Basha e përdhosi çadrën

Rreth Lulzim Bashës po tubohen me shpejtësi dy grupime të ndryshme nga njëri- tjetri, që kanë një qëllim të përbashkët: të justifikojnë marëveshjen e turpshme për t'u futur në një palë zgjedhje farsë.
 

Në grupin e parë hyjnë sa optimistët e pandreqshëm, po aq edhe servilët e pashmangshëm. Në thelb ata mundohen të arsyetojnë se me gati 90 ditë në çadër, PD-ja arriti atë që asnjë opozitë nuk i'a ka dalë ta merrte kurrë në 27 vjet. Ata thonë se e detyruan Ramën të tërhiqet dhe të pranojë gjëra që askush nuk i kishte menduar tre muaj më parë. Ata përmendin minisrat që u larguan dhe ata që do të lënë postet duke argumentuar se kryeministrit i'u rrëzua i gjithë ekipi fitues i 2013.
 

Në grupin e dytë bëjnë pjesë ata që, ndryshe nga të parët, përpiqen të duken më realistë. Ata janë të ndërgjegjshëm për tërheqjen e palavdishme të Bashës, por reken t'a përligjin atë me rrethimin që i bënë liderit demokrat. Ata pretendojnë se ai nuk mund të luftonte më edhe kundër Europës edhe kundër ShBA, edhe kundër armiqve politikë edhe kundër aleatëve që po përgatiteshin t'a tradhëtonin edhe kundër të blerëve si Bregu e Selami edhe kundër kritikëve dinjitozë si Topalli dhe Patozi.

Pra, nëse të parët përpiqen ta shesin zbythjen për ngadhënjim, të dytët, më të matur, duan të arsyetojnë se liderit demokrat nuk i kishte mbetur asnjë rrugë veç nënshkrimit të marëveshjes me Ramën.
 

Por, si njëra palë po ashtu edhe tjetra, si idiotët e dobishëm që po thërrasin fitore, si zërat e"arsyeshëm" që justifikojnë tërheqjen, nuk përligjin dot një fakt të thjeshtë: që çadra po mbyllet me një dështim ulëritës.
Ata të gjithë së bashku nuk fshehin dot, jo vetëm përdhosjen e utopisë imagjinare të republikës së re, por edhe dështimin e misionit minimal: zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

 

Sepse marveshja e këtij mes maji është as më pak dhe as më shumë sesa pranimi i një gare që nxjerr Edi Ramën fitues.
Dhe për të vërtetuar këtë nuk ka nevojë të kalamendesh në arsyetime të komplikuara. Boll të rimarësh thelbin e asaj që vetë Basha ka thënë dhe propoganduar për tre muaj në çadër.

Me pak fjalë ai ka mbrojtur tezën se nuk mund të ketë zgjedhje të lira me një kryeministër që mban në duar fijet e pushtetit okult të trafikantëve të drogës, të binesmenëve konçesionarë dhe të televizioneve të mëdha të blera me benefice publike. Pra po t'i besoje atyre që Basha kumtonte nga bulevardi i Tiranës, e keqja nuk qe as te data e zgjedhjeve, as tek kreu i KQZ-së, as tek mësuesit socialistë që nxirrnin nxënësit në mitingje dhe as tek drejtorët e policisë të lidhur me kultivuesit e hashashit.
 

Po ta merrje seriozisht liderin demokrat, bindeshe se Edi Rama kontrollonte një mekanizëm ekstra demokratik me të cilin ishe e kotë të mateshe dhe të konkuroje. Se ai kishte ngritur një sistem që zgjedhjet i shndërronte në farsë dhe opozitën në një zbukurim që plotësonte fasadën demokratike.
 

Në rrjedhim të këtij arsyetimi, Basha pretendonte se kërkesa e tij për zgjedhje pa Ramën, nuk qe as një tekë fëmijënore dhe as një absurditet për të marrë pushtet në tavolinë, por një kusht i domosdoshëm për një proces të ndershëm dhe të pandikuar nga faktorë ekstrademokratikë.
 

Dhe është pikërisht ky arsyetim që e bën marrëveshjen e tanishme të duket si një dështim ulëritës. Sepse përmes saj lideri i PD ka hequr dorë nga  e vetmja gjë që e paraqiti me të drejtë si problemin madhor të këtyre zgjedhjeve.

Po tani me Ramën kryeministër kush do t'i garantojë ato? Disa ministra neutralë që ai mund t'i blejë siç ka blerë gjithçka në këtë vend? Kreu i ri i KQZ-së që vetëm çelësat e kashtës ka në dorë? Disa UFO të ODHIR-it që do të hartojnë raportin final?
 

Basha nuk mund të argumentojë dot kurrësesi se cila nga koncesionet që ka fituar me këtë "deal" euro-amerikan do t'i pengojë trafikantët të radhiten në fushatë pro njeriut që i bëri të pasur me hashashin? Se cili prej tyre garanton se përfituesit e koncesioneve dhe lejeve të ndërtimit nuk do të hedhin miliona për fushatën e PS-së? Se me ç'farë amendamenti do të pengohen pronarët e mediave të lartësojnë imazhin e liderit global?

Vetëm nëse shtron këto pyetje e kupton më lehtë se Lulzim Basha ka firmosur një marrëveshje për të hyrë në zgjedhje si humbës. Se ai ka arritur vetëm të retushojë pak një garë që sërish do të jetë farsë. Se ai ka pranuar me bisht në shalë një konkurim jo të lirë dhe të ndershëm, madje duke rrezikuar të bëhet edhe qesharak nëse thotë pas përfundimit se ai rezultoi i tillë. 
 

Pikërisht për këtë, si grupimi i parë i mbështetësve të tij që thërasin fitore, si ata që e justifikojnë si të vetmen rrugë që i kishte mbetur, nuk bëjnë asgjë më shumë sesa gënjejnë publikun.
 

Gjërat duhen thënë troç.
 

Lulzim Basha jo vetëm është tallur me ata që i besuan për "Republikën e re" e cila u flijua në të njëjtat tryeza si ato ku kishin bërë marëveshje Berisha me Nanon dhe Ramën, por ai nuk arriti dot as objektivin minimal: një palë zgjedhje të ndershme.
 

Dhe si pasojë shqiptarët do të drejtohen këtë fund qershori drejt kutive të votimit, në një garë të cilës i njihet fituesi. Ato do të marrin pjesë në një farsë e cila dihet se cilin emër do të prodhojë si kryeministër. 

Ironikisht, e vetmja enigmë që do të mbetet pas saj do të jetë emri i atij që do të drejtojë opozitën e re. (Lapsi.al)  

Komentet

Comments

Keshtu te pafsha Bushat , duke belbezuar si langaraq , jua ngriu Basha buzeqeshjen ne buze :))

Nga ferra trendafili, nga trendafili ferra? Si besoj fare kesaj. Nga ferra vetem ferre del - se kuptoj cfare pritje ti Bushat?!

DOMETHENE MEQENESE RAMA ESHTE FITUES, NUK DUHET TE VOTOJE SOVRANI.KETE KISHTE EDHE PER DETYRE CADRA BASHKE ME MENDJEN TENDE TE PJERDHUR,POR JA QE GJERAT NUK SHKUAN SIPAS MENDJES DJALLEZORE QE KISHIT JU.BOTA U NXORRI KAMZHIKUN DHE JU FUTI NE ZGJEDHJE SI SHKERDHATE.TANI BUSHAT TE KA NGELUR TE SHIKOSH ME DHIMBJE SE PD NUK DO MARR MES SHUME SE 30 DEPUTETE.PRANDAJ BEHU REALIST SHKO VOTOPD TENDE DHE SHIKO PARA TELEVIZORIT SI DO TE SHKERMOQET PARTIA.RIP PD

Pse boni sikur jeni te pakenaqur kur keni mare gjysmen e qeverise? Ju analistet e shitur duhet te ikni nga Shqiperia.. vetem deme dhe rremuje sillni.Jeni shume me keq se politikanet te cilet te pakten i votojne. Po ju nga e merni legjitimitetitn per te bere moral. Ju sjeni as prifte e as hoxhe jeni vetem ca hallexhi qe kerkoni llokmen tuaj.

Po boll o bole boll, si stu mbyll ajo goje e zeze. Opozita korri nje fitore shume te madhe ndaj nje te cmenduri. Eshte vetem fillimi. Boll mer langaraq bllokmen!

gjithe kjo teze ka vetem mllef..se nga buron nuk e kuptoj..ndoshtashgenjim.shume radikal zoti bushati..te jap te drejte vetem ne disa gjera..qe keto jane pazare ke te drejte..po te ishin marreveshje trasparente nuk behen koke me koke larg syve dhe vesheve..qe ska republike te re ke te drejte por me habit si e ke besuar dhe kujt ia ke besuar..qe keta jane te ndyre te tere ke te drejte..por ske te drejte ne idealizmin tend qe i ke bere cadres dhe ke ka perfaqsuar cadra..cadra ka pas mbrapa llumin e kesaj politike..se si ti prisje te dilej nga kjo situat ndryshe vetem ti e di dhe e kupton..perpara nuk ecet me ekstreme e as zgjidhje ekstreme..ato muhabetet e droges e rames kryeminister jane gjera idiote qe permenden kot..nga ana politike pd ka mar shume me shume se sa i takonte..nuk e di sa do perfitoj ne zgjedhje..per mua ka humbur vota jo ka fituar..o je naiv e se besoj.,o je inatci e ekstremist ...suksese ne jete dhe juve gazetarve

Ne nje marreveshje te dyja palet leshojne dhe kjo marreveshje eshte ne te mire te vendit per ta kthyer politiken ne institucione. Secila Parti te mos merret me sharje fyerje por te ofroje projekte bindese qe mund te votohen nga njerezit. Cadra nuk u perdhos, por dha nje mesazh te forte demokracie. Ka gjithmone te pakenaqur per prishje "konjukturash" apo profecish te gabuara, por nuk duhej te ferkonin duart analistet nderkohe qe gjendja mund te rendohej dhe gjuha e ashper mund teconte ne nje perplasje te forte. Dua ta shoh me pozitivitet por jo me optimize te pabaze situaten. Gjerat do shihen hap pas hapi ne realizimin e tyre.

bushate di si eshte ky reagimi jot?si puna e atij gomarit te nastradinit qe kur e pyeste ate qe i ruante gomarin ,cfare uji i ke dhene te ftohte apo te ngrohte si do ti pergjigje rojtari ishte i destinuar te goditej nga nastradini,keshtu eshte edhe puna jote me opoziten .derisa kundershtonta mccalisterin e kishte gabim por edhe tani qe iu shtuan edhe disa pika te tjera plus ne favor te opozites eshte faj.qe zg

Jam totalisht kunder Rames, por duhet ta pranoj se Bushati ka te drejte. I humburi doli Lulzim Basha. Nuk e kuptoj cili eshte perfitimi nqs u shtyne 1 jave zgjedhjet? Po standartet si u permiresuan duke ndryshuar 6 ministra? Ciletdo qofshin ministrat e rinj cfare do bejne per 1 muaj pune deri me date 25 qershor? Sigurisht qe drejtuesi i opozites Lulzim Basha ka nenshkruar fundin e tij politik. PD ka nevoje per nje dore te fuqishme. Kam pase qene e zhgenjyer nga Jozefina Topalli ne kohen kur Pd ishte ne pushtet per arrogancen e sundimit...Por tani gjithnje e me shume besoj se ajo eshte e duhura per te reformuar dhe drejtuar PD aty ku duhet

"Ka dy lloje te ndryshme njerezish ne bote - ata qe duan te dine dhe ata qe duan te besojne" - Friedrich Nietzcshe

bushat nuk do kete revolucion fshatar,me kete zgjidhje rama jua ka fut te gjitheve,pas kesaj kur pd te humbas me thelle nuk keni kujt ti ankoheni,ju e dini qe humbisni pse e bete me zemer kete popull o te mjere rama ka te sigurt fitoren sepse po punon u jep edhe penallti dhe prape fiton urime baftiar

E gjithe loja e çadres ka qene teater: Eshte votuar në fshehtësi ligji i amnistisë që shpëton politikanët e korruptuar, Rama, Basha, Meta , Berisha: Deputetët që ndryshuan nenin në komisionin e ligjeve duke u propozuar ligji i amnistisë: Vasilika Hysi, Dashamir Peza, Pandeli Majko, Ulsi Manja ,Vexhi Muçmataj, Luan Rama, Silva Çaka, Anila Agalliu, Edmond Leka, Tahir Muhedini, Adelina Rista Votimi i ligjit të amnistisë në parlament mbyll të gjitha çështjet e mëdhaja të abuzimit me pushtetin dhe korrupsionit, si 97, 21 Janari, Gërdeci, Rruga Durrës-Kukës, çështja e Cez, Kanabisi, vrasjet e bujshme etje. Të gjithë politikanët e korruptuar shpetojnë nga dara e drejtësisë duke e kthyer të gjithë reformën në drejtësi një formalitet pa vlerë dhe duke i lënë kriminelët ende në parlament.

Po lexoj komentin e shkruar nga MASHTRIMI dhe po kuptoj se zoteria ka shume informacion persa pohon. Nese e gjitha kjo eshte e vertet, atehere MEDET per ne.

Nese kjo qe shkruan Mashtrimi eshte e vertete, (dhe kam pershtypjen qe informacioni eshte i detajuar), athere nga ky vend duhet ikur sa me shpejt. Fatkeqesi te rrisesh femije ketu, por fatkeqesi edhe ne qe u beme 40 vjec duke besuar endrren evropiane te Shqiperise. Nje rini e kaluar mes mashtrimesh politike

te gjith qelbesirat e botes u bashkuan per te heq mjeshtrin basha,thika pas shpine nga aleat,thika pas shpine nfa analist(bushati,qili,lubonja)RAKETA E MINAHEDHES NGA MERO QELBSIRA E MUQ NANO,nazarkot,ylli rakipi,vasjari,mingjozi,baba ramo,anila basha,etj qenef gazetar,bomba atomike nga ambasador legen si lu,vllahutin ajo gjermane,boshard,han,etj qelbesira deputet vrases si frrok,ndok dhe feniksi basha mbijetoi.hani lesh negjmije falas.basha i zhduku ter kriminelet e ps.

Haaaaaa popull delesh ,shijoni KOZA NOSTRAN tani ,kush ka mend te iki pergjithmone

Rrofte sala rrofte luli rrofte edi qe ua nguli

republika e re su be, rama prape kryeminister, qeveri teknike pa ramen jo, zgjehdjet u shtyne vetem nje jave. ky qe bilanci i cadres. deshtim epik

O ferd, kuptohet qe, te gjithe ju komunistet e PS-se do t'ia veshni deshtimin Lulit dhe suksesin liderit b. Rama, kurse komunistet e PD-se do t'ia ngjeshin suksesin Bashes e deshtimin Edvinit..... (ka edhe ne PD komuniste!!!)

Z. Bushati jam shume dakort me shumicen e atyre qe ke shkruar me pak ndryshime te vogla. Jam demokrat po deri me sot skam votuar asnjehere PD.Mjafton te te them qe jam pjese e atij grupimi qe ndryshe quhen ish pronaret dhe ish te perndjekurit te kuptosh arsyen sepse nuk e kam votuar. Ajo cka ndryshon nga e gjitha ajo qe ke shkruar eshte fakti qe shume shpejt behen edhe zgjedhjet per kryetar brenda PD. US dhe PPE me veprimet e tyre u siguruan mbeshtetje figurave te tjera te rendesishme ne PD qe neser mund te marrin kryesine. Kjo mbeshtetje eshte normale qe eshte si financiare per fushaten e ardhshme brenda PD, por edhe me deklarata ashtu sic jemi mesuar rendome te degjojme kohet e fundit pro njerit e kunder tjetrit,edhe pse duhet thene qe brenda strukturave te PD Z.Basha ka pas mbeshtetje maksimale. Kjo e detyroi Z.Basha te heq dore nga kauza, sepse neser bashke me kauzen humbet edhe partine.Me pelqen te mendoj qe ka ndjek strategjine "Terhiqu sot qe te luftosh nje dite tjeter" dhe shpresoj shume te jete keshtu.Eshte normale qe kete skemi si ta dime tani. Duhet tja leme kohes dhe parlamentit te ri te shohim se cfare eshte gatuar ne ate takim 4 oresh.Jam edhe dakort me pjesen qe PS fiton perseri zgjedhjet por shpresoj shume per pak me shume barazi ne parlamentin e ardhshem dhe per nje opozite me te forte si ne numra por edhe ne ide prandaj u lutem demokrateve mos ta braktisin sot PD qe ka me shume nevoje se kurre per ta.Mendoj se edhe ju me shkrimet tuaja te ardhshme ti shpjegoni demokrateve sepse duhet te kete nje opozite sa me te forte perball ketij njeriu qe kerkon pushtet absolut, ti shpjegoni qe edhe pse kane humbur sot nuk duhet te dorezohen perpara shpreses qe mund te luftojne prape neser. Kjo do te ishte edhe ne interes te Shqiperise dhe shqiptareve

Z. Bushati jam shume dakort me shumicen e atyre qe ke shkruar me pak ndryshime te vogla. Jam demokrat po deri me sot skam votuar asnjehere PD.Mjafton te te them qe jam pjese e atij grupimi qe ndryshe quhen ish pronaret dhe ish te perndjekurit te kuptosh arsyen sepse nuk e kam votuar. Ajo cka ndryshon nga e gjitha ajo qe ke shkruar eshte fakti qe shume shpejt behen edhe zgjedhjet per kryetar brenda PD. US dhe PPE me veprimet e tyre u siguruan mbeshtetje figurave te tjera te rendesishme ne PD qe neser mund te marrin kryesine. Kjo mbeshtetje eshte normale qe eshte si financiare per fushaten e ardhshme brenda PD, por edhe me deklarata ashtu sic jemi mesuar rendome te degjojme kohet e fundit pro njerit e kunder tjetrit,edhe pse duhet thene qe brenda strukturave te PD Z.Basha ka pas mbeshtetje maksimale. Kjo e detyroi Z.Basha te heq dore nga kauza, sepse neser bashke me kauzen humbet edhe partine.Me pelqen te mendoj qe ka ndjek strategjine "Terhiqu sot qe te luftosh nje dite tjeter" dhe shpresoj shume te jete keshtu.Eshte normale qe kete skemi si ta dime tani. Duhet tja leme kohes dhe parlamentit te ri te shohim se cfare eshte gatuar ne ate takim 4 oresh.Jam edhe dakort me pjesen qe PS fiton perseri zgjedhjet por shpresoj shume per pak me shume barazi ne parlamentin e ardhshem dhe per nje opozite me te forte si ne numra por edhe ne ide prandaj u lutem demokrateve mos ta braktisin sot PD qe ka me shume nevoje se kurre per ta.Mendoj se edhe ju me shkrimet tuaja te ardhshme ti shpjegoni demokrateve sepse duhet te kete nje opozite sa me te forte perball ketij njeriu qe kerkon pushtet absolut, ti shpjegoni qe edhe pse kane humbur sot nuk duhet te dorezohen perpara shpreses qe mund te luftojne prape neser. Kjo do te ishte edhe ne interes te Shqiperise dhe shqiptareve

Ky Bushati qe e paskej pasur kaq shume merak Cadren qe te mos "perdhosej", perse nuk shkoi dore per dore sebashku me Blushin e te solidarizoheshte me protesten me vepra e jo me fjale ? Disa i cieson si "idiote", disa dic me te zgjuar e vete kush na qenka ? Me dinaku qe nuk ju realizua deshira qe shqiptaret te kacafyten me njeri tjetrin. Republika e re e projektuar nga Basha, sapo ky hyre ne fillesat e saj e ajo nuk pritej qe te behet pa u mare pushteti, prandaj lerini keto marrezira llogjike o militante. Ne thelbin e Republikes se re e ferdi, eshte krijimi i mundesise qe deputetet te zgjidhen nga qytetaret e jo nga lideret e partive. Presidenti te zgjidhet nga populli e jo nga parlamenti i Frrokeve e Prengeve. Drejtesia e institucionet e sigurise te jene te pamvarura nga cilado qeveri e kryeminister, por te mvarura nga ligji. Ne zgjedhje te shkohet me hedhjen e votes se lire te pa imponuar me kercenime e pa shitjen e saj ne menyre te turpeshme per nje cope buke.Keto jane kerkesa te gjithe qytetareve shqiptare qe nuk jane realizuar ne keto 27 vjet te demokracise pluraliste alla shqiptare. Komento nese te pelqejne apo jo keto kerkese per Republiken e re qe ka kerkuar Basha e mos prit qe kete republike do te jape Basha apo kushdo tjeter, si nje gote birre qe ta pish ne vapen e korrikut. Duhet te luftosh ti e cdo qytetar qe te reformohet politika e vjeter shqiptare e te krijohet nje republike e re demokratike me shtet ligjor. Nese nuk ke besim tek Basha, jepja voten tende cilitdo tek i cili ke besim, por mos i beso vetem mediave qe paguhen nga qeverite . Besoi edhe trurit tend e syve tend.

Pa fjale, lexojeni kete tekst: https://www.facebook.com/erli.kodra.71/posts/1957936301092725 Per mua, kjo do te ndodhe, me gjasa shume te larta!

''Republika e re e projektuar nga Basha, sapo ky hyre ne fillesat e saj e ajo nuk pritej qe te behet pa u mare pushteti''.Republika e re e projektuar nga Basha? kur e projektoje, ku e projektoje , me cijin e projektoje , ku eshte projekti ?E projektoje me edin per 3 ore pazare ne fshehtesi?Me falni O mire,pushteti! Juve keni ndonje poste per te vjedhe ne republiken e re te kartonit me pica !?Nuk kuptoni qe jeni muti i vendit!

E gjithe loja e çadres ka qene teater: Eshte votuar në fshehtësi ligji i amnistisë që shpëton politikanët e korruptuar, Rama, Basha, Meta , Berisha: Deputetët që ndryshuan nenin në komisionin e ligjeve duke u propozuar ligji i amnistisë: Vasilika Hysi, Dashamir Peza, Pandeli Majko, Ulsi Manja ,Vexhi Muçmataj, Luan Rama, Silva Çaka, Anila Agalliu, Edmond Leka, Tahir Muhedini, Adelina Rista Votimi i ligjit të amnistisë në parlament mbyll të gjitha çështjet e mëdhaja të abuzimit me pushtetin dhe korrupsionit, si 97, 21 Janari, Gërdeci, Rruga Durrës-Kukës, çështja e Cez, Kanabisi, vrasjet e bujshme etje. Të gjithë politikanët e korruptuar shpetojnë nga dara e drejtësisë duke e kthyer të gjithë reformën në drejtësi një formalitet pa vlerë dhe duke i lënë kriminelët ende në parlament.Republika e re ishte lojaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa!

o bushat pse sa here zemrohesh ti me bashen veje re se dhe majlinda bregu spartak ngjela muc nano nazarko plaku sikur jeni ne nje mendje kete gje spo kuptoj

Dolen siper lekures te gjithe krimbat nje e nga nje. Po harruat ju more qe opozites I dolen kunder te gjithe ne betejen qe ndermori, I dolen kunder, politika, analiste, pseudo-analiste, te cmenudur deri edhe nderkombetare. Pse pak arriti opozita ne kete ortek qe u perball. Do ta shikoni qe Shqiperia do te jete shume me mire pas kesaj beteje, do ta shikoni qe kohet kur I cmenduri, narcisti malinj te behet kryeminister kane ikur me kohe. Eshte koha per Republike te Re! Jua perseris Opozita kishte te gjithe kunder, pervec USA pro, dhe kur USA te thote beje, duhet ta besh. Pike. Shyqyr qe e kemi! Ju qe flisni tani, perfshire edhe Analiste medioker, doni vecse te keqen e opozites. Kur te shan inferiori, do te thote qe je ne rruge te drejte! Inferiore ngelet dhe do te jeni per 50 vitet e ardhshme, s'meritoni zhvillimi ju jo, rrace e keqe!

pershendes kete komentueisn e fdnit. keta harruan se opozites po i binin bam te gjithe. falemidnerit amerikaneve qe nderhyne se s'dihej ku do shkonim.

po sa gati e paske pase ket artikul mer nipi Hysniut .... ?! apo ta kane pergatitur ne ndonje amba dhe i vene emrin tend siper duke qene se ke famen e palacos te tipit fevzi ...?!

Lulzim Basha burre i zoti/ mori çadren e kulloti/ kur çadra ngrehu bishtin/ Luzim Basha i rrasi gishtin/ ! Te rroje partia, te rroni Juve shoku Sale !LAVDI KORRUPSIONIT! Te na e rruaj Republika e RE!-----POSHTE MASHTRUSAT!

ronald regan komentues i sakte.... e dime te gjithe se bashes iu qepen shume padrejtesisht si vlahutin hahn flanchestein bocharth mogherini etj duke deklaruar qe do njihen dhe zgjedhjet pa opozite .gjithashtu dhe ata qe premtuan se nuk do hynin ne zgjedhje pa pd opozite e lane ne mes te rruges per interesat e pushtetit . megjithate basha rezistoi dhe me mbeshtetjen Amerikane arriti nga 13 pika te marrevshjes te marre mbi 20. sic rrodhen ngjarjet procesi po arrinte ne nje pike shume delikate.shpresojme qe kjo marreveshje te permiresoje sado raportet ne parlamentin e ardheshem per forcimin e demokracise ne vend.

bushati ne zi sot ne asnji tv nuk shifet qe guru i tij rama perveq zahos vetes e londes te gjitha bashes ja dorzoi.

Shqiperis çi panë sytë,/ish e merkure ajo ditë/Te tre puset në grykë/Edi Rama vet i dytë/Sal Berisha me PD-në/dhe trimi Lulzim Basha./Çau mes përmes taborë,,kur mbylli çadren e njohën, OOOOOOOOOOOOO!

Nata vendin e mbulon, dalin njerezit me gezim, kafenete i mbushin plote, diskutojne ardhmerine. Sa fillon e fle njerzia, mblidhen tok parti parti, Eshte shejtani i pari tyre Rama Basha LSI. E mer fjalen kryetari, Shqiperine ta ndajme mes nesh, Une mar jugun dhe veriun LSIja Kurvelesh. Kurveleshin ma gezoni, une mare fushat e ju malet, hidherohet pala tjeter, cader rrugeve per ju halet. Drita vendin e mbulon, dalin njerezit te drobitur, kafenete i mbushin plote, diskutojne te rraskapitur. Sa fillojne e hapen mediat, grinden zjejne parti parti, Eshte shejtani per secilin, Rama Basha LSI. Nata vendin e mbulon, dalin njerezit te hutuar, kafenete si mbushin dote, diskutojne xhep zbuluar. Sa fillon e fle njerzia mblidhen shpejt parti parti, nderkombetaret dhe shejtani, Rama Basha LSI. E mer fjalen kryetari, Shiperine ta ndajme serish, Une mar fushat ti mer malet LSIja mer livadhet. Po se c'rroken perqafohen ngrejne dolli e bejne shaka, dalin me te pasuruar, Shqiperine corap hata. Nata vendin e mbulon, njerezit flene me tjeter cerje, neser kafen do ta pine, te bashkuar ne mizerje.

Ledia , sa kam shkruar me siper, te gjitha jane te verteta , mundesh ta verifikosh online, po deshte verifikoje kur te dalin gazeta zyrtare: ligji 449...... Rama +(Basha-Berisha)+ Meta kane organizuar komplotin kunder demokracis dhe liris, kunder reformes se drejtesis. Qellimi eshte per te mbrojtur vjedhjet e tyre 27 vjecare, dhe te bandave qe drejtojn . Ne pazar eshte dhe Nishani, qe ne heshtje te plote firmosi ligjin numer 449!

Kjo eshte Deklerata e Bashes, ''Ky është thjesht kapitulli i fundit i republikës së vjetër, mekanizmit që po mban në këmbë këtë komplot politik. Ky është akti i fundit i teatrit me kukulla, i pazarit politik, i modelit që mbajti peng politikën tash 4 vite. Duke mbyllur jetën e saj me këtë akt politik, republika e vjetër po mbyll turpshëm ekzistencën e saj dhe barrën e saj të padurueshme për shqiptarë. Rama e di këtë dhe Ilir Meta e di këtë. Rama u përpoq më kot të thoshte dje se Meta është me afër PD se me PS. Për ne, Ilir Meta është vetëm më afër pazarit të peshkut që është qelbur nga koka dhe Edi Rama ta gëzosh ti atë dhe peshkun e qelbur nga koka”. çfare mashtruesi!!!!

Lulzim Basha korri nje fitore me maksimalen e mundeshme per rrethanat qe pati. Kishte kunder sorrollopin "nderkombetar" te politikaneve bythqire qe duan vetem te flene rehat e nuk kane parime por vetem konjukture. Kishte nje PD te lene nga Berisha si mos me keq ( pa liber anetaresie!). Kishte nje Grup parlamentar te PD me ca kundershtare derdimene si Bregu e Topalli dhe me ligavece si Selami. Kishte ca Aleate pa asnje peshe politike...Edhe pse kishte gjithe keto disfavore, Lulzim Basha luajti shume bukur Bllofin me letra te keqia. Dhe FITOI. Celesi i fitores se Lulzim Bashes ishte vetem nje : Kembengulja deri ne fund per te mos marre pjese ne zgjedhje! Kjo kembengulje i dhe Lulzim Bashes frytet e duhura, se te ishte per Bregun e Topallin PD do futej ne zgjedhje me Xhafen Minister-numerues votash, me maloke Nikollen si bareshe e arsimtareve ne votime etj etj. Lulzim Basha tregoi vendosmeri, kjo vendosmeri i dha kete mundesi qe sot te kete disa njerez ne qeveri per te pare me mire Zgjedhjet. Dicka qe nuk e kishte menduar asnje demokrat, nga Bregu der te Selamja i Ilva Tares.

Me vjen keq per ty Andi, se kishe shume shprese. Per here tjeter ki parasysh qe te gjithe keta jane nje dore, nje familje, nje qellim kane, jane njesoj.

U mbars mali e polli mi! Çfare tjeter do dali nga kjo klase politke qe kemi! Thjesht e qarte ne kalojme nga qelbsinlliki ne qelbsinllikun e radhes.Njerez kini respekt per veten, injoroni, perbuzni,mos i votoni keto palaco politikan qe kemi!

Super Analizë! (Ju komentuesat ananlfabetë mbyllen halen)!

o Bushat ti dhe gjithe te tjeret qe mendojne si ti o jeni te cmendur o beni ,ti e ke shpjeguar me lart se Basha ishte perballe nje presioni shume te eger shqiptar e nderkombetar ,pa harruar pabesite e thikat pas shpine te vet deputetve te tij apo te PDIU ,LSI e LIBRA sepse nqs keto te fundit qe tani guxojne me paturpesine me te madhe e flasin per moral nderkohe qe listat i kane ne KQZ te perkarahnin kerkesat e drejta te PD atehere gjiiiithe ai presion me lart nuk do ekzistonte dhe sot ato kerkesa do legjitimoheshin madje me mbeshtetjen e nderkombetareve.Basha ndermjet shume te keqijave zgjodhi ate me te voglen ashtu sic do bente cdo njeri normal,prandaj boll bete moralistet e mudohuni te mbeshtesni Opoziten ne keto Zgjedhje sepse do ta kete shume te veshtire perballjen me Poziten e Droges e Mafjes

O Bushat ,qe je pinoll i bllokut kete e dine te gjithe por qe ti dalesh kaq hapur ne mbrojtje Sali Kar*axhiçit sma merrte mendja.Po te paska qire te t'ëmë me duket kur vinte gjoja per te bere analizat.Ke dhe nje urejtje te papare per Edin .Ai ka qene gjithmone drejtues dhe nder te paret ne levizjen demokratike .Ti rrjedh nga nje familje kryekeput komuniste (bllokiste me mire),ndersa Edi eshte djali nje artisti.Ty me Saliun te lidh miqesia e vjeter e tet ati(Meh'di bushati) dhe te Xhelil Gjonit .Rri ha mut tashti ,bej gam gam si qen i ndyre ,ose shko merrja njehere ne goje Edit.

Eshte ndoshta nje nder analizat me te sakta te Bushatit. Sic flitet ne listat e PD-se do jene vetem Fatmir Mehdiu (i njohur per lobimet ne USA), Agron Duka qe gezon nje mbeshtetje te gjere elektorale ne zonen e tij dhe Dule per votat e minoritareve. PDIU humbet shume pasi elektorati i saj voton thuajse i gjithi PD-ne. Mensila Doda ne Opinion e tregoi qarte se si ndjehej partia e saj, por harroi dicka "te vogel", i gjithe grupimi i saj politik kishte hyre ne parlament me vota te djathta dhe vete Mensila me vota te PD-se, ne kushtet kur ata vete tradhetuan elektoratin per karrike dhe me vone tradhetuan shpresat e opozites se nuk do hynin ne zgjedhje,mendoj se nuk kane asnje te drejte te ankohen. Po ashtu LSI, e cila nuk ka pse te ankohet pasi megjithese luajale ne shumicen e rasteve, anulloi vendimin e kryesise per mosfutje ne zgjedhje dhe zgjodhi presidentin kur ishte perbetuar per nje president konsensual. LSI eshte e vetmja pike ne disfavor te KM, i cili luajti nje politike shume te holle per mendimin tim duke i bere te pabesueshme si per elektoratin, ashtu edhe per opoziten LSI-ne dhe PDIU-ne. Arritja e vetme e Bashes eshte futja e ndare e te majtes ne zgjedhje, gje per te cilen edhe KM ishte shume dakord. Partite e vogla qe marrin rreth 250-300 mije vota do te reduktohen ne maksimum per dy arsye, se pari sepse nje pjese e elektoratiti do votoje njeren nga partite e medha nga frika e tjetres, se dyti sepse duke mos patur komisonere dhe numrues, votat e tyre do te ndahen ne mes te forcave te medha. Mbetet per t'u pare vetem rezultati i LSI qe me duket se i perfiton numruesit, por elektoratin e ka shume pragmatist dhe te levizshem. Natyrisht qe kjo force nuk do arrije kurre rezultatin e 2013-es, por nese arrin rezultatin e 2009-es mund te jete perseri kingmaker.Pra, disa grupime rane ne gropen qe kishin pergatitur per te tjeret dhe paguan "tradhtite' e meparshme dhe nderkohe qe KM luajti shume holle, pa dale nga konteksti i tij si politikan i tipit shqiptaro-ballkanik, Basha "harroi" gjithcka cfare kishte thene si dhe modelin e tij te ri. Shkurt politika e ketij vendi vazhdon te mbetet nje politike me marreveshje kulisash ku nuk ka asnje rendesi kuadri ligjor, por vetem kreret e dy partive te medha.

Me pelqeu komenti i anonimous te ores 10.58, qe ju eshte permbajtur fakteve reale te zhvillimeve te fundit politike ne Shqiperi, por nuk pajtohem me te ne percaktimin e Bashes si nje politikan tipik shqipatore-ballkanik. Politikane te ketij lloji, jane e kunderta e Bashes. Jane ata politikane qe ngulin kembe si mushka ne te tyren edhe me nje kosto te rende per gjithe shoqerine e shohin si rrugezgjidhje vetem rrugen ekstreme te dhunes per te mare e per te mbajtur pushtetin.

ti bastard deshe perplasje e dhune mes shqiptaresh ndaj dhe je i merzitur. ti o Bushat je fare e keqe, e si i tille nuk çel lule e as bo frut,por vetem gjemba . Tani rri si mender m.t se nuk tu plotesu deshira .

Ik mer klysh i berishes, ti qe nxite dhune bashk me burgaxhiun Lubonje, as nuk ja vlen ta lexosh ca ke shkruar apo ca ke thene, kujtove ti se do merni pushtetin duke qendruar ne cader, apo duke nxitur dhune, askush nuk ua vari, ju dhane ca ministra teknike te cilet i keni teper dhe ato,

Mos harroni AMNISTIN , ndryshimin e ligjit 449 qe beri Rama, Basha, Berisha , Meta dhe Nishani e fimosi ne funde pa ba za . Me pas u ba marreveshja!Ligji fale te gjitha krimet e politikes! Juve jepni se ashtu jeni te paguar!

Add new comment