Rama-Vuçiç, përballje në një emision televiziv

Kryeministri Rama dhe kryeministri serb Vuçiç do të përballen kësaj here në një debat televiziv online më 27 gusht.

Mësohet se ata do të debatojnë së bashku në emisionin “Okruzenje”, një produksion miks ballkanik.

Ky emision do të regjistrohet në Vjenë gjatë samitit që synon zhvillimin e projekteve për Ballkanin, samit që vjen me iniciativë të kancelares gjermane Merkel.

Drejtuesit e emisionit jane Nenad Sebek aktivist i njohur për të drejta e demokraci në Ballkan dhe Zvezdana Kovaç gazetare e njohur nga Mali i Zi./Lapsi.al

Komentet

Add new comment