Luli i vërtetë dhe Basha që fabrikuan kundërshtarët e Ramës

Humbja dërrmuese e PD-së në 25 qershor,  sëbashku me surprizën e një disfate të pa imagjinueshme për Bashën, i dha fund edhe në miti të ngritur rreth tij. Për katër vite me radhë pezmi i kundërshtarëve të Ramës që shihnin të përforcohej përpara syve të tyre, një kryeministër gjithnjë e më abuzues, gjithnjë e më arrogant dhe gjitnjë e më i korruptuar, filloi të krijojë një profil të pamerituar të liderit të opozitës.

Dalë ngadalë atij i’u harrua fakti që kish qenë ministër i brendëshëm në 21 janar, ministër i jashtëm në periudhën e shitjes së detit, ministër i transporteve në kohën e abuzimeve të rrugës së Bectehlit. Madje, madje, sytë u mbyllën shpejt edhe për mënyrën se ai ishte zgjedhur në krye të PD-së dhe se si pati humbur në zgjedhjet lokale.

Në vend të tyre, gjithnjë më shumë u tentua të vihej në plan të parë, fakti se ai përdorte një gjuhë të ndryshme nga Berisha, se ai mori përsipër betejën sizifiane të dekriminalizimit, se si kryeopozitar u vu në ballë të betejës kundër trafikantëve të hashashit.

Ky vizatim optimist mori trajta edhe më të theksuara, kur me afrimin e zgjedhjeve, kreu i opozitës tentoi të garantonte duke kërkuar falje për gabimet e qverisë Berisha. Ai e bëri këtë për ish të dënuarit politikë, për ish pronarët. Ai shqiptoi fjalën magjike ndjesë për abuzimet me pushtetin dhe për mënyrën se si ishin dhënë koncesionet. Ai shkoi edhe më tej, denoncoi ata që kishin përfituar para duke ndejtur në paradhomën e doktorit, sulmoi oligarkët, u distancua nga pronarët e mediave dhe tregoi me gisht disa personazhe që kishin fituar me kohë neverinë e publikut.

Apogjeu i gjithë kësaj taktike u kurorëzua në tre muajt e çadrës. Aty Lulzim Basha i rriti tonet për këto tema dhe garantoi më shumë të gjithë ata që nuk e duronin dot as autoritarizmin vrastar të Berishës, as estetikën korruptive të Ramës.

Pikërisht këta të fundit, zëra të fuqishëm publikë, intelektualë pa parti, gazetarë me përvojë, filluan të pompojë një profil të Lulit, të ndryshëm nga i babait të tij politik dhe i rivalit të tij aktual.

Nevoja dëshpëruese për të gjetur një alternativë ndaj Ramës, e bëri shumëkënd, të mbylli sytë për atë që ishte në fakt Basha i vërtetë. Askush nuk u lodh t’I kërkojë më shumë garanci, më shumë thellim, dhe më shumë reflektim për ç‘ka kishte bërë dje dhe për ç‘mendonte se do të bënte nesër. Të etur për të krijuar një lider të gjithë nxituan të fabrikojnë njeriun e “republikës së re”. Qoftë me pjesmarrje në çadër, qoftë me qëndrime në studio televizive, qoftë me qëndrime publike, shumica e atyre që nuk donin Edi Ramën, pikturuan një Lulzim që s’ekzistonte.

Me provën e parë me të cilën u përball, negociatat sekrete të 18 majit, ai u zhbë si një kështjellë rëre. Historia e mëpasshme dihet. Futja në një qeveri me Ramën kryeministër, humbja katastrofale në zgjedhje dhe mënyra e turpshme që zgjodhi për të qëndruar në krye të opozitës.

Por, sot disa javë më pas, ne kemi distancën e nevojshme për të kuptuar, se ai që i surprizoi të gjithë nuk qe Luli i vërtetë. Nuk qe Luli që s’kishte guxuar të gjykohej për rrugën e kombit, nuk qe Luli që ishte fshehur në 21 janar, nuk qe Luli që pati rëmbyer dhjetë votat e Tiranës, nuk qe as Luli që mundi me garë fallco Olldashin. Humbja e këtij Luli nuk do çudiste askënd.  

Ajo që krijoi habi, në fakt, ishte tjetër gjë: Qe humbja e thellë që pësoi Basha i propoganduar nga kundërshtarët e Ramës; Qe disfata që pësoi miti i rremë i “republikës së re”, që nuk i rrezistoi dot republikës reale. (lapsi.al)

Komentet

Comments

Votuesit shqiptar treguan nje gjykim te drejte e te ashper. Ata e injoruan propogandet rreth PD se reformuar, e kryetarit te ri modern, dhe me mos votimin, e nxoren PD dhe kryetarin e emeruar lakuriq.Ata treguan se Rama eshte problem, por opozita eshte dyfish problem per kete komb.

O zotni gazetar ,kete 4 vjeqar qi kaloj, late nom duke tall @arin me veten tuj.Ne kemi 4 vjet qe po dhitemi se qeshuri me investimin tuaj politiko opozitar por tashme edhe ju vete po filloni te dhiteni se qeshuri me investimin qi bot vet ju t gjith gazetart e djatht..

Bushat ,ketu s'ka asgje te re,i ke thene dhe sterthene keto bajga sa nuk lexohen me.Genjeshtaret me te medhenj jane politikanet,mjere ai qe i ha bytha dhe.Vetem idiotet shkojne mbas liderve shqiptar,sepse ne fund bejne paqe (per te mbrojtur pasurite dhe vjedhjet qe kane bere) dhe pastaj ngelesh si mut,biles mund te quhesh dhe tradhetar.Ideal nuk ka ,ka vetem interesa hajdutesh dhe te tjerat jane pordhe.I plasi bytha Rames apo Bashes se c'fare kane thene,e rendesishme eshte pushteti qe ta mjelim deri sa ti dali gjak.Oh sa karlliqe do te degjojme akoma.

O të humbur shqipëtarë, Seç qenkeni për të qarë! Për të qar’ e për të sharë, Për të shar’ e për të vrarë! Armiqtë mbë dhé ju hodhnë, Dhe ju shtypnë sa u lodhnë! Sa u lodhn’ e sa ju ngopnë Ju gdhendnë edhe ju rropnë. As bukë, as brekë s’ju lanë, Ju punoni, ata hanë! Nuk ju lan’ as pakë nderë Q’e kini pasur përherë. As nder, as turp, as gjak s’kini Unji kryet dhe po rrini. I duroni vet armiqtë; Prisni vdekjen apo vdiqtë?

Vini re se me cfare akuzash kerkon te denigroje Bashen Bushati. Si minister i mbrendshem paskej bere 21 janarin ??????. Pikerisht per 21 janarin si minister i mbrendshem duhet pergezuar Basha se evitoi nje gjeme shume me te madhe se cfare ndodhi. U vrane vertete ne rrethana akoma te pa zbardhura kater demostrues, por u evitua nje kasaphane qe deshin te benin organizatoret e demostrates e per te cilen deklaruan publikisht se do te shkelim mbi kufomat te mijra shqiptareve, per te rrezuar "hajdutin me ze e figure" Meta e Berishen qe qeveris me te. Si minister i jashtem, i paskej shitur detin Greqise ?. Deti aty eshte e nuk i ka kaluar asnje centimeter kub uje Greqise. Ama eshte pikerisht ky minister i jashtem, e ky minister i transporteve e i mbrendshem, qe ka bere shume me teper se cilido minister i shtetit shqiptar, qe me krijimin e tij Jane kontributet te ketij ministri ndertimi mbrenda dy vitesh i autostrades Durres-Morine, apo sic njihet Rruga e Kombit. Eshte kontributi i tij qe Shqiperia u pranua ne NATO, qe shqiptaret fituan te drejten te levizin lirshem ne vendet Shengen, e qe Shqiperia shkoi ne pragun e pranimit ne BE. Eshte politikani i pare qe vuri poshte Edi Ramen si kryetar bashkie i Tiranes e po ky plotikkan qe e detyroi ate si kryeminister qe te dorzoje gjysmen e ministrave e te ndroje gjithe drejtoret e policise te implikuar me korrupsionin e krimin e droges. Humbi zgjedhjet Basha e te gjitha fajet i paskej pasur ai. A mos mendon se po te ishte ne krye te PD, Majlinda Bregu, mikeshe e Vllahutinit te Kroacise, e Rama nuk do te fitonte ? Vete o zoteri si gazetar, dole haptazi ne publik si "fans" i partise se Blushit. Perse nuk po na e analizon se perse kjo parti nuk fitoi asnje deputet ? A mos ja bleu Basha kesaj partie votat me parate e kanabisit ?

Zoti anonymous 8.24 ,ne te vertete ne 21 janar kur gardistet e partise se shqupit vrane 4 shqiptare te pafajshem filloi rrokullisja perfundimtare e pedese.Eshte shume e veshtire qe besimi i shqiptareve te kthehet tek ju pas atyre egzekutimeve live ne mes te titanes.

O "anonimusi" i ores se ngecur 16.09. A mund te ma shpjegosh se cfare kupton ti me perseritjen si papagall te fjaleve "gardistet e shqupit" ? Garda shteterore ka per detyre ne cdo shtet ligjor, te mbroje institucionet e shtetit nga veprimet e dhuneshme e nuk eshte as e shqupit as e kallupit. Eshte i fotografuar e i bere publik nje "gardist" qe hapi zjatr gjate demostrates se dhuneshme te 21 janarit, qe ka dale ne krah jo te "shqupit" sic permend me rugaceri Rama Partine demokratike, por si nje militant i PS, ish Partia e Punes. Pa kujtohu ore "zoteri", se cfare pati deklaruar Rama e socialistet e tij, nje dite para 21 janarit ? " Do te rezojme me dhune qeverine Berisha-Meta", meqe ky i dyti u cilesua si "hajdut me ze e figure" nga nje video e publikuar nga nje media pro Rames, e bile u shkua edhe me deklarata se do te kalojme edhe mbi kufoma per te realizuar kete permbysje. Disa muaj me vone, me shumice qofte te vogel votash, ishte Rama ai qe humbi bashkine e Tiranes qe kishte 11 vite qe e trajtonte si ciflikun e tij.PD u distancua nga Meta duke e detyruar ate te jepte dorheqjen nga posti qeveritar e ne koalicion me PD, Meta personalisht nuk ndejti me shume se dy vjet. Ishte Rama ai qe pas 2013, qeverisi per kater vite, me hajdutin me ze e figure per te cilin u vrane 4 demostruesit e eshte perseri po Rama qe e zgjodhi kete "hajdut me ze e figure" si president te republikes. Kaq te veshtire e ka truri tend qe te kuptoje kete realitet e po na flet percart per ju e ne apo per "shqup". Perse Rama qe tallej me kete "shqup-in", u detyrua tja leshonte ketij "shqupi" nje muaj para zgjedhjeve, gjysmen e qeverise ? Pa veri ne pune ato pak qeliza te pademtuara te trurit nga propogandat socialiste, qe t'ju japesh pergjigje llogjike ketyre pyetjeve e hiqe nga mendja qe duke mu drejtua mua si emigrant qe nuk me lidh asgje me partite politike ne Shqiperi, se qenkam edhe une nje nga ata "ju" te "shqupit" qe ti i konsideron armiq ?

Ajo qe nuk kuptohet por eshte e vertete eshte fakti qe ne zgjedhje nuk vleresohen ata qe do te zgjidhen (politikanet) por ata qe zgjedhin (populli sovran). Zgjedhjet e ketij viti treguan pikerisht nivelin e "sovranit" qe sipas shokut enver eshte popull trim dhe liridashes por qe ne fakt eshte popull maskara, bixhozci, injorant, servil dhei vetmi komb ne bote qe per kompliment perdor shprehjen "Filani eshte i zoti,eshte bir kurve", nje popull qe vjedhjen e konsideron zotesi,bile ata qe pretendojne se kane ngritur flamurin e pavaresise nuk i japin nuse atij qe nuk vjedh.Ky mut populli vetem edi ramen mund te votoje sepse vetem ai e di mire qe (sic thote vete ky mut populli)keti mileti duhet ti qish nenen qe te te quaje baba. Rrofte fshataresia punonjese qe na rralloi ajrin.

Te gjitha sa thuhen per Ramen,Bashen, Meten apo Saliun jane lojra mashtruese per te kamufluar opinjonin publik ,sepse ata punojn bashke , vjedhin bashke , mbrojne njeri-tjetrin,bejne ligjet bashke per te shpetuar vjedhjet siç kane bere Amnistin.Ne kemi Ilir Meten qe eshte kapur duke vjedhur ,dhe pasi ka bere Kryeminister, minister i jashtem, kryetar Parlamenti , Tani eshte bere edhe President Republike, kuptohet edhe me deshiren e Sliut dhe Mashtrues-fallsifikatorit Lulzim Basha!Ne vendet prendimore kjo lloj klase politike do te ishte ne burg , tek ne i kemi ne drejtim te vendit,prandaj jemi ketu jemi, duke komentuar jo Edi ka vjedhur 200 miljon,jo Saliu ka vrare dhe vjedhur 1 miljard euro,jo Basha ka vjedhur 240 miljon euro,jo Meta ka te depozituara 150 miljon euro ne Zvicer ,etj,etj! O Shqiptar keta jane derra, prandaj derrat duhet trajtuar ndryshe,jo me lutje e servilizem siç bejm ne!

I dashur prokurori i pergjitheshem i Shqiperise, shkelqesia juaj, zotnia i gjitheditur HOOK. Nuk hyj dot ne kompetencat tende profesionale ne percaktimin deri edhe me shifra se kush politikan ka vjedhur e ku i ka cuar parate e vjedhura, pasi ndoshta si i biri i Kico Ngjeles, edhe ti ke lidhje te forta me FBI amerikane nga ku i merni "informacionet". Per Spartakun e Kicos, e di qe nuk e ka te drejten te shkele ne SHBA, por edhe per nje person qe e njoh nga afer e qe luan edhe ai rolin e prokurorit te pergjithshem te Shqiperise, si puna tende, e ka te ndaluar vajtjen ne SHBA. Per personin qe po te aludoj, dij e jam ne gjendje ta vertetoj me fakte, se ne 26 vite ne emigracion, nuk ka punuar as edhe nje dite te vetme legalisht por vetem ne "te zeze" e megjitheate e mban veten si nje bos i pasur. Mjafton ky fakt, per te kuptuar se ky zoteria, nuk eshte vecse nje hajdut e bataksi ordiner. Miqesisht do te beja nje vrejtje te vogel, qe ne shqip nuk shkruhet fjala "opinjonin", por opinionin. Te siguroj se edhe "drejtesia e reformuar" nga Rama, nuk do te bente gabimet qe te pranonte qofte edhe nje punonjes burokrat me shkolle gjysmake qe nuk ka mesuar akoma te shkruaj korrekt gjuhen shqipe. Edhe "kaubojsi" nuk ben gabime te tilla te drejteshkrimit te shqipes e jo me te mare persiper te jape pretenca kryeprokuroresh per "politikajte"

Nje fjale e urte thote: "C'do mbjellesh, do korresh", keshtu qe duke u nisur nga sulmet personale te ketij sharlatani ketu siper, gjithkujt i lind e drejta te perdore te njejtat tone. "Anonymous" - te nderuar lexues - eshte sinonimi i nje kokzdrukthi pa identitet, qe hiqet sikur njeh mjaft mire rregullat drejtshkrimore, por qe ne fakt as fjalen "i pergjithshem" nuk e ka idene se si shkruhet. Neper forume kemi njohur mjaft analfabete funksionale, te te gjitha kategorive, por ky qe kerkon te behet i lexueshem me ane te shpifjeve ordinere (sidomos kunder HOOK-ut) ben perjashtim nga te tjeret. Ky me degradimet e tij emocionale nuk i hyn ne pune as dreqit, e jo me t'i sherbeje pozitivisht nje ideje apo nje qellimi. Cilido qe shkruan dicka, e cila bie qofte dhe nje grimce te vetme ne kundershtim me kendveshtrimin e ketij mangalli miop, ai etiketohet prej tij si "kundershtar". Absurditeti i ketij etiketimi eshte, se edhe pse askush nuk e llogarit te shkembeje mendimet me te, ai vazhdon t'i bjere fyellit malokar po ne te njejten bire. Ngado qe t'i marre shuplakat, majtas apo djathtas qofshin, ky ekzemplar i ralle, qe duket se eshte arratisur naten nga kopshti zoologjik, nuk di ta ruaje gjakftohtesine dhe te mundohet te komunikoje duke iu permbajtur sensit dhe etikes se nje qytetari te civilizuar. C'duhet bere akoma me te? Gjithshka deri ke denigrimi, por me e mira e te mirave do te ishte... INJORIMI.

Toleranca bëhet një krim kur zbatohet për të keqen.(rama,basha,meta ,berisha) (Thomas Mann)

O cami "shkodran" me shume pseudonime ! Pse ben hipokritin sikur po i bie kot me qafe nje "komentuesi te panjohur" ? Qe ne komentet e para me pseudonimin "HOOK", qofte edhe nga disa fjale dialektore te zhargonit te injoranteve si "kyt", e kuptova menjehere se kush je, e ti e di fort mire se kush jam une. Nese ta mban, dil me emrin tend te vertete e rrefeu publikisht se cfare pune ke bere ne kohen e diktatures e cfare pune ke bere ne emigracion. Nuk te kisha njohur fillimisht e u mashtrova se mu paraqite si nje "ish i perndjekur" nga regjimi komunist. Sinjalet e para se kush fshiheshte pas ketij "te perndjekuri", i mora nga kusheriri tend i pare qe ti perplasi te vertetat demaskuese ne surrat, ne pranine time. Mund te debatoj me etike, me cilindo qe ka mendim ndryshe, nje e drejte e patjetersueshme e demokracise, por me nje xhihadist qe si zgjidhje te "armiqesive" te tij, e deklaron disa here se do te paguaj vrases me pagese, per te "asgjesuar armiqte", nuk ke pse ben me debat por thjeshte duhet demaskuar si nje mafioz kriminel. Me te fundit qe kane te drejten morale per te akuzuar "politikajte" shqiptare te gjithe njelloj si hajdute, e kane ata qe gjithe jeten e tyre vec kane vjedhur e rembyer bile edhe pronat e te afermve. Eshte pikerisht kjo hipokrizi e neveriteshme tendja, qe me ben per te vjelle kur shoh qe me zell te madh e sikur je kryeprokurori i Shqiperise, jep pretenca akuzash per te gjithe.

Në vendin e gënjeshtërave e vërteta është një sëmundje!

anonymous, je per te ardhur keq dhe je nje idiot me plot gojen . te ka ngelur ora tek diktatura o pallosh . te jap nje lajm- kemi 25 vjet qe jemi shkeputur dhe jo vetem ne por pjesa derrmuese e planetit ehste shkeputur o car. mos e trumpetoni kaq shume kete ate te mallkuar diktature e komunizem se nuk e shpikem ne dhe nuk e zhberi saliu jot o idiot malinj, ishte gjysma e planetit e tille , pallosh!! rruga durres morine the ,,, ku durres o idiot , e ke shkelur ate rruge?? fillon ne milot o idiot dhe jo ne dr, ehste gjysem rruge . ke shkelur rrugen ne kosove sa del nga kufiri ?? e ke pare si eshte apo kujton se jemi qorra ne te tjeret ?? !! cilen ram mundi basha ne bashki o idiot. e vodhi ristani me kushuririn e saliut qe ruante kutite e votimit ne pallat te kongreseve ne pritje te rinumerimit apo kujton se eshte harruar o idiot. deti aty ehste vertet sepse gjykata ktheu vendimin o pallosh sepse te ishte per bashen me firmen e tij nuk do ishte me dhe per kete do te japi llogari!! 4 qyteteare nuk u vrane ne rrethana te mistreshme o idiot por u ekzekutuan pa meshire nga agim llupo o car . duke ndenjur dhe duke bere sehir tek dy kullat binjake ishte aleks nika . ka lene femijet jetim o te shk.. gruan dhe femijen bashke nqs e ke goce !!ministrat qe detyroi basha the hahaha po buldozerin qe erdhi em shkop gome en dore e harrove apo kujton se e harruan shqiptaret o hajdar. bashen tend e detyruan me "shkopin e gomes" se buldozerit te pranonte kushte te barabarta per zgjedhje dhe jo vetem kete here por ketej e tutje kehstu do te behet per te miren e interesit publik dhe ketu perfitim kishim vetem ne si shqipetare qe te mos diskutoheshin me rezultatet zgjedhore ashtu sic nuk po diskutohen dhe basha a fut koken te by.. saliut tend . kjo ishte fitor ee paster e interesit publik pe rte asgjesuar politikisht armiqte e saj dhe kete e beri te mundur kryeministri ne detyre q ee ka per detyre kete gje o idiot sepse je padyshim ose idiot ose ke interesa personale te lidhura ngushte em ish pushtetin , alternative tjeter eshte e pmunudr te ekzistoje po te marrim parasysh interesin publik te shoqerise . ik q. vehten dhe mos na rruaj bolet sepse je patetizem i gjalle kur shkruan ...thjesht je i peshtire dhe shumica te neverit. kjo ishte thjehst e verteta per ty . hajt me henksh b.let

Add new comment