Drama e PD-së ka emrin e Berishës

Partia Demokratike po përjeton ditët e saj më të zymta duke kërkuar të unifikohet rreth figurës së Sali Berishës, që prej më shumë se pesë vitesh po e tërheq atë drejt greminës. Nga ish-hirerkë të lartë të kësaj partie që njihen për qëndrimet e tyre kundër Bashës e deri tek zëra intelektualësh të afishuar pranë opozitës kanë bërë apele për një rikthim të doktorit, si një kompensim ndaj tinëzisë, skuthllëkut dhe meskinitetit të pasardhësit.   

Sado absurde të duket kjo kërkesë për rikthim, ajo mund të justifikohej me zhgënjimin, pafuqinë dhe pazarllëkun që ka ngjallur udhëheqja e Lulzim Bashës. Ajo mund të konsiderohej si një shpërthim nga mllefi dhe mungesa e shpresës.

Por, fatkeqësisht nuk është kështu.

Sot e gjithë drama e partisë më të madhe të opozitës po zhvillohet rreth një figure që e mban atë me fytyrë nga e shkuara.

I pari, vetë Basha i ka hedhur gjithë hapat e prishjes së garës së 22 korrikut, e shndërrimit të sfidës në farsë, pasi doli “i ngrirë” nga zyra e doktorit. Vetëm pas kësaj ai adaptoi të njëjtën skemë si ajo që Berisha i la gati katër vite më parë në betejën kundër Olldashit. Vetëm pas kësaj, ai huazoi të njëjtën metodë duke spastruar gjithkënd për t’i hapur rrugën vetes. Pra, nuk ka diskutim se Basha po përdor linjën që ka mësuar nga Berisha dhe me bekimin e tij të plotë.

Por çudia vjen e bëhet më e madhe kur shikon se si kundërshtarët më të egër të Bashës, bëjnë kujdes që të sillen sikur nuk e shohin këtë anomali. Ata hiqen sikur besojnë se Berisha nuk i ka nxjerrë nga zemra, se ai nuk ka dhënë viston për t'i flakur, se ai nuk është po aq i vendosur për të kontrolluar përmes pasardhësit edhe atë pak PD që mund t’i mbetet në të ardhmen. I gjithë ky grup të përjashtuarish po humbet përditë besimin duke u futur në situatën absurde të thënies së gjysëm të vërtetave, ndërkohë që kredoja e tyre është transparenca.

Edhe kandidati tjetër në garë, Eduart Selami që ka diskurin e një sfiduesi ekselent, por që bën veprime prej politikani naiv, nuk nguron të thotë se Berisha është një vlerë e PD-së, që i ka thënë sy më sy se do të jetë neutral në këtë garë.

E po t’i shtosh këtyre qëndrimeve të aktorëve të përfshirë në betejë edhe zërat publikë që e shohin doktorin si shpëtim, gjëndja bëhet gjithnjë e më e pashpresë.

Ajo nuk është e tillë për faktin e thjeshtë se Berisha do ende Lulin dhe në emër të tij ka vendosur të vrasë garën.

Ajo nuk është shqetësuese vetëm për faktin se “babai” nuk ka turp të heshtë për mëkatet e të “birit”.

Përmasa e dramës është më e madhe.

Fakti që të gjithë në PD, qoftë armiq të betuar me njëri- tjetrin, qoftë kundërshtarë dinjitozë, apo qoftë mendje më të lira pa tesër parite, asnjëri nuk imagjinon një zgjidhje pa Berishën, flet për tokën djerrë që ka lënë ai nga pas.

Fakti se as nga brenda mureve të selisë dhe as nga ata që e duan PD-në nga jashtë, nuk arrihet të projektohet një rrugë e re, një model i ri, një kthim krahësh si ai që i bëri Anxhela Merkel, Helmut Kohlit, është thelbi i krizës që po kalon kjo parti.

Problem i saj real nuk është kjo garë qesharake. Madje as ajo e katër viteve më parë kundër Oldashit. Sado manipulative, antidemokratike dhe të shpifura të jenë ato, po aq mund të shihen edhe si simptoma të një demokracie jo perfekte. Si zgjatime të përçudnuara të anomalive që ndodhin edhe në vende shumë më të zhvilluara të perëndimit.

Por, fakti se në PD nuk lind dot një rrymë mendimi anti berishiste dhe as nuk lulëzojnë dot personat që ta sendërzojnë atë, është mjerimi i vërtetë i kësaj force politike.

Problemi i saj real nuk është marrja peng e kutive që po bën Basha, por marrja peng e mendjeve që ka bërë prej kohësh Berisha.
Pa u çliruar nga kjo, çdo garë do të vijë e do të bëhet më e pabarabartë se ajo e katër viteve më parë dhe akoma më groteske se kjo e këtij korriku.

Dhe shqiptarët do të bëhen gjithnjë e më të shumtë që do të braktisin këtë parti që ende nuk po di ta lexojë, ndëshkimin plebishitar që ata i dhanë Sali Berishës në 2013. (lapsi.al)

Komentet

Comments

Na e paske vene qe ne titull si "zbulim te madh" o Bushati, kete thagme per Berishen, qe ke mbi dy dekada qe e propogandon me shkrimet tende. Mos duhej te ishte lider i PD i ndjeri gjyshi tend qe PD te shkelqente, apo te ishte lider i saj nipi i tij ? Haroji ato fitoret "plebishitare" te socialisteve ne Shqiperi o Bushat se fjalen ne te sakte ja ka gjetur Termet Peci i Tepelenes, si fitore "publicitare" . Soji i komunisteve mund te fitojne vetem me mashtrime "publicitare" propogandash mediatike qe ti ja ke mare doren me kohe. Po cte keqe pe nga Berisha o uruar Andi ? Paskej bere mekat se si mjek human i sherbeu njelloj si pacienteve te varfer edhe gjyshit tend ?. Paskej bere mekate se te krijoi mundesite ty qe te hedhesh balte mbi te si presdident e kryeminister e po ashtu edhe ndaj kryeministrave e presidenteve te tjere te sistemit demokratik pluralist. Pa te guxoje ne kohen sa ishte gjalle gjyshi tend qe te shkruaje keshtu per kryeministrin Mehmet Shehu, pa lere Enver Hoxhen, e do te ishe haruar edhe si emer.

Ti nuk e kontrollon me shurren; je ber per pampers

Ne "Revolucionin kulturor" kinez te gjithe palet luftonin dhunshem me njeri tjetrin e te gjithe palet i referoheshin filozofise se kryetarit "Hyjnor" Mao Ce Dun!

Eshte tjeter gje te flasesh e te mendosh per nje familje kur je jashte saj, madje kur edhe nuk ja do shume te miren dhe tjeter gje kur je pjese e asja familje. Ti harron qe ata qe mendojne ndryshe nga ty per rolin e Berishes, jane njerez qe i kane dhene fryme, shpirt e sakrifica Partise se tyre m me gjithe shume te meta e gabime. Interesi e qellimi i tyre eshte si te dalin te bashkuar e me te forte me cdo kusht, duke perdorur cdo mjet e mundesi, ndoshta edhe jo aq konform teorive per nje demokraci te kulluar por gjithsesi sa me afer tyre. Eshte per t'u vleresuar perpjekja e deritanishme e Selamit qe mund te fute nje praktike te re e te shendeteshme per PD e te ardhmes, diversitetin e mendimit brenda partise. Prandaj Bushat vazhdo ne linjen tende por mos mendo se mendon kush qe je duke folur per te miren e PD.

Po si nuk dole njehere nga palacolleku o njeri? Po prape me fajin e ka saliu, o i nemur? Shko bej propagande per blushin dhe e pate sa vota moret pasi njerezit nuk votojne kopjet e Rames e Rucit me "fajin e ka saliu". Po te jete kshu votojne origjinalet ashtu sic bene. Ju qe doni te hani buke vetem me saliun ju hodhen ne plehra. Demokratet dhe te djathtet duhet te bejne pikerisht te kunderten e asaj qe thua ti. Mendimet e tua jane test. Nese ti shan dicka, do te thote qe ajo eshte e mire per pd-ne dhe nese ti kavderon dicka, do te thote qe ajo eshte e keqe per pd-ne. Keshtu luli nuk e beri detyren, te qerronte nga pushteti ramen dhe une isha kunder tij, por kur shoh qe edhe ti je kunder, ndryshoj mendim.

O Bushat, nuk tu mbyll bucja, ngele duke u marre me opoziten, pse opozita ta ka fajin o qyqar, o Bushat o komunist me yll ne balle. O pjelle e sistemit, dhe presim ne qytetaret opoziten nga ty, pika neve qe sna bie! Komunist i kuq! Pjelle e keqe e sistemit dictatorial! Anale e PS dhe e Edi Rames bashke!

Bushati çoç ndonjehere ka te drejte, sic ka te drejte edhe kesaj rradhe. Nje parti qe nuk adaptohet, evulon - sidomos kur merr mesazhe te qarta me vote nga njerezit - ajo parti vdes. Nese votuesit nuk ta kan dhene voten njehere ata nuk ta japin perseri po nuk ndryshove. Kete po thote Bushati. Per fatin e keq PDja eshte mbushur ose me trushpelare nga Berisha me vite, ose ca frikacake qe nuk i dalin dot perballe.

Komunist i ndyre ka qene Berisha more qyqare prandaj na ka ecur kaqe mbare..............

Ore komentues, po çkeni me Bushatin, po RD sa shkrime ben te tilla i thote gje kush pse shkruan keshtu, po Balliu sa shkrime ben te tilla i thote gje kush pse ashtu e pse keshtu. Ikni ore se lat nam sguxon njeri te false se i hidheni ne gryk sikur ju shajti nga shpia. qe edhe nga shpia tju shante prap injorace eshte me u pergjigj kshu se llafe jane mo llafe. Pse keni kaq frike nga llafet.

O "emigranti" ! Beson vertete se po te ishte "komunist" Berisha, do ta "shante" Bushati sic bejne pergjithesisht komentuesit enveriste ne Shqiperi ? Qe cilido ka te drejten e shfaqjes se mendimit te lire sot ne Shqiperi, kjo eshte padyshim nje merite e Berishes, se ishte PD qe doli si nje parti e re opozitare ndaj monopartise diktatoriale emveriste e qe solli demokracine pluraliste. Do te ishte vertete me mire per shqiptaret e persekutuar nga diktatura enveriste, qe ne krye te partise demokratike te vinte nje intelektual i persekutuar e jo antar i PP. Po ku ti gjente Shqiperia "intelektualet" nacionaliste antikomuniste ne fillim vitet 90 ? Antikomunistet i kishte shfarosur me kohe diktatura e bijte e niperit e tyre kishin ngele te pa shkolle te internuar neper fshatra. Te drejten e studimit per ne universitet, e mernin vetem bij familjesh te lidhur me komunizmin apo aparatin diktatorial kriminal. Kishte aty ketu edhe bij shqiptaresh te thjeshte te pa angazhuar ne partine e punes qe me energjite e tyre te punes e intelektit natyral apo talentit, arriten te fitojne te drejta studimi, por edhe keta nuk mund te benin karriere ne profesionin e tyre, pa u regjistruar formalisht ne PP. "Intelektualet" me te shumte ne fillim vitet 90-te qe dolen si kundershtare te diktatures, ishin perseri dis bij te bashkepuntoreve te diktatorit ne krime, qe ai me friken paranoiake se mos e rrezonin nga karrikja, i kishte vrare e burgosur. Eshte kjo kategori "te persekutuarish" qe sot dominojne mediat shqiptare e meqe jane edukuar qe ne djep me mendesi komuniste e luften e kllasave, urrejne njelloj si kulaket, nacionalistet e demokratet, edhe Enverin qe ju a nderpreu ne mes jeten komode e privilegjet qe kishin ne ate diktature, duke u shfaqur me kete urrejtje per te dy palet, si "te pamvarur". Me ben pershtypje qe komentuesit enveriste, medemek per ta "share" Berishen, ose e zene ne goje me emrin e tij "Saliu" duke i vene pas nofkat "maloku, shpellari" etj., ose e permendin edhe me emrin e te atit Sali Rame Berisha, si kundervenje ndaj permendjes se emrit te babait te Edit, Edvin Kristaq Rama. Babai i Edit permendet si nje person publik i kohes se diktatures, nje artist qe e harxhoi jeten e tij krijuese duke i bere portete Enver Hoxhes e duke qene antar i presidences se kohes se diktatures qe vuri firmen per denimin me vdekje te atyre qe mendonin ndryshe. Pra ai kishte funksione te larta vendimmarese ne diktature. Po kush e njeh fshatarin e thjeshte, babain e prof.dok.Berishes, Rame Berishen ? Asnjeri vec faktit qe Berishet ne teresi jane nje mbiemer i perhapur ne Kosove e Shqiperine veri-lindore si luftetare patriote qe kane luftuar si kunder pushtuesve turq, edhe kunder pushtuesve serbe. Edi Rama vec nga babai, lidhje te forta ka edhe nga e ema me figuren e urryer te Byrose politike te PP, Spiro Koleken qe doli ne kohen e levizjes se dhjetorit te studenteve, me kerkesen kriminale qe te shtypeshin me tanke. Edhe Edi Rama njelloj si "publicistet" qe dominojne sot mediat shqiptare, ka levitur majtas e djathtas, ne fillim duke u shfaqur si antienverist e sot eshte i zgjedhur si shef i ish partise se punes, PS, me se shumti me votat e enveristeve duke ju shtuar edhe votat e blera nga trafiku i droges apo oligarket me te kaluar kriminale.

Bushat e ke gabim . PD mund te ngrihet sot vetem nga Sali Berisha . I mire apo i keq , te gjithe te djathtet e duan ate ashtu sic ka qene dhe eshte . Demokratet tduan vetem modelin Berisha . Nje linje anti Berishe , nuk do te quhej me PD . Mund te quhej PS , PSD apo LSI , po jo PD. Vetem Berisha mund ti mbledhi te gjithe basje kunder sindromes Rama .

Bushati eshte pjelle e deshtuar komuniste njelloj si Berisha,Nano, Blushi,Tosi dhe shume te tjere! Keta mesuan zanatin e mercenarit qe ne kohen e perandorise Otomane quheshin "jenicere' ne Japoni ''kamikaze'' etj! keta jane njerez pa parime njerez te edukuar vetem per te kritikuar dhe share ata qe jane kunder Boss-it te tyre! Kush i paguan i kontrollon keta qenie pa bosht! Poshtersia e tyre s'ka fund! Dikush thote pse e shani Bushatin dhe jo RD apo Fahrin! Fahriu eshte ne nje linje dhe nuk e ndryshon! Keta faqezin ndryshojne kush paguan me shume!

drama e pd e ka emrin kanabis,kazan,derra,dele,lavire bulevardi,horra,vrases,trafikant,hajna me ze dhe figur.BUSHAT PER TY ESHT ME LEHT TE LEPISH BYTHEN E NJI QELBESIRE SE TA THOT TE VERTETEN.e din me ze dhe figur se tv,radiot,shtypi te paguajn me para kanabisi,prostitucioni,vrases,hajnash dhe kurr nuk thua asnji fjal ti e ter kazanet.enveri ju beri ter popullin kafsh qe per 45 vite bar e lesh stalini ju ipte e te dhjera kineze.u ju mjaftoi zgjodhet palla,ngjala e lesh mete,negjmije,frroku,rama,ndoku.qfar te bej pd kur gjysma e neandertalve iku nga homo sapienset berisha,basha. pra topalli,imami,patozo,bregi,selami ruli,mersila doda,bode etj tek qelbesirat.me ter ata qelbesira si rama,ruqi,spartak braho,gjelil e ilir gjoni,trafikant si balla,ndoka,prenga,artur bushi,perdhunues si roshi,xhelili,kokainist rama ,balili,habilajt tahiri,horr si topi,lavire si jozefina e ina rama,bregu,vrases si frroku,xhuvanet,e shum te tjera pd esht shum mir qe nuk ra ne fund te kazanit,sepse aty ishe ti bushat qendra e kazanit me fevziun,ylli rakipin,shkullakun,mark markun,per mos te permend funderrinat e kazanit si sokol balla,rudina xhunga, ylli rakipi, stefani,mero baze,nazarkot bab e bir,anila basha,vasjari,mingjozi,etj dhe kapaket e kazanve muq nano.jo basha,berisha pd ede po te dilte jezusi,abrahami,muhamedi bashk nuk do te rezistonin.turp per ket shtet qelbesirash,kazanesh,derrash,delesh te shekullit 21.

Drama me e madhe e PD eshte fakti se keta plehrat Patozi, Jozi, Bode, Imam, Rul, etj, etj, duan sot te ri-kthejne Berishen kryetar!!! Kesaj i fryjne dhe ca budallenj si ai maloku Gjekmarkaj! Lulzim Basha ne ka ndonje gabim, ka pikerisht se kujtoi se mbahet partia me Berishe akoma si strumbullar! Berisha eshte nje figure e ster-konsumuar qe vetem me largim pa kthim nga politika mund te ndihmoje PD. Gjithe lufta politike e atyre plehrave me Patoz-Jozin ne krye kunder Bashes, por pa atakuar Berishen, eshte nje idiotesi e pa pare. Sali Ram Berisjha eshte nje dordolec qe nuk tremb sorra, por njerez ne votime. Ky dordolec duhet qeruar nga politika, bashke me mini-dordolecet e tjere Patoz-Joz-Imam-Rul qe ka klonuar gjithe keto vite. PD i duhet Lulzim Basha, por pa rreckat e Saliu nga pas.

Bushati ne fakt si race e nje familjeje agjentash te drejtorive nga me te ndryshmet din te bej komente dhe anal-iza totalisht te paanshme. Hallall fuksi i Xhulje .....tes ....nit ...

Bushati, por dhe kushdo tjeter qe ka 2 pare mend, e shohin dhe duhet t'i shohin me vemendje zhvillimet brenda PD-se, sepse: 1) paraqet interes jetik per publikun mireqenia e opozites, 2) sepse dialektika eshte e tille qe cdo kontribut pozitiv eshte i vlefshem per interesin publik, 3) PD-ja perben per momentin shpresen e vetme te nje rrugedaljeje nga situata e ndere ne te cilen ndodhet jeta politike e vendit, ku ne pozite kemi nje parti te kalbur, egocentrike, pa nje dialektike te brendeshme dhe me tendenca te qarta totalitariste, si per natyren e liderit te saj ashtu edhe per kulturen e anetarve te saj. Analiza e sotme dhe e kahershme e Bushatit, me nje koherence logjike dhe morale te qarte, evidenton Berishen si shkakun kryesor te gjendjes ne te cilen PD-ja ndodhet dhe e cila mund te kristalizohet nepermjet deshtimeve apo vendimeve tejet te gabuara ne disa momente kyce te historise se viteve te fundit: - venia e PD-se dhe e shtetit ne funksion te aventurave dhe interesave te familjes Berisha. Perfshirja e tyre ne forumet drejtuese te partise. - mungesa e nje jete demokratike ne jeten e partise dhe shkelja e ehapur dhe e vazhdueshme e statutit. - aleanca me LSI-ne, nje pragmatizem totalisht amoral. - kundervenia me qytetaret me 21 Janar. - deshtimi total ne zgjedhjet e 2013. - mungesa e nje opozite te forte ne parlament dhe pehlivanizmi me qellim ruajtjen e raporteve te forces kundrejte oligarkise. - zgjedhjet (mbi te gjitha) farse te kryetarit ne 2013. Jane kaq evidente, sa kush merret me Bushatin dhe jo me PD-ne, ia do te keqen asaj partie dhe vendit.

po pse ore shoke Bushati e ka fajin qe Berisha di te hyje ne histori si i paperseritshem dhe qe vetem ai mund ta mbante PD gjalle dhe tani qe ai nuk eshte kryetar,muk behet me PD.Si puna e SKENDERBEUT qe pa te cilin Arberia un pushtua. Berisha kerkon te mbetet i pavdekshem,por ne Tirane kemi edhe Sharren edhe Tufinen,ose mal ose fushe

MOS U SHQETESONI KAQ SHUME PER PD ne Shqiperi ka dhjetra probleme me serioze, lexoni ndotjen dhe vdekjet e njerezve prej saj, lexoni drogen qe kapet me ton, lexoni vrasjet dhe aksidentet, lexoni pa sigurine ne plazhe, lexoni 30 min uje ne dite i perzier me mut, lexoni perjashtimin e shqiperise nga investimet disa miljoneshe, lexoni bllokimin per antarsimin ne BE....LEXO KTO O BUSHAT PARA SE TE ANALIZOSH. BUSHAT MOS U SHQETESO PER GARA TE PA NDERSHME NE RRADHET E PD AS PER RIKTHIMIN E BERISHES, CIKEL I MBYLLUR PER GJITHNJE.Demokratet jane force dhe inisjative sepse ju permbysen ju, po nuk ju varen neper litare ne cdo rrugice dhe kte e bene sepse jane Demokrate. Ringritja e Partise, na takon ne shtreses intelektuale te paster si loti, jo atyre plehrave komuniste qe hyne vetem per te na shkaterruar. Lulzim Basha eshte shume me afer popullit, njeh problemet dhe shqetesimet, ndaj i besojme te ardhmen. Shikoni merrni ato leke qe ju japin neper studio po mos ngaterroni kombin, nuk do ja dilni as ju as kelyshet e komunizmit.

Demokrakia dhe liria e shqitareve nuk behet nga nje person apo nje grup personash qe bejne tifozllek per Bashen, Berishen ,Ramen apo Meten, pa marre mundimin te analizojne se keta persona profesionista te politikes falimentuese jane te ndershem apo te korruptuar!Politika per demokracin e vertet dhe jo fallso, behet nga pjesmarrja masive e njerezve per te mbrojtur te drejten, lirin,Kushtetuten, mendimin e lire dhe te drejten e zgjedhjeve te ndershme e demokratike, brenda partive por edhe ato politike. çdo diskutim per demokracin e ka vleren zero nese asnje gazetar nuk shkruan per Amnistin ose modifikimin e ligjit 449 ,i cili sherben per te mbrojte politikanet e korruptuar nga burgu. Dihet se ligjet nuk i bejne drejtorat e policise ,por Edi Rama ,Sali Berisha, Ilir Meta , Lulzim Basha . Kjo logjik e thjeshte na tregon se keta persona kane probleme me korrupsionin dhe krimet, prandaj kane ndryshuar ligjin 449,sepse nje lider i ndershem nuk ka nevoje te ndryshoje ligjet per tu mbrojtur nga drejtesia. Kur Basha rrahte uje ne hava per "Republiken e re"atehere u be ndryshimi i ligjit 449 ne parlament . Kete pune te poshter qe po ben politika shqiptare quhet grusht kunder shtetit dhe Kushtetutes. Ne Rumani per nje gje shume me te vogel jane bere demostrata te fuqishme, jehona e te cilave ka shkuar ne Bruksel dhe qeveria vendese ka terhequr ligjin e korrupsionit.Une them se demokracia eshte ne rrezik pikrisht nga ata qe ndryshuan ligjin 449!Ne vendet prendimore Gjykata Kushtetuese do te kishte anuluar ligjin 449.Per te bere ket detyre ka kohe deri me 5 gusht. Ndersa Prokuroria do te kishte arrestuar Edi Ramen ,Sali Berishen,Ilir Meten ,Luzim Bashen, bashke me antaret e komisionit te ligjeve , sepse ky eshte grusht kunder shtetit! Shqiptaret nuk duhet te nenshtrohen mashtrimeve te liderit te korruptuar, sepse çmimi do te jete shume lart per demokracin,lirin dhe zhvillimin e Vendit.

Ah sikur te vazhdonte komunizmi akoma. Ah sikur gjysherit e Andit Hysni & Vito KAPO) te ishin akoma gjalle. Atehere do ta shikonit Bushatin ju. Do tju shkelte me kembe te gjitheve dhe do tju pirdhte edhe ne koke me byçën e vogel me lesh... Kur ka mbetur PD-ja te marre mend prej teje, ju shofte fara e mos mbesë demokrat ne kembe. Komunist pervers me yll ne ballë.

oobobobobobobooboboo,ca bohet kshu mer jahu

Te parin drejtesia duhet te te arrestoje ty o HOOK , sadoqe Bushati te mbron se i vjen atij sipas avazit. Perse genjen paturpesisht se neni i "amnistise" se krimit 449, qenka perpiluar e miratuar me bashkepunimin e Rames, Berishes, Metes e Bashes ? Mashtrimi publik eshte i njellojte me cafdo krimi tjeter. Eshte krejtesisht e kunderta. PD, Basha e deputeti Berisha kemngulen e miratuan ligjin qe kishte kerkuar edhe SHBA, ligjin e dekriminalizimit e ligjin e "amnistise" sic e quan ti, e miratuan burracakerisht lideret e partive socialiste Rama e Meta e cami Idrizi per ti shpetuar hetimit te bemave te tyre. Ligji i dekriminalizimit qe kerkoi opozita, nuk e perjashtonte ate nga hetimet e drejtesise kurse socialistet i bene naften te fameshmit "vetting" pasi injoruan edhe ligjin e dekriminalizimit duke perfituar nga mungesa e opozites ne Kuvend. Je ne nje linje me nipin e antarit te byrose kur kerkon ta hedhesh fajin njelloj tek te gjithe politikanet. Po e mirkuptoj Andi Bushatin se ka arsye qe te sulmoje te gjithe politikanet e pas diktatures pasi humbi privilegjet e bllokut, po ti more HOOK qe ke po te njejten urrejtje si Andi, perse nuk na del hapur me alternativen tende se kush duhej ta udhehiqte Shqiperine ? Mos Gramoz Ruci ish ministri i fundit i sigurimit te diktatures ?

anonimus o ANUS kot e ke dele,lop derr,krymb qenefi je,te ka dhjer stalini mu ne kok e goj si baben e rames prandaj dilni kesi qelbesira.qfare te bente basha me ter keto qenef krymba,derra,lop,dele,kazan,plehera.

Nuk merrem fare me bllogje, me njerez qe dine vetem te gjuajne pas shpine per mungese karakteri dhe individualiteti. Mes te tjereve sa llafazan dhe bosh qe je ti qe ke zgjdhur tamam emrin qe te takon anonymous. Si ata spiunet anonime te Hoxhes. Nuk e di a ju paguajne edhe ju si ate grupin e sharsave te socialisteve, por me mer ju kane paisur,Call Center.

Add new comment