Pse po heziton Rama të pranojë propozimin amerikan

Shumëkush ka mbetur i habitur kur kryeministri Edi Rama i tha jo paketës McAllister, të pranuar tashmë nga opozita, si kusht për të hyrë në zgjedhje. Për shumë javë me radhë, Rama, nuk kishte lënë vend e kuvend të katundit të tij politik, pa i drejtuar lutje Partisë Demokratike që t’u jepte votuesve të saj shansin për të zgjedhur. Ai kishte bërë thirrje që të dëgjohej zëri i partnerëve ndërkombëtarë, që të dëgjoheshin propozimet e ardhura nga Brukseli, që të pranohej paketa McAllister me kusht të vetëm votimin e menjëhershëm të vetingut, etj.

Deri dy ditë më parë, të paktë ishin ata që dyshonin se Rama donte të shkonte i vetëm në zgjedhje. Edhe deklaratat e tij se një opozitë e re do të lindtte, se zgjedhjet do të njiheshin nga komuniteti ndërkombëtar, se vendet bosh në Kuvend do të ziheshin nga flamuj të tjerë opozitarë, se PD do të shkonte drejt vetëshkatërrimit, më shumë lexoheshin si presion për t’a detyruar palën tjetër të merrte pjesë në proces se sa një dëshirë e fshehtë për të erdoganizuar Shqipërinë. Më tepër se një pushtet absolut de jure, Ramës i nevojitej një fasadë demokratike për të mbuluar pushtetin absolut de facto, që ai e kishte dhe priste t’a rikonfirmonte.

Bojkoti i opozitës me kusht kokën e Ramës, përbënte pikërisht nxjerrjen zbuluar të farsës zgjedhore që pritej të luhej dhe e vendoste kryeministrin thjesht përballë qytetarëve, pa i dhënë mundësinë të matej me një opozitë jashtë sistemit. Duke e ditur se zgjedhjet nuk do t’i përcaktonin disa arnime teknike, por makineria e rëndë e pushtetit (në ingranazhet e të cilës lëviznin grupimet e fuqishme financiare, mediat e kontrolluara, paratë e drogës dhe grupe të caktuara kriminale), Rama do të pranonte çdo paketë që linte jashtë kokën e tij. Makinerinë e komandonte ai, dhe kështu, lëshimi i disa ministrave, një muaj shtyrje e zgjedhjeve, kreu i KQZ apo ndryshimi i drejtuesve të policisë, nuk e preknin strategjinë e tij për të kontrolluar votat e nevojshme.

Po atëherë përse Rama nuk e pranon një zgjidhje për të cilën deri dje tregohej i duruar deri në përulësi, duke pritur në një dhomë demode të Pallatit të Kongreseve përgjigjen e Lulzim Bashës?

Pavarësisht parashikimeve se në fund Edi Rama do të detyrohet t’a pranojë propozimin e SHBA, jo-ja e tij e derisotme, mund të ketë disa shpjegime. Në radhë të parë ato lidhen me faktin se, pas refuzimit të paketës McAllister, pas djegies së afateve ligjore për regjistrimin e opozitës, pas deklaratës së fortë të komisionerit Hahn, pas garancive të Berlinit dhe ambasadorit Lu se zgjedhjet do të njiheshin edhe pa pjesmarrjen e PD, Edi Rama u josh dhe ndoshta u bind se rruga drejt një pushteti njëngjyrësh nuk përbënte një tabu.

Ai nisi fushatën e tij duke synuar jo më futjen e PD në zgjedhje, por pjesmarrjen sa më të lartë për t’i dhënë legjitimitet moral fitores së tij pa konkurrentë. Në çdo dalje publike, Rama nuk u drejtohej më socialistëve, por demokratëve duke i ftuar të votonin për të, të bënin zgjedhjen e tyre me pjesmarrje dhe jo duke ndjekur aventurën e një grushti njerëzish të mbledhur në çadër nga frika e vetingut. Këtë të fundit gjithashtu e shndërroi në kalin e tij të betejës elektorale dhe, në mungesë të bilanceve pozitive të qeverisë, u bëri thirrje qytetarëve të hakmerreshin kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, duke votuar për Reformatorin e Madh dhe jo për ata që nuk e donin reformën në drejtësi.

Rama hartoi dhe dorëzoi në KQZ lista mjaft sfiduese, duke e renditur veten në fund të kandidatëve të Vlorës apo numrin dy të PS, Gramoz Ruçin, të nëntin në listën e Fierit, i bindur se pa opozitën fitorja me 99.9 përqind ishte një lojë fëmijësh. E po ashtu edhe konkurrimi pa koalicion parazgjedhor me LSI dhe PDIU, u bë një fakt që nuk i krijonte aspak shqetësim, përkundrazi.

Nga ana tjetër, kjo fitore e parashkruar, më shumë se vullnet i tij, do të paraqitej nga njëra anë si pasojë e bojkotit të opozitës, të dënuar tashmë nga Perëndimi dhe frikës nga vetingu, e nga ana tjetër si një detyrim ndaj misionit të shenjtë, të lënë amanet nga Skënderbeu dhe Ismail Qemali, për t’a bërë Shqipërinë pjesë të familjes europiane.

Një “po” e opozitës, e dhënë në kushtet e presionit të SHBA, tërheqja e saj nga kërkesa maksimale dhe futja në zgjedhje, e kanë detyruar sot Edi Ramën, në mos të refuzojë definitivisht, të paktën të fitojë kohë për të pranuar atë që deri dje thoshte se mezi e priste. Sigurisht që nuk e ka të lehtë. Duke filluar që nga zëvendësimi i kalit të vetingut, që pas pranimit të opozitës, ka rënë në fushëbetejën e retorikës së kryeministrit, e deri tek listat e kandidatëve. Ramës do t’i duhet të rikonceptojë një tjetër strategji, ku çadra, frika e reformës në drejtësi, izolimi ndërkombëtar, janë zhvlerësuar si fjalë magjike që hapnin pa mundim derën e fitores. Atij gjithashtu do t’i duhet të bëjë llogaritë me aleatët e tij, të cilët duke dalë vetëm në zgjedhje, nesër përbëjnë një kërcënim për numrat mbështetës të qeverisë së re.

Vonesa e pranimit të marrëveshjes nga Rama, lidhet gjithashtu edhe me neutralizimin e ndonjë përshëndetje entusiaste nga faktori ndërkombëtar për opozitën, që do ta vendoste këtë të fundit në pozita krejt të ndryshme nga ato që kryeministri prej disa muajsh propagandon nëpër Shqipëri. Vonesa është pra një përpjekje për t’i hequr opozitës ndjenjën e triumfit tek votuesit dhe njëkohësisht për të luajtur me nervat e saj, me shpresë që në fund Rama të mos jetë ai që dorëzohet, por ai që fal.

Megjithatë, sigurisht që do të thotë “po”. Koha i duhet për të ribërë llogaritë e tij politike brenda sistemit, të cilin opozita nuk pati forcën ta godasë deri në fund ./Mapo/

Komentet

Comments

opozita morri maksimumn kur dihet qe edhe lu e vllahutin e amasagorja gjermane ishin kok e kemb te shitura.shto ketu dhe ju analisteve pa perjashtim pos balliut,gjokmarkaj a si e ka emrin dhe artan hogjes jo ai i news 24 deri diku dhe qani.ju te tjeret edhe pse rama ju mbylli tv,shtyp dele ju quante,kazan etj i shkuat jo si dele por si derra mbrapa.ai si derr ju ul metes ne gjunj i tha kokpalare por ju e keni merak keshtu.ter ai kanabis ter ata kriminel basha i vetem ja burgosi frroket,prengen,i hoqi perdhunuesin roshi e 10 deputet tjer kur dihet se brekt i kishin shitur moti selami,patozi,mersila doda,lekundej jozefina .basha beri qe lu,vllahutin,ambasadorja gjermane,gabriel,han te duken stalin e putin e te kapur nga krimi.basha fitoi thell ,basha tronditi evropen e korruptuar e ameriken,,basha i hoqo monstren tahiri e beqja,ja burgosi shullazin.

E ke qa SHkullak :) Propagandes Gebelsiane te fasadave i rane puplat sot. na cane k*** dy vjet me Vettingun, i pari qe shkon brenda eshte piktori me shoket e vete n.qs behet reformohet per se mbari sistemi i drejtesise.

çadra mbyllet me suskse!Sapo u miratua Amnistia ?!Jeni te gjithe hajdud! Deputetët që ndryshuan nenin në komisionin e ligjeve duke u propozuar ligji i amnistisë: Vasilika Hysi Dashamir Peza Pandeli Majko Ulsi Manja Vexhi Muçmataj Luan Rama Silva Çaka Anila Agalliu Edmond Leka Tahir Muhedini Adelina Rista Votimi i ligjit të amnistisë në parlament mbyll të gjitha çështjet e mëdhaja të abuzimit me pushtetin dhe korrupsionit, si 97, 21 Janari, Gërdeci, Rruga Durrës-Kukës, çështja e Cez, Kanabisi, vrasjet e bujshme etje. Të gjithë politikanët e korruptuar shpetojnë nga dara e drejtësisë duke e kthyer të gjithë reformën në drejtësi një formalitet pa vlerë dhe duke i lënë kriminelët ende në parlament.

çadra mbyllet me suskse!Sapo u miratua Amnistia !Jeni te gjithe hajdud! Deputetët që ndryshuan nenin në komisionin e ligjeve duke u propozuar ligji i amnistisë: Vasilika Hysi Dashamir Peza Pandeli Majko Ulsi Manja Vexhi Muçmataj Luan Rama Silva Çaka Anila Agalliu Edmond Leka Tahir Muhedini Adelina Rista Votimi i ligjit të amnistisë në parlament mbyll të gjitha çështjet e mëdhaja të abuzimit me pushtetin dhe korrupsionit, si 97, 21 Janari, Gërdeci, Rruga Durrës-Kukës, çështja e Cez, Kanabisi, vrasjet e bujshme etje. Të gjithë politikanët e korruptuar shpetojnë nga dara e drejtësisë duke e kthyer të gjithë reformën në drejtësi një formalitet pa vlerë dhe duke i lënë kriminelët ende në parlament.

Rama luajti shume bukur dhe me sa duket marreveshja e mbremshme ka te beje me LSI-ne dhe partite e tjera te vogla. Nuk e kuptoj se si do dale nga kjo situate me aleatet e tij Basha, por Rama mbreme ka luajtur nje loje perfekte kjo e pare ne kendveshtrimin e vendeve ballkanike ku cdo gje zgjidhet me kulisa. Loja e Rames me sa duket ka filluar qe me zgjedhjen e Metes president duke bere qe edhe PD-ja te mos kishte me besim tek Meta e LSI...

ky eshte rasti tipik kur niveli shume i ulet mesatares se zgjedhezve percakton dhe llojin e qeverisjes, ndryshe do mjaftonte konstatimi qe, nese qeveria ne dalje kufizohet, kushtezohet, disi shperbehet, per me teper ne nje nga momentet me kyce te kompetencave te saj, dmth qe kjo qeveri dhe maxhorance ka deshtuar e ka rene. Por, duke qene se kaq nuk mjafton per "te shumtit", atehere hajde ta shkrijme para zgjedhjeve. E ketu pastaj behet e veshtire loja dhe del nga binaret logjike.

I ka fituar Juvja mbreme ketij palloshit, prandaj edhe ishte i gezuar (ta dije Juvja ke ka tifoz, del me deklarate distancimi)

KOmentuesi #Ai duhet te jet Erion Veliaj, ...ose minimumi Arbi Mazniku

Pa ofendime, me shumë edukatë, ...ashtu si edhe përpjekja e opozitës që pati klas, inteligjencë, u arrit dakortësia për paketën McAllister, e cila u përshëndet gjerësisht si ishin pritshmëritë... Urojmë punë, shumë punë për përmbushjen e të 20 pikave... zhvillimet në vijim do të dëshmojnë vullnetin e opozitës. Jemi të sigurt se me njerëz si Bylikbashi etj në mbështetje të Drejtuesit të tyre do tja dalin mbanë...janë një tufë juristash jo UFO - ista, apo Kristal- ista...

Dihet qe per te aritur ketu opozita ka luajtur lojen me te bukur te shahut dhe i tha MAT RAMES sepse: 1- vendosi kushte maksimaliste qe e trembi Ramen dhe beri ti mare 1/2 e qeverise 2 muaj poara zgjedhjeve, gje qe nuk e gjen si shembull ne asnje vend te botes, pavareisht se ne 4 vjet pati nje supermaxhorance prej 94 votash e vete ishte ne nje superminorance nga 2013. 2- faktorizoi veten si kryetari legjitim dhe i duhuri per opoziten e PD duke shkelmuar fort propoganden gebelsiane te te gjitha mediave dhe opinionisteve te blere nga Ramaqe se bashku me programet humoristike te TV e injoronin kapaciteiin e tij real formues, karizmatik dhe inteligjen si dhe arritjet e tij me te medha te Pd ne pushtet si futja ne NATO, liberalizimi i vizave 3-bindi diplomacine amerikane dhe europiane per krimin e organizuar dhe drogen te lidhur me pushtetin, pavareisht qe asnje media e shkruar apo vizive nuk foli njehere per permasat e saj reale 4- demaskoi mashtrimet e ambasadores Vllahutin ne kancelarite Europiane per njeanshmerine dhe planin e saj per te eliminuar zerin e opozites duke ndikuar deri ne hetimin e saj ne Bruksel per korupsion si dhe perkthimin e keq qe ju be neneve kushtetuese ne komisionin e Venecias....5- nxori bllof Ramen se donte reformen ne drejtesi, se pranonte paketen europiane derisa amerikanet e detyruan te firmoste paketen 20 pikeshe. Me kete lider OPOZITA dhe PD fitojne zgjedhjet duke menaxhuar keqeverisjen e RAMA -METES.

Post factum del qe komenti dhe parashikimii Shkullakut jane te drejta. Dhe nuk eshte cudi se nuk eshte hera e pare. Nese do komentonim marreveshjen sigurisht qe te dy palet kane bere leshimet e tyre, por mendoj se ai qe ka humbur me shume moralisht vecanerisht para nderkombetareve eshte Rama

Qe Rama me kaciatoret e tij te droges do te tentoje perseri edhe me keto ndryshime te qeverise duke blere vota me parate e kanabisit, kjo as qe diskutohet. Puna eshte se ai u vetedemaskua kur pretendoi qe te gjithe te shkarkuarit e akuzuar nga opozita do zi ngarkeje me nje detyre me te rendesishm, sic eshte fushata elektorale, padashur pranoi se tani nuk me ngelet rruge tjeter, por vec te fuse ushtrine e droges per te fituar sa me shume vota. Te leme menjane vezhguesit nderkombetare se ata nuk mund te diktojne marifetet e sofistifikuara te shitblerjes se votave nga bota e krimit shqiptar, por ama dukuria e "qytetarit dixhital" qe denoncon ane e mbene vendit per cfardo qe sheh, do ti detyroje prokuroret qe te mos heshtin e te ndeshkojne cilindo qe i provohet te bleje apo te shese vota. Dy nga njezet pikat e paketes McAllister, permendin rritjen e masave ndeshkuese ndaj nje abuzimi te tille. Do te maten shume tani si bleresit, edhe shitesit e votes, para denimit me burg, e puna e tyre e qelbur sadopak do te veshtiresohet nga frika. Se kush do ti fitoje zgjedhjet, ky do te jete nje barometer tregues se deriku ka shkuar korrupsioni ne shoqerine shqipetare se ne politiken shqiptare ky epilog i krizes, e dha sinjalin e saj.

shkullak sot tek klan u deshe cullak,je i rames kok e kry,kur nuk len fjal per bashen pa then.kjo beri bashen te dorzohej ku te shkonte u bashkuat kriminel,bastard,kokpalare,hajna,lavir,ambasador kukulla,gazetar legen,thika pas shpine nga bregu,selamietj qelbesira.qfare te bente rama .

Add new comment