Vazhdoni, “shajeni Shqipërinë” tek të huajt

Edi Rama ka rimarrë edhe njëherë, gjatë debatit parlamentar për programin e qeverisë, tezën e tij të njohur se atdheu nuk u dashka sharë tek të huajt. Që kur bëri marrëveshjen e 18 majit me Bashën, që kur ndërroi pllakë dhe filloi të flasë për kombin, flamurin, Skënderbeun dhe Ismail Qemalin, ish intelektuali i dikurshëm kozmopolit, po i lutet opozitës për një gjë: Që mos hedhi baltë për vendin tek ata që nuk janë shqiptarë.

Pak a shumë këtë lejtmotiv rimori edhe në fjalimin e fundit në parlament. Ai nxorri gjoksin dhe iu lut kundërshtarëve: Ja ku më keni mua, më godisni sa të doni, më kërkoni hesap sa të doni, më sfidoni sa të doni, por mos dëmtoni vendin përtej kufijve.

“As ju kupton kush, as ju vlerëson kush nga ata që ju dëgjojnë në gjuhë të huaj, kur fisni për Shqipërinë sikur është një lebrose që kërcënon Europën”, u tha ai opozitarëve duke theksuar se çmimin e kësaj beteje “e paguan Shqipëria dhe emri shqiptar kudo nëpër botë”.

Në fakt, ideja se vendi yt nuk përgojohet kur je me të jashtmit, nuk ka lindur me kreun e rilindjes. Me gjithë kritikat e mëdha që kishte kundrejt Zogut, Faik Konica aplikonte të njëjtin standart kur duhej ta kritikonte atë në SHBA. Edhe më pas komunistët, e ngritën në nivelin e sakrilegjit “shitjen” e atdheut tek armiku i huaj.

Por, të gjitha këto qëndrime, burojnë nga kompleksi i vendit të vogël dhe inferior, që duhet shitur ndryshe nga ç’është tek të tjerët. Ato e kanë gjenezën tek një mentalitet i vjetër dhe tashmë i tejkaluar që e konsideron identitetin kombëtar si shtresëzimin kryesor të identitetit të njeriut. Vetëm pas tij vijnë bindjet që ai ka, parimet që ai mbron dhe vlerat me të cilat është ndërtuar.

Sipas kësaj logjike, një amerikan i mirë nuk do të ishte ai që flet për krimet e tmerrshme raciale në vendin e tij; një kolumbian perfekt nuk do të qe ai që përmendte trafikun dhe masakrat e Eskobarit; një francez i devotshëm do të quhej ai që i kishte harruar krimet ndaj ish kolonive dhe deportimin e hebrenjve; një turk shembullor ai që nuk e njihte para shtypit europian, genocidin barbar ndaj armenëve.

Për të arritur në ditët e sotme, Noam Chomsky dhe Oliver Stone, që kanë shpalosur në sy të gjithë botës krimet e vendit të tyre, do duhej të ishin tradhëtarë të Amerikës, Umberto Eco një anti-italian dhe Jean Paul Sartre, që i bënte thirrje algjerianëve t’i vrisnin pushtuesit francezë, një intelektual që duhej djegur në turrën e druve.

Në fakt nuk është kështu.

Në botën globale ku jetojmë, me shpejtësinë e mjeteve të komunikimit dhe me inormacionet e aksesueshme në çdo kënd të rruzullit, secili që do të tentonte të sillej ndryshe, do të ishte thjesht qesharak.

Imagjinoni për një çast sikur një opozitar shqiptar të vendoste të komportohej ashtu sikurse i kërkon Rama. Mendoni sikur ai pasi kishte denconcuar në kuvendin e Shqipërisë korrupsionin galopant, lidhjet e qeverisë me krimin, vendin e mbytur nga hashashi, të shkonte në Bruksel apo të jepte intervistë përpara një media europiane dhe t’i mohonte përballë bashkëbisedueseve të huaj të gjitha ato për të cilat ata ishin informuar më parë. Situata do të ishte groteske. Po aq sa edhe standarti që kërkon kryeministri për ta goditur atë me forcë brenda vendit, por për të mos e “shitur” përballë të huajve.

Natyrisht, që sado të ketë avancuar në delirin e tij të pushtetit, sado të jetë rënduar tek ai sëmundja e pashërueshme e liderëve tanë, që pas një kohe i bën t'a identifikojnë veten me atdheun, tek Edi Rama nuk mund të ketë vdekur krejtësisht rebeli i dikurshëm që vinte në lojë simbolet e kombit të vet.

 Ai është i ndërgjegjshëm që thirrja që bën është një budallallëk populist me brirë, që u drejtohet pjesëve më të pandriçuara të shoqërisë. Ai e di, se ajo është një manovër perfide për t’i vënë kritikët e vet përpara linçimit të “turmave patriotike”.

Prandaj atij nuk i duhet pranuar një ftesë tek e cila nuk beson as vetë. Ata që kanë shenjuar me gisht gjëmat e qeverisjes dhe problemet e vendit duhet të vazhdojnë ta bëjnë. Duke e injoruar Ramën dhe duke besuar se Shqipëria bëhet më e mirë, sa më fort që ngrihet zëri, si këtu edhe jashtë, për mëkatet tona të përbashkëta. (lapsi.al)

 

Komentet

Comments

sigurisht Bushat qe shkrimi yt ka vlere kulturore, por me lejo nje sugjerim. Strukturimi i shoqerise sone eshte aq i percudnuar, saqe njerez si Rama do vazhdojne nder vite te udheheqin PS-ne, nderkohe qe Rama s'ka me shanse te ndryshoje koncept a sjellje. Pra, Rama dhe PS-ja, per aq vite sa Rama do jete aty, jane te djegur. Vijme tek e dobishmja. Ka shume shanse qe PD-ja, nese strukturohet siç duhet dhe nis nje proces dialektik korrekt brenda saj, te mund te vije ne pushtet pas 4 vitesh. Prandaj dhe them mos eshte me mire, me e dobishme, qe sforcot te perqendrohen pikerisht ne cfare ndodh tek PD-ja, ne nxitjen e atij procesi te shumepritur, i tille qe te nxjerre ne balle te saj nje lider modern??

Ik o Bushat se na cave karin! Paske qene nje bushter Blloku ti qe s`e ke shoqen!

Bravo Bushat. Opo i majti i majte mbetet. Sepse nje nga faktoret qe shqiptaret votuan socialistet eshte edhe fakti qe zgjedhesit nuk e honepsnin dot Bashen kur te palarat e shtepise i nxirrte ne pazar te botes. Sepse ne fund te fundit pasojat nuk bien mbi Raman por mbi popullin. Pra Basha kur shkon jashte dhe thote e cfare nuk thote mbi qeverine dhe Ramen, nuk ben gje tjeter vecse nderrmerr iniciativa per sanksione te Europes kunder popullit te tij. Pasi Rama dhe oligarket i kane ne rregull llogarite e tyre.

Me pa aftesin tone kemi krijuar nje grup hajdudash te fuqishem si Rama,Meta, Basha me ushtrit e tyre, tani keta hajduda kerkojne te na qepim gojen dhe t'mos ankohemi fare as neper bote!Kjo ne emer te Kombit per te mbrojtur hajdudat kombetare, keshtu qe Plehu te mbuloje totalisht vendin . I shihni si kane filluar te flasin Rama ,Meta per Europen ,"ne e beme reformen " tani o burra duhet t'na pranoje Europa. Me dy llafe keta qelbesira pasi kane vjedhur miljarda euro shqiptaret duan te hyne ne Europe per te vazhduar vjedhjen e finacimeve Europjane . çfare plehrash injorant ,keta mendojne se Europianet jane si Ne ,qe fusim bishtin nen shale para 3 mutave te Kombit!

ta ka permledh kaci te gjithe fillozofine e shkrimeve te tua andushi. po si mor k...r me zile ve ne nje kandar gjemat qe kane bere francezet ne indokine, algjeri, apo ishujt pertej detit, amerikanet atje ku u ka dash qejfi, qofte edhe me dhjetra tone hashash?

por në të njëjtën kohë vizionari rilindas nuk lë gjë pa thënë për vëndin e tij!!kuptohet atë që ai nuk e ka dashur asnjëherë,por që e voli deri ditën e fundit!bile duke edukuar brezin e ri me talentin e tij!! jemi vëndi i paradokseve dhe asgjë më tepër!noli e kashkruar bukur gati një shekull më parë!!

Ore te dashur komentues ,perse beni barazimin e Rames me Meten Bashen e Berishen., ku dihet hapur se Meta e Berisha akuzonen nga organet e specializura nderkombetare se zoterojne pasuri mbi 5 miljard euro,ndersa Basha kopuku vjedhjet i ka mbuluar me raporte mjeksore.Tani me thoni nje fakt ku akuzohet Rama, se ka bere nje vile per banim ,kur kapobanda Sali e kokelopa Meta kane rezorte ne gjithe Shqiperine.Nuk mbroj Ramen ne kete rast por nuk duroj pradrejtsite.

Add new comment