Presidenti Nishani i rrëzon Llallës prokurorin Ramadan Troci

Presidenti i Republikës nuk ia dekretoi Adriatik Llallës emrin e Ramadan Trocit. Kryeprokurori ia kishte dërguar emrin e tij si anëtar të njësisë Antikorrupsion pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Lapsi.al njoftoi një ditë më parë se kërkesa e Llallës ka ngritur shumë dyshime brenda prokurorisë për procedurën e ndjekur ashtu edhe për emrat që ai kishte përzgjedhur për këtë njësi, pasi ata kanë disa problem.

Ramadan Troci ishte i pari ndër 4 emrat që Adriatik Llalla kërkonte t’i sjellë në Tiranë në njësinë Antikorrupsion. Ai është aktualisht i komanduar në prokurorinë e Vlorës. Frika se reforma në drejtësi mund të prekë mjaft prokurorë të përfolur se kanë vepruar nën urdhëra politikë duket se është arsyeja e përfshirjes së tij në listën e Llallës, për t’i gjetur një vend të sigurtë në një njësi që Llalla kërkon të ringrejë pas shkrirjes së saj, në një kohë kur debati për Byronë Kombëtare të Hetimit është rihapur. 

Troci është një ndër prokurorët e afërt me kryeprokurorin Llalla. Firmën e tij mbajnë urdhërat e arrestimit të Shpëtim Gjikës dhe ish –Guvernatorit Ardian Fullani. Ky i fundit fitoi pafajësinë në të gjitha shkallët e gjyqësorit. Në Gjykatën e Lartë ishte vetë prokuroria, që mesa duket për mungesë provash, nuk i bëri rekurs vendimit të Gjykatës së Apelit që e shpalli të pafajshëm Fullanin, ashtu si gjykata e Shkallës së Parë.  

Motivi i refuzimit të Trocit nga presidenti Nishani është i panjohur. Por lapsi.al mësoi se emri i tij, bashkë me atë të Arenc Çelës, Sonila Domi e Pranvera Hoxha kanë dalë nga Këshilli i Prokurorisë, një organizëm ky që në fakt nuk ka kompetenca emërimesh.

Arenc Çela, që aktualisht mban detyrën e prokruorit të rrethit në Lushnje, ku dikur ka punuar edhe vetë Llalla, është nipi i Maksim Çelës, i dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda si pjesëtar i “bandës” së Lushnjës të drejtuar nga Aldo Bare. Ai është edhe bashkëshorti i gjyqtares Arbena Ahmeti, vëllai i së cilës është Dardan Ahmeti që, bashkë me Sajmir Bajramin, pritën dhe shoqëruan pilotin italian Giorgo Riformato nga Rinasi në Tiranë.

Sonila Domi rdhëroi ndalimin e ish kreut të Inteprolit, të cilin e liroi gjykata duke e cilësuar veprim të paligjshëm arrestimin e tij.

Pranvera Hoxha është e motra e kryetarit të Unionit të Gjyqtareve të Shqipërisë, Gerd Hoxha. /Lapsi.al

Komentet

Comments

E pergezojme z. President, mjaft po bejne show prokuroret e blere te rames...

Me ket veprim presidenti dekretoji 3 ushtaret e sali gerdecit

troci deshtoj te argumentoj dhe te provoj fajesine e full-hajnit dhe te sh. gjikes, si dhe mbylli hetimin mbi aksidentin e te ndjerit Olldashi. Ai eshte pergjegjes per rivrasjen e Sokol Olldashit. Nese do kishte shtet dhe gjygjesor ai prokuro duhet te ishte prapa hekurave.

Volter trimi ! Mesa dihet publikisht, pronari i fabrikes se Gerdecit Delijorgji, ka qene e eshte mik i ngushte leje ndertimesh i Edi Rames e jo "Saliut". Gerdeci shpertheu se pronari nga makuteria per te fituar sa me shume para, kishte punesuar njerez te pa instruktuar per nje fabrike te tille me rrezik te madh. Mandej c'lidhje ka dekretimi i prokuroreve nga presidenti me "Saliun" e aq me shume me Gerdecin ?. Volteri ka qene nje fillozof iluminist i madh francez e eshte idiotesi qe nje katundar i trashe shqiptar te dale e te shkruaj ne emer te tij. Jam i bindur qe vec te ka rastisur t'ja degjosh emrin, por as qe e ke idene se kush eshte Volteri.

Trocai e ka kthyer prokurorine e vlores ne gjobvenesen me te madhe ne vend shok i klaneve te krimit dhe tokave ne vlore

ramadan troci ne radhe te pare duhet te thote qe dha apo nuk dha per te ardhur ne tirane prokur 10 mij euro dhe nje benz 15 mij euro

Gjykoj se PRESIDENTI ka vepruar drejte qe ka refuzuar kerkesen e Prok.Pergjitheshem per tu emeruar R.TOCI ne prokurorine e njesise Antikorrupsion . Si mund ti besohet aftesive te tija te kufizuara, qe te marre nje detyre te tile kaq te rendesishme ? Prokurori TOCI fillimisht duhet te pergjigjet per arrestimin me te pa drejte te Bashkiakut te Vlores Shpetim Gjika dhe Guvernatorit te Bankes A.Fullani , te cilet ay i arrestoje dhe gjykata i nxorri te pafajshem . Kush do ti paguaj miliona leke ketyre persomave per kohen qe kane qendruar me pa te drejte ne arrest ? Ahere ku eshte garancija dhe zotesija e ketij prokurori per te marre kete detyre , te fuse e te nxjerre nga burgu Minisitra e Drejtore , sipas mendjes se tije te lihte ? Si ka mundesi qe Prok.Pergj. A.LLALLA te kerkoje ngritjen ne detyre teketij prokurori te pa afte dhe te njeaneshem ? Duket se LLALLA nuk di te ndaje krundet nga mielli .

Add new comment