Si i zgjidhi Emiliano problemet me Hipotekën, Gjykatën dhe ish pronarin

Burri me xhaketën blu në foto, është Ylvi Beqaj, përfaqësues i kompanisë “Saubi Brothers Commercial Company”. Pas 14 vitesh nëpër Gjykata, e gjeti zgjidhjen e halleve të tij tek Emiliano Shullazi. Paratë për truallin dhe ish Hotel Vollgën në Durrës ishin paguar, por gjykata ishte duke ia marrë pronën për t’ia kaluar palës tjetër në konflikt. Në atë moment Ylvi Beqaj takon Emiliano Shullazin. Ja si e tregon avokati Roland Samarxhiu në Abcnews, bisedën që e shpëtoi nga hallet Ylvi Beqajn, në takimin me Emiliano Shullazin.

“Ylvi Beqaj është njohur me Emiliano Shullazin prej shumë kohësh se kanë qenë komshinj. Në një moment kafeje siç pyesim ne shqiptarët, i ka thënë: Më ka gjetur belaja! Kam marrë vendimin për ta regjistruar pronën, nuk ma regjistron zyra regjistrimit e pasurive të paluajtshme. Ca po thua? Ja këtë po them, spo ma regjistrojnë. E kam çuar edhe për përmbarim. Të përpiqem unë? Po a ke gjë në dorë?”

Do merrte dy gjëra Emiliano: Do interesohej që të regjistohej kjo pronë që e kishte përmbaruesi, kishte çuar shkresat, kërcënimet që lejon ligja dhe e dyta ishte, do bisedonte me Zanmir Hasën. Tani kjo punë mbaroi. Eshtë e vërtetuar. Do mbyllte punën me Zanmirin që mos vazhdonin gjyqet pafundësisht, se vajtën kaq vjet. Këto ishin detyrat.

Meqë jemi në ekonomi tregu, hyri kjo tjetra: Mirë do i bëj unë këto, po ça do marr unë? Dhe u la që nëse zgjidhte problemin me regjistrimin merrte 10%, nëse zgjidhte problemin me gjykaten merrte 10% të tjera, që shkonte 20%”

Avokati është i ndërgjegjshëm se zgjidhja nuk erdhi në rrugë zyrtare, por u imponua për shkak të rrethanave.

“Po të flasim që shteti do punonte tamam sic duhej nuk do ishte puna per Emiliano Shullazin. Por ama Ylviu ia njeh per nder atij. Se nuk mund ta ndajë tani. Si? Kush e bëri? Shkon përmbaruesi, i thotë kryeregjistruesit: Ore bëje se do të të jap gjobën, do të të çoj në burg, ai nuk e bën. Nuk po gjente zgjidhje një vendim i dhënë nga Gjykata, që duhej të zgjidhej përmes rrugëve zyrtare dhe jot ë tjera. Meqë nuk po gjente zgjidhje e kërkonte. Kjo është e keqja në Shqipëri”, tha avokati i Ylvi Beqajt për Abcnews.

HISTORIA E PRONES SE ISH HOTEL VOLLGES

Historia e pronësisë së hotel ish – “Vollgës” dyshohet se është e ndërtuar mbi falsifikimin e dokumetave.

Në 24 Mars 1994, kjo pronë i kaloi në pronësi trashëgimtare, Alije Fortuzi.

Po në 4 Dhjetor të këtij viti, përmes një prokurore të posaçme, shtetasi Ali Sula, në emër të Alije Fortuzit, ia shet atë shtetasit arab, Muhamed Abdulla Baëzeer.

Pikërisht këtu ka dyshime se zë fill falsifikimi i dokumetave dhe nuk përjashtohet mundësia që të jenë përfshirë zyrtarë të hipotekës së asaj kohe. Pas kësaj ka nisur një proces gjyqsor, mes Alije Fortuzit dhe shtetasit arab.

Pas 9 viteve, në 2003 trashëgimtarja Fortuzi arrin ta regjistrojë pronën në emër të vet. Po këtë vit ish-hoteli i kalon Zanmir Hasës, përmes një prokure të lëshuar në Selanik dhe e firmosur nga Alije Fortuzi. Por edhe për këtë prokurë hetuesit kanë dyshime se është e falsifikuar.

Në bazë të regjistrit të gjendjes civile Zanmir Hasa ka jetuar në Selanik aty ku ka lindur edhe vajzën e tij. Por nuk bëhet me dije se si është njohur Zanmir Hasa me Alije Foruzin dhe më pas marrja e kësaj prokurore.

Shtetasi arab Baëzeer hap një proces tjetër gjyqsor dhe në korrik të 2014 Gjykata e Lartë vendos pezullimin e regjistrimit të kësaj prone në emër të tij.

Po gjatë 2014 Gjykata e Durrësit me një vendim të dyshimtë, sipas Prokurorisë, anashkalon Gjykatën e Lartë dhe prona regjistrohet në emër të arabit.

Pas këtij momenti Baëazeer shet 2/3 e pronës tek shtetasit Fejzi dhe Marjeta Kodra për shumën e 671 mijë eurove.

Pjesën të ish –hotelit, shtetasi arab ia dhuron për mirënjohje Emiljano Shullazit.

Prokuroria ka dyshime se Fejzi dhe Marjeta Kodra nuk kanë mundësi financiare të paguajnë një shumë të tillë dhe ka dyshime se kanë pastruar paratë.

Por Fejzi Kodra thotë se paratë ia ka marrë nga miku i tij Luan Leka.

Veprimet e shitjes dhe dhurimit, thotë prokuroria, janë kryer nga shtetasi Ylvi Beqja, përfaqesues i kompanisë “Saudi Bradhers” të arabit Baëazeer. Dhurimi, sipas organit hetimor, i është bërë Shullazit nën kërcënim.

Nga këto veprime shkruan prokuroria në dosjen hetimore, dyshohet se është kryer një vepër penale tjetër në hipotekën e Durrësit dhe Tiranës, siç është ajo e zhdukjes së origjinës së kësaj prone dhe regjistrimin e saj në emër të Emiljano Shullazit.

 

 

Komentet

Comments

KAP NJERIN MESHOI TJETRIT .njeri te del derr tjetri thi oj e mkera shqiperi.ilir beqja ku prek as bari nuk vet.po kur ram e prek nuk mbin as nji flet.

Add new comment