOTA PRENDIMORE!Pa udheheqes te ''ndritur'' te ''lavdishem'' te perjetshem, dhe te paprekshem nga ligji,pa ngjyra ideologjike dhe epoka te ''reja'' , karikatura te kopjuara nga historia si ''RILINDJA''!Ne Shqiptaret jemi popull emocional me politiken, kemi dy personalitete si me PPSH-ne dikur. Nuk na pelqen ta besojme falimentimin e klases politike edhe pse ka 26 vjet qe e demostrojne,Ata e thone vete , fajin e ka Saliu,tjetri therret per lufte, e superskandale droget e korrupsionit.Ne pergjithesi Ne Shqiptaret jemi impulsiv dhe mburracak , kur rregjimi falimenton ose vdes ne kembe,''Ne e Luftojme'''' Ne e permbysim'', ne fund te fundit nuk e kane fajin as xhamat , as gomat e makinave, as rruget qe bllokohen ,as bustet prej bronxi ,fajin e kemi neve. Neve na pelqen te vetegenjehemi me sy hapur, dhe i thurim lavdi hajdudit te rradhes ne krye te shtetit. çuditerisht e kemi tolerancen zero me tjetrin, pse na shikoj ''shtrembet'',ose nuk e mendon siç e mendon Partia e rradhes! Vete Shqiptaret do ta ndertojne shtetin demokratik per te gjithe, kur te çlirohen nga paragjykimet!!Kur te fillojme ta duam njeri- tjetrin dhe jo partin!

Bravo HOOKATAR ! Tash nuk te ngelet gje tjeter, vec te shpallesh kandidaturen per tu bere ti lideri i Shqiperise, ti me i dituri, me i ndershmi, me demokrati pasi te gjithe ata qe ngrejne dy gishtat e fitores se demokracise ne gjithe boten, jane plehra. Heroj te demokracise jane ata qe perdorin simbolin serb te tre gishtave. Ata "qytetare te edukuar e jo impulsive" si ti qe nuk bejne asnje shkelje ligjore kudo qe jetojne e nuk bejne sherr me policite per te mos paguar gjobat kur shkelin rregullat e ligjet. Ata qytetare shembullore si ti qe punojne ligjerisht te regjistruar e jo ne te zeze. Ata qe nuk bejne sherr me te afermit per t'ju rembyer pronat. Ata qe edhe femijte e tyre i quajne si prone e ju thone "te paste baba" Ata qe preferojne Turqine si modelin e demokracise e urrejne SHBA.Ata qe si terroristet e ISIS kerkojne qe ne emer te zotit te vrasin si burracake njerez te pafajshem, duke perdorur para te pista.

shkrimi ka baza. Nuk ka opozita me shume faj se qeveria !!!!!!! kjo do ishte apsurde ta mendosh.

Rama me " Fajin e ka Saliu " fitoi zgjedhjet bashke me gjysmen e qeverise se Saliut (LSI)! Me " Fajin e ka Saliu " e rriti dificitin buxhetor nga 62% ne 74%. Me " Fajin e ka Saliu " rriti cmimet, papunesine, varferine. Me " Fajin e ka Saliu " mban pas qerres edhe socialistet e mjere qe po provojne varferi si gjithe tjeret por ngushellohen kur shohin Ramen Kryeminister. " Fajin e ka Saliu " Rama e thote akoma se me ate hashash vazhdon te mbaje te turullosur nje pjese te popullsise qe nuk i besojne syve te tyre por i besojne denglave te nje Rame debil te lindur.

Add new comment