Pse duhet rishikuar Skënderbeu që krijuam ne

Ka dy histori të Skënderbeut dhe sot po ndihet nevoja për t’i balancuar.

Njëra histori, që po e quaj e Skënderbeut, është ajo e rrëfyer me mijëra e mijëra herë, të paktën që nga Barleti e këtej: ose narrativa e jetës së Skënderbeut, që nga origjina familjare e deri në vdekje, e gjesteve të tij si komandant ushtarak dhe burrë shteti dhe diplomat, marrëdhënieve të tij me fuqitë e mëdha të Europës e të Azisë, si Vatikani, Venediku, Mbretëria e Napolit dhe Perandoria Osmane dhe në përgjithësi e politikës së tij në skakierën europiane të kohës; por edhe e politikës dhe marrëdhënieve të tij me bujarët e tjerë shqiptarë dhe jo-shqiptarë në Ballkan. Idealisht, brenda kësaj historie, gjestet e Skënderbeut vendosen në kontekst, krahas përpjekjeve për të shpjeguar çfarë deshi ai të bënte, çfarë arriti dhe çfarë ndikimi pati në Arbërinë e kohës së vet, por edhe në Ballkan dhe në Europën Perëndimore e më gjerë. Versione të thjeshtuara të kësaj historie u mësohen fëmijëve shqiptarë në shkolla; versione edhe më të thjeshtuara, në trajtë të kalcifikuar, mbretërojnë në debatet publike rreth Skënderbeut dhe trashëgimisë së tij.

Historia tjetër, që po e quaj e Skënderbejadës dhe që mbetet në masë të madhe e padukshme, është ajo e pritjes, perceptimit, ruajtjes dhe trashëgimisë së memories së Skënderbeut, nga ana e arbërve, shqiptarëve, italianëve, popujve të Ballkanit dhe osmanëve vetë. Nëse historia e parë zgjat e shumta një shekull, kjo e dyta shtrihet në pesë-gjashtë shekuj. Pjesë të saj janë: historitë e Skënderbeut të shkruara vit pas viti anembanë Europës, nga Barleti e tutje; trajtimi i Skënderbeut nga historianët europianë dhe osmanë në rrjedhë të shekujve; kujtimi i Skënderbeut në kulturën europiane perëndimore, ose kuptimi që i ka dhënë kësaj figure kultura europiane në shekuj; kujtimi i Skënderbeut mes shqiptarëve, përfshi këtu edhe folklorin kushtuar Skënderbeut në shqiptarët dhe në arbëreshët e Italisë; kujtimi dhe kultivimi i figurës së Skënderbeut mes shkrimtarëve shqiptarë dhe arbëreshë të Para-Rilindjes, duke filluar nga Frang Bardhi; Rilindja shqiptare dhe roli qendror i figurës së Skënderbeut në projektin e zgjimit kombëtar të shqiptarëve; vendi i Skënderbeut në themelet e shtetit shqiptar të shekullit XX; përdorimi i Skënderbeut nga Zogu; përdorimi i Skënderbeut nga fashizmi italian; vendi i Skënderbeut në historiografinë shqiptare të periudhës totalitare; kuptimi që i jepet Skënderbeut sot, në Shqipëri, në Kosovë dhe gjetiu ku jetojnë shqiptarët; mënyrat si kremtohet në publik kujtimi i Skënderbeut mes shqiptarëve dhe gjetiu; historia e artit kushtuar Skënderbeut: poemat, romanet, pjesët teatrale, operat, në Europë dhe mes shqiptarëve. Lista është detyrimisht e paplotë, por besoj mjafton për të krijuar idenë.

Çfarë dua të theksoj këtu është se (1) këto dy histori janë të ndryshme nga njëra-tjetra, por e dyta gjithnjë plotëson të parën; (2) deri më sot kemi vepra të plota dhe shteruese për historinë e parë, por për të dytën gjen vetëm studime të shpërndara, por mungon përpjekja për sintezë; (3) disa aspekte të imazhit që kemi sot për Skënderbeun varen drejtpërdrejt nga historia e dytë, jo e para; (4) çdo përpjekje për t’i ndarë dy historitë është, në fakt, pjesë e së dytës; (5) historia e parë është objekt i punës së specializuar të historianëve, ndërsa e dyta prek të gjitha sferat e jetës kulturore, sepse ka të bëjë me mënyrën si e përjetojmë ne, shqiptarët, identitetin tonë kombëtar dhe një personazh historik qendror si Skënderbeu; (6) pjesa më e madhe e publikut e krijon imazhin dhe ndonjëherë kultin e Skënderbeut nëpërmjet historisë së dytë, jo të parës. Që këtej, nevoja e ngutshme që kjo histori e dytë jo vetëm të studiohet seriozisht, por edhe t’i jepet publikut në po atë masë sa e para.

Imazhi, koncepti dhe kuptimi që ka sot publiku shqiptar për Skënderbeun, i mbrujtur në shkollat dhe i ushqyer më tej nga letërsia, historiografia, mass mediat dhe artet figurative, është gjithnjë i ndërmjetësuar nga tradita – por jo aq tradita e ruajtjes së pandërprerë të kujtimit të bëmave të Skënderbeut, sa tradita e paraqitjes së Skënderbeut nga disa vepra kyçe, si historitë e Barletit, Naim Frashërit dhe Nolit, skulpturat e Odhise Paskalit dhe arti i derdhur në muzeun e Krujës. Aq i fortë është ndikimi i këtyre veprave në vetëdijen kolektive të shqiptarëve sot, sa çdo shmangie ndaj “normës” që ato kanë krijuar shpesh të përfytyrohet sakaq si shmangie nga e vërteta: cili prej nesh nuk është stepur, kur ka parë për herë të parë portretet e Skënderbeut nga autorë italianë të asaj kohe, që nuk përkojnë me imazhin që na ka dhënë Paskali? Cili prej nesh nuk ka mbetur i zhgënjyer, kur ka vizituar kështjellën e Krujës për herë të parë, dhe nuk ka parë atë madhështi që ia kishin sugjeruar rrëfimet historike për rrethimet e asaj kështjelle? Në fakt, shkolla dhe kultura publike në përgjithësi nuk bëjnë asnjë përpjekje për të shpjeguar se imazhi dhe kuptimi që kemi ne sot, për Skënderbeun, është po aq produkt i aktualitetit, sa ç’është edhe produkt i vërtetësisë historike. Prandaj studimi i arsyetuar i mënyrës si është kuptuar Skënderbeu në rrjedhë të kohës do të ndihmonte për t’i mbajtur të gjalla dhe aktive të dy akset kohore njëkohësisht: sinkroninë dhe diakroninë; meqë do të na ndihmonte për t’i bashkuar dy sinkroni, atë të shekullit XV kur veproi historikisht Skënderbeu dhe këtë të sotmen, tonën, me ndërmjetësimin e një vargu aktesh diakronike. Të marrim edhe shembullin e kultit për Skënderbeun mes arbëreshëve; të cilin kult nuk mund ta shpjegojmë thjesht si “ruajtje të një tradite”, meqë gjasat janë që në shekullin XIX ky hero të nderohej e të kremtohej, mes arbëreshëve, më shumë e më fort edhe se në shekullin XVI, kur kujtimi i tij ishte tejet i gjallë dhe kish akoma plot prej tyre që i kishin përjetuar vitet e luftërave anti-osmane të Skënderbeut (motin e madh) në përditshmëri. Qasja aq e veçantë e arbëreshëve ndaj Skënderbeut do shpjeguar, pra, në kontekstin e nevojës së tyre për një strumbullar rreth të cilit të ndërtonin identitetin e tyre kombëtar; dhe kjo ka rëndësi, jo vetëm për arbëreshët vetë, por edhe ngaqë prej arbëreshëve kulti i Skënderbeut i kaloi edhe Rilindjes shqiptare përtej detit, për të ardhur pastaj deri në ditët tona. Ose të marrim edhe kremtimet e mëdha të 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, në Shqipërinë e vitit 1968, kur edhe u vendos statuja e heroit në sheshin qendror të Tiranës dhe u nxitën, nga shteti, një mori botimesh historiografike dhe letrare, por edhe vepra të tjera artistike, si opera ose në artet figurative, dhe konferenca të rëndësishme si ajo e 2-ta e Studimeve Albanologjike; të gjitha këto, nisma me ndikim të thellë, gjurmët e të cilave në vetëdijen kombëtare janë të dukshme sot e kësaj dite. Historia e Skënderbejadës ndihmon për të kuptuar arsyet e kësaj stuhie historiografike dhe simbologjike në kulturën shqiptare, por edhe arsyet e kësaj kthese dhe ri-përqendrimi të vëmendjes në kombëtarizëm, pas shkëputjes së Shqipërisë nga kampi socialist dhe dalja nga Traktati i Varshavës.

Po të hysh në një librari sot dhe të shohësh raftet që i kushtohen historiografisë, do të gjesh një numër veprash serioze, që i kushtohen historisë së parë, asaj të Skënderbeut; megjithëse ky lloj hulumtimi historiografik është i vështirë, kërkon ekspertizë në shfrytëzimin dhe krahasimin e burimeve dhe njohje të mirë të shekullit XV në Europë (përfshi këtu edhe Bizantin) dhe në Perandorinë Osmane. Në një kohë që veprat kushtuar historisë së Skënderbejadës, ose aventurave të Skënderbeut personazh historik në historiografinë dhe kulturën europiane dhe shqiptare janë më të pakta; dhe sidomos, mungojnë qasjet sintetizuese. E megjithatë, edhe vetëm një kurs universitar i plotë, kushtuar kremtimeve të 500-vjetorit të Skënderbeut, do të ndihmonte për të shpjeguar si e sotmja ndërhyn, me të gjitha mënyrat, për të modifikuar vizionin dhe kuptimin tonë për të shkuarën: mjafton vetëm një listë e plotë e botimeve të atij viti, disa origjinale në shqip dhe të tjera përkthime, disa në prozë dhe disa në vargje, që nga poema e Longfellow-t te romanet kalorësiake standard, për të vërejtur se rikthimi i Skënderbeut në qendër të kulturës shqiptare të asaj kohe po realizohej jo vetëm duke i dhënë publikut historinë e parë, të Skënderbeut, por edhe duke i ofruar këtij pjesë nga e dyta, Skënderbejada; edhe pse jo të organizuara në trajtesa koherente, refleksive dhe gjithëpërfshirëse. Si edhe herë të tjera, ne jemi entuziazmuar që kultura europiane i ka dhënë vend një heroit “tonë” dhe e ka përfshirë në ikonografinë e vet standard të Mesjetës, por nuk jemi lodhur shumë të kuptojmë pse ka ndodhur kjo; ndoshta nga frika se mos zbulojmë që, në këto ndërmarrje, nuk ka luajtur ndonjë rol admirimi i “atyre andej” për shqiptarët dhe heronjtë e tyre.

Ka dy histori të Skënderbeut; është koha që intelektualët, publicistët, kulturologët dhe të gjithë ata që i japin tonin diskursit publik shqip t’i kushtojnë vëmendjen e duhur edhe historisë së dytë; në emër të ruajtjes së integritetit jo vetëm të vizionit tonë për historinë, por edhe të identitetit kombëtar të shqiptarëve.

Marë nga Peisazhe të fjalës

Komentet

Comments

“Që këtej, nevoja e ngutshme që kjo histori e dytë jo vetëm të studiohet seriozisht, por edhe t’i jepet publikut në po atë masë sa e para. „ Portreti i tij eshte kudo, ne komerciale t'shirt ,vazo, ne pjatanca porcelani, ne emra qytetesh ku ka jetuar, ne dhjetra e dhjetra monumente, ne biblioteka plot me libra e albume, ne 24 miljon ndjekes, qe bejne peligrinazhe po qe nuk e njohin, e nuk duan ta njohin anen e erret te Martin Luther. Dhe une per Luther reformatorin e njihja qe u ngrit kunder Papes e Vatikanit si reformator dhe perkthyesi i bibles ne gjermanisht. Ne te gjitha monumentet ai eshte me bibel ne dore e rrezaton ndricim reformatori te nje njeriu te ndricuar. N e ndergjegjen e popullit gjerman eshte i tille i kalcifikuar si Lutha reformatori. Rastesisht ne nje kuartret historianesh mbas ores 12 te nates ne televizion po flitej per Martin Lutha dhe une u shokova per te vertetat e ketij krimineli, sadisti e nazisti. Nen thirrjet e tij eshte shkaktar i vrasjeve te qindramijranjerzve. Urrejtje ndaj Judeve dhe thirrje per nje proces te shkurter ku te gjithe Judet duhet te vriten, per femren tmerre citimesh, per fshataret tmerre dhe tmerret skishin te mbaruar. Ishte 500 vjetori i perkujtimit te Martin Luther dhe me shume finese u thane te gjitha kush ishte Lutha i vertet nje Horror Djall dhe po ashtu u tha dhe u citua qe keto jane per historine se luta ne shkolla dhe ne shoqeri eshte i falcifikuar si Luta Reformatori dhe eshte nje hero. Pyeta ne pune ne muze per Luthen dhe pak ishin qe ja njihnin anen e keqe. Nuk e di ne shkolla i thuhet e verteta apo jo. Monumentet e nderimet per Martin Luthen per mendimin tim sa te keqija e krime qe paska bere nuk duhet te kishte as pervjetor dhe as monumente. Dua te them qe Skenderbeu nuk eshte ne statusin e poshtersive te Martin Luthes ju nuk ju ze gjumi ti prishni imazhin. I mazhi Martin Luthes nje hero dhe e verteta nje kriminel dhe te gjithe e nderojne. E verteta e Skenderbeut nje hero ne indetitet dhe ju doni patjeter tja nxini imazhin. Pse! Mblidhni mbas ores 12 te nates e diskutoni per te vertetat e Skenderbeut e leni indititetin dhe imazhin e tij te kulluar ashtu sic eshte ai ne te vertete. Ai qe di gjermanisht mund te lexoje per mynxyrat e Martin Luthes dhe prap ai eshte hero...

Mendoj se eshte e pamundur qe historia dhe legjenda te njehesohe.Ne Evrope ka shembuj te pafund qe historia eshte nje gje e legjenda nje gje tjeter e afert me historine por jo e njesuar me historine.Besoj se keshtu do vazhdoje.Dhe Skenderbeu yne kete fat do kete.

Redaktore te Lapsit: jo vetem ma keni marre shkrimin pa leje, por edhe ia keni nderruar titullin, duke percjelle mesazhin se une flas per "rishikim" te figures se Skenderbeut. Ne fakt ne shkrim nuk flitet gjekundi per RISHIKIM, por vetem per nevojen qe historia e imazhit te Skenderbeut ne shekuj te trajtohet KRAHAS historise se Skenderbeut vete, per ta balancuar. Nuk eshte shkrim polemik, dhe as kerkon gjekundi rishikime. Te pakten kini miresine te shtoni se titullin e keni vene ju, pa e pyetur autorin; se perndryshe me demtoni.

Skenderbeu eshte hero i atyre qe mbeten Shqiptar? Persa i perket Turkofilave heroi i tyre eshte Mehmeti II . Eshte fare e lehte ta kupptosh pse Napoleon Zerva zboi shqiptaret ( musliman) nga Greqia . Skwenderbeu ju desh Turkofiave kur Rusia do i niste per Turqi dhe si bythlepires ngelen dyerve te Evropes me flamurin e Gjergj Kastriotit. Tani situata ka ndryshuar pak duket se Turqia po kthehet ne "perandori" he dallkauket mendojne se do dominojne perseri.

Kush e krijoi Skenderbeun, o djali i kasapit te lagjes? me gjithe ate te rrjdhurin me 18 vjet burg, te na beni historine ju morrat qe ju ngjizi endhjeri, e qe doni te dukeni me donkishotizma prej liliputesh, sepse nuk keni asgje ç'far te jepni, perveç koplekseve tuaja prej mitomanesh! E di qe zagazret e gazetes nuk e publikojne sepse ju duket shume e komplikuar dhe nuk e kupptojn,por edhe keta si dy te parest vuajne nga e njeta sindrome, e rrjredhmisht nuk jam tek rrumpalla qe duan mediat e shurres, keshtu qe nuk publikohet! Ps: Sfidoj te gjithe punetoret dhe punedhenesit e medias shqiptare ne debate, por e di qe nuk e publikoni sepse '"doreza eshte hedhur" e per ta shmangur nuk puplikohet! Tung!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! o trungj!

oh sa majmuna qe kemi , po me Skenderbeun krenarohet Europa , bash aty ne Rome eshte piazza Albania me Skenderbeun ne qender.Jemi neve merhumat ,qe lejojme turkun te na beje paçaris, pastaj dalin filozofet me teorin , e dimesionit,mitit o te nacinalizmit si Lubonja e keshtu dokrrash. Mos shkruani fare kur keni vene tapen ne goje para mbulimit e ofezave te historianit Turk, miku i Erdoganit!Ju ka kapur frika nga islami rradikal qe tani ?

na cat karin me kastrabecin, i shkofshi ka mrapa ju pabuksat qe e adhuroni, un hero kam ate qe mjep buk

Replike me komentuesin A.Vehbiu ■ Pikesepari pershendetje dhe urime per shkrimet tuaja modeste ne "Pejsazhe te fjales". Kam hasur disa prej tyre dhe t'ju them te drejten, pas leximit te tyre me se shumti e kam ndjere veten mire. E vetmja gje me ka rene ne sy, dhe qe me duket sikur stonon mes gjithshkaje, ai eshte shqetesimi yt paksa i tepruar, persa i perket ruajtjes dhe mbrojtjes se "mallit tend" nga prezantimi i tij ne faqe te tilla informative. ■ Sigurisht qe eshte e drejta e gjithkujt te shqetesohet apo jo nese i cenohet e drejta e autorit, por me qe jemi dhe ketu ke lapsi, qofsha gabuar, mua nuk me duket se te eshte ngrene kushedi se sa haku i punes. ■ Ndryshe nga shumica e autoreve te shkrimeve "nje faqore", te cilat per nga volumi (krahaso me librat, romanet), permbajtja, apo ideja nuk eshte se perbejne kushedi se cfare dallimi nga komente te te njejtit nivel, ju kam pershtypjen se ndjeheni shume keq, kur shihni se dikush prezanton te pa deformuar shkrimin tuaj ne ndonje nga portalet shqiptare si ky ku aktualisht gjendemi. ■ Ne fakt ndaj te njejtin mendim me ju persa i perket titullit dhe autoresise, dhe kjo thjesht per faktin se "huazimi" eshte bere fare i pandryshuar ne formatin 1:1. ■ Ne rastin me ideal, per Lapsin do te ishte me e ndershme, nese te dyja do t'i shenonte tekstualisht si ke artikulli juaj ("DY HISTORITË", 7 Shtator 2017, Nga Ardian Vehbiu). Gjithsesi jam i mendimit, se kjo "pakujdesi" e Lapsit nuk eshte bere per te fshire komplet me gome autoresine tuaj. Perkundrazi. Ajo per mendimin tim ka dale akoma me ne pah. Autoresia juaj duket qarte para se gjithash nga fotoja qe i eshte bashkangjitur artikullit. Ne vend te asaj ke shkrimi juaj, redaktori i Lapsit ka preferuar ta zevendesoje ate Skenderbeut me foton tuaj. Wow! Pervec kesaj, ne fund te artikullt eshte shenuar ekstra dhe burimi i tij. Kaq eshte me se e mjaftueshme. ■ Jam i mendimit se ne shkrime te karakterit (dez)informativ si pshm. lajme, thashetheme, opinione, vepra te pambrojtuara letrare, etj., ndryshime te tilla siperfaqesore si ky ne fjale nuk eshte se luajne ndonje rol te rendesishem ne ceshtjet e cenimit te autoresise. Per lexuesit qe kane dy pare mend, (dhe keta besoj te jene lexuesit tuaj te preferuar), eshte krejtesisht e kuptueshme, qe ky shkrikm eshte publikuar fillimisht diku tjeter. Keshtu qe "lapsi" ne kete rast jo qe s'ju ka rrembyer autoresine, por perkundrazi, ai ju ka bere nder duke ju rritur vlerat permes nje si bicim "reklame" per faqen korensponduese. ■ Shpresoj qe edhe pas ketij huazimi tipik per gazetaruat shqiptare, "Peizazhe të fjalës" të vazhdojë të funksionojë rregullisht edhe nese do t'i mungonin komplet donatoret... (https://peizazhe.com/dhuro/) ☺ ■ Pershendetje!

sdfgb përse nuk vë emrin tënd real?? sipas asaj që ke shkruar!? duhet ta kesh QËN!!

Add new comment