"Listat e hapura"/ Meta kundër Ramës apo kundër Bashës?

LSI ka bërë këtë fillim jave një propozim zyrtar për komisionin e reformës zgjedhore. Përpos disa ashpërsimeve për dënimet e atyre që vjedhin apo numërojnë votën, propozimi që ka tërhequr më shumë vëmendjen është ai i listave të hapura. Me anë të tij Ilir Meta ka bërë një lëvizje të zgjuar duke i vënë në vështirësi dy partitë e mëdha.

Duke qenë se listat e hapura prezumojnë që deputetët e parlamentit të ardhshëm të mos jenë ekskluzivitet i tekave të kryetarit, por të zgjidhen nga vetë populli (sipas parimit që partia propozon një listë me 6 deputetë në një qark ku zgjidhen 6 të tillë dhe pastaj janë votuesit se kë do të nxjerin të parin të dytin apo të tretin. Pra nuk është kryetari i partisë ai që cakton renditjen por antarësia dhe votuesit që e bëjnë këtë) ky propozim ka ngritur pikëpyetje të mëdha. A është ai një lëvizje simbolike kundër Ramës që e ka mbyllur partinë ka zhdukur zgjedhjet brenda saj dhe sillet si një padron i vërtetë me formacionin dikur liberal që udhëhiqej nga Nano?  A ka qëllim konkret apo është thjeshtë një lëvizje propagandistike për të vënë më në pah këtë të metë të Edi Ramës (lexo editorialin poshte)?

Nga ana tjetër, i njëjti propozim godet me të njëjtën forcë edhe Lulëzim Bashën. Kryetari aktual i PD-së që është ngëryhyer në një proces të hapjes së partisë, të zgjedhjes së deputetëve nga baza, që ka shpallur sloganin: “Jo parti e kryetarit” parimisht do ta kishte të pamundur ta kundërshtonte një parim të tillë. Sipas gazetarit Mero Baze propozimi i Metës ëshë një provokim ndaj Bashës. Ja se c’shkruan ai në editorialin e sotëm në gazeta Tema: “ Në vitin 2008, kur Rama bashkoi firmën me Berishën për këtë sistem, motivimi ishte pikërisht pushteti i kryetarit mbi listën. Duke qenë në krye të një partie të vjetër si kryetar i ri, Rama kishte plot dilema për të ardhmen dhe autoritetin e tij në atë parti, edhe pse ishte shumë i votuar realisht. Përfytyro tani Bashën, që nuk është as i zgjedhur, as i votuar dhe as autoritar brenda partisë. Një propozim i tillë e bën atë, shumë me më pak pushtet brenda partisë, dhe i mbeten në lojë aktorët e vjetër dhe me përvojë. Provokimi i Metës në këtë drejtim është dhe një lloj hakmarrje e tij ndaj sjelljeve të Bashës, por dhe një provë për të testuar nëse ai është i gatshëm të rrezikojë nga pushteti brenda partisë, për pushtetin e madh”.

Këto janë pa dilemat për propozimin e “listave të hapura” të bërë nga LSI. Dhe megjithëse mbetet një propozim që i jep më shumë pushtet njerëzve të thjeshtë dhe votuesve, ai ka pak gjasë të pranohet se deri më tani dy partitë e mëdha që në vitin 2008 miratuan sistemin me lista të mbyllura, nuk kanë treguar asnjë shenjë reflektimi.

Prandaj ai duket më shumë si një lëvizje e propagandistike e Metës, për të nxjerrë zbuluar PD dhe PS-në sesa një ogur i mirë që mund ti kthente sadopak pushtet qytetarëve mbi parlamentin e ardhshëm. (Lapsi.al)

Komentet

Comments

mero baze si gjithnje ia fut . Qe e ka me Ramen kjo nuk ka diskutim , po pse Mero , shikon gjithmone me nje sy qor , ose ben si te tille .

Ore Busho, po qe kur Mero i Klement Balilit eshte nje pene e lexueshme? Une mendoj qe Mero eshte nje zar i dobishem i Rames dhe Klementit por jo nje pene qe duhet te na e ushqesh tek lapsi yt.

Busho e ka treguar tashme veten qe per Ramen hidhet perpjete, pavaresisht se si shitet e cfare thote neper ekrane. Aq e ka kutin.

Besoj se rroli i tejmbushur me pushtet apsolut i kryetareve te partise duhet te mare fund. Jane kthyer ne "Bose" te vertet qe dhe mafja mund ti kete zili.Besoj se nje nga arsyet qe Berisha ne 2013 pati ate rezultat qe dhe pushteti i tepruar i tij.Rama spo i le gje mangut Berishes ne kete drejtim.Partite tona e kane te domosdoshme te shkeputen nga provincializimi pushtetar e te demokratizohen.Propozimi i Metes ne kete kohe me duket i frytshem per shoqerine shqiptare.Katunari Mero historikisht i ka bere fresk kryetarit te radhes,dhe ja ka pare hajrin.Keshtu qe kur lexoni shkrimet e tija duhet te besoni se Merua ka hallin e tij dhe jo te shqiptareve.

rrofte Ilir Meta!! Te pakten 1 here ne jeten e tij beri a tha dicka qe shkon ne te mire te vendit. Kurse ky Baze bythelepiresi vazhdon e maturohet mendërisht, qe te gjeje si t'ia heqe Metes meriton e nje propozimi kaq serioz

rrofte Ilir Meta!! Te pakten 1 here ne jeten e tij beri a tha dicka qe shkon ne te mire te vendit. Kurse ky Baze bythelepiresi vazhdon e masturbohet mendërisht, qe te gjeje si t'ia heqe Metes meriten e nje propozimi kaq serioz

Iliri eshte per tu arrestuar i pari, pas Rames,Berishes e Bashes. Kjo lista e hapur, eshte vetem teater per kukulla. Shikim te mbare!!!

Add new comment