Basha bashkohet me Metën: Në zgjedhje me lista të hapura, votim dhe numërim elektronik

Partitë opozitare me në krye PD-në kanë dalë sot me një qëndrim të përbashkët sa i përket zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.Duke folur pas takimit, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se në këto zgjedhje duhet të vendosë vullneti i qytetarëve dhe jo i kriminelëve. Sipas Bashës, pikat kyçe të platformë së opozitës janë “votimi elektronik, numërimi elektronik, kufizimi i shpenzimeve të fushatës dhe barazia në aksesin mediatik”.

“E reja është se kohë më nuk ka. Çështje më të rëndësishme për shqiptarët se kjo nuk ka dhe s'mund të ketë. Ndaj opozita do të kushtëzojë çdo lëvizje të mëtejshme me platformën për reformën zgjedhorë”, tha Basha.

Më pas kreu i opozitës përshëndeti qëndrimin e LSI-së për të shkuar në zgjedhje me lista të hapura.  

“Përsa i përket sistemit zgjedhor, Partia Demokratike nuk është pengesë për listat e hapura. Personalisht jam shprehur për çdo sistem që fuqinë do ia kalojë qytetarit. Qoftë lista të hapura, maxhoritar apo po të doni ta bëjmë me ligj të detyrueshme që partitë politike kandidatët për deputetët ti zgjedhin me votim të drejtpërdrejtë nga anëtarësitë e tyre apo edhe nga qytetarët.Kur kam folur për hapjen dhe për fuqizimin e qytetarëve, këtë kam parasysh; që kandidatët të mos caktohen nga kryetarët por të caktohen nga anëtarët, mundësisht nga qytetarët. Dhe në këtë mendësi që kam, absolutisht nuk jemi ne dhe nuk mund të jemi ne pengesë për listat e hapura”, u shpreh Basha.

/LAPSI.AL/

Komentet

Comments

Kur shikon "Duken e krimit" dhe "Kacin e zi" mbrapa Bashes e kupton qe ai vend ka ngelur pa opozite.

kur shof krymbat e qenefit negjmije ku dhjeu dhe stalini e enveri siq jan genti e anonimus, qe meta ngjala prapanicen ju trus edhe pse i quan kokpalare e bastard keta jan prap krelart.,

Te shohim si do reagoje Rama.Perderisa demokracia behet me e drejtperdrejte keshtu s'do mend qe edhe ai do jete pro ketyre propozimeve ( te pakten ne aparence). Por parashikoj se do nxjerri Ballen per te thene qe nuk behet e per te nxjerre bishta.

Add new comment