• |
ide | kryesore

VIDEO/ Lirohet pasi u mbajt i mbyllur 20 vjet nga njerka dhe babai

I pakategorizuar
39B10A2900000578-3869856-image-m-37_1477383895831 (1).jpg



Një ngjarje shokuese vjen nga Brazili. Fillimisht medituat vendase, por me pas edhe ato ndërkombëtare i kanë bërë jehonë historisë së një 36-vjeçari. Armando de Andrade ka qëndruar për gati 20 vjet i mbyllur në një dhomë të errët i detyruar nga babai dhe njerka e tij në verilindje të Sao Paolos. Armando u zhduk 20 vjet më parë. Babai dhe njerka e tij u thanë autoriteteve ai kishte ikur jashtë vendit. Ai u zbulua rastësisht nga policia gjatë kërkimeve për disa shpërndarës droge. Ai u gjet në bodrumin e shtëpisë në gjendje të mjerueshme. O palarë, me një mjekër të gjatë dhe thonj  të paprerë. Ai nuk flet asnjë fjalë dhe nuk dihet nëse është ende i tmerruar apo për shkak të ndonjë droge të konsumuar. Policia ka nisur hetimet ndërsa ka ndaluar babain dhe njerkën e tij. /lapsi.al/