CNN lëshon bombën e shërbimeve sekrete për Donald Trump

Zbulohet dokumenti sekret për lidhjet e Donald Trump me Kremlinin. Sipas CNN, një prej mediave më të ashpra kundër kandidaturës së Donald Trump në këto zgjedhje, rusët kanë prova, filmime dhe përgjime kompromentuese nga të cilat Trump mund të shantazhohet në të ardhmen. Buzzfeed ka zbardhur dokumentin 35 faqësh të FBI-së ku tregohet se FSB-ja (shërbimi sekret rus) ka monitoruar "akte perverse seksuale" të organizuara dhe të paguara nga presidenti i zgjedhur amerikan. Dokumenti gjithashtu thotë se Trump ka një lidhje 5 vjeçare me Kremlinin në aspektin financiar dhe dyshohet se edhe fushata e tij ka qenë po ashtu e koordinuar me Kremlinin. Këto informacione janë zbuluar nga inteligjenca amerikane pas vëzhgimit të një agjenti britanik që ishte i paguar për të kontrolluar të shkuarën e Trump. Ka shumë dëshmitarë të këtyre "festave të seksit" siç citon dhe materiali i FBI-së (lexo shkrimin poshte), por dyshohet se heshtja e tyre është blerë. Materiali thotë se inteligjenca ruse ka prova edhe për Hillary Clinton, si përgjime bisedash gjatë vizitave të saj në Rusi, por jo të turpshme si në rastin e Donald Trump. Vetë Trump e ka etiketuar si një "gjueti shtrigash" këtë raport. Presidenti i zgjedhur shkroi në Twitter: "Lajmi jo real, një gjueti shtrigash politike". Trump pritet të mbajë një konferencë për shtyp të mërkurën, nëntë ditë para se ai të marrë detyrën si president.

Komentet

Comments

Keto jane budalleqe demokratesh (atyre te Amerikes) qe duan te moralizojne cdo gje. As qe ka diskutim qe Trump dhe cdo miliardier tjeter mer pjese ne orgjira. Per kete nuk ka nevoje per sherbime sekrete fare.

Soros edhe pse i ka ditet e numuruara vazhdon te beje ate qe di te beje me mire, dhe qe ia ka mesuar edhe ketij palloshit ketu te mbushe gazetat me lajme gjoja sensacionale,me shprese qe lexuesit ta besojne duke larguar vemendjen nga fakti se kush eshte ne fakt Soros, dhe te gjithe shumekembeshat e tij te vegjel neper shtete si SHqiperia,

Amerika po jeton ditet e ktheses historike, si dhe bota po merr fryme prej zaptimit te oligarkeve politike, u thye tabuja se politiken e bejne vetem bushet, klintonet etj, tani politiken po e ben Amerika, flm Trump, inkurajim per gjithe njerzimin, ky eshte zbatimi i kushtetutes Amerikane, te zgjidhesh dhe te zgjedhesh.Suksese ne detyre siç ke patur dhe ke ne bizness.

Keshtu pretendonte plehra erion veliaj se po leshonte bombe kur shpifi ,qe eshte zanati qe ai di ta beje shume mire, se gruan e Roshit te rames, e kane rrembyer njerez te PD-se dhe ajo nga torturat e tyre, ka humbur femijen....besoj se ngjashmeria eshte e madhe, te djethten kudo ne bote e sulmojne keta...plehrat sorosjane ,...Shpresojme shume ne presidencen e zotit Trump.

po orgjit e ketyre ministeave e kryeministrit ton qe ndrojn grat me nj-tj neper festat e tyre ka ndonje spiunim apo ska nevoj??

Paska mbaruar CIA qe e paska lene ne dore te nje agjenti britanik kontrollin E figure dhe sjelljeve e shtetasve te saj, per me te per te nje figure si Trump? Dhe ky agjenti nuk pranon te identifikohet? Eshte njesoj si historia e sajuar e shefit te FMN-se qe do kandidonte per president ne france. Ai e hengri se nuk ishte si Trump. Dhe e fundit, edhe sikur te ishte e vertete ky e la qe ti bere keto vepra te turpshme me nej kafe apo hotel, duke pasur nje avion si ai presidenciali. E vetmja che qe mund te besohet eshte realisht prishi e imazhit te ketij njeriu ndaj te cilit shume njerez me background kriminal, Financiar dhe pervers ndjeje te rrezikuar per bemat qe mbajne mbi shpatulla. KY KA PER TI ARDHE HAKUT KESAJ SPECIE QE KA TRENI AD KUSHEDI SA SHTETE E NJEREZ. I QOFTE DITA E HAJRIT TRUMP-it.

Jane perpelitjet e dy uritheve pleq, Sorosit dhe atij Brennan drejtorit CIA ne ikje qe nuk po lejne rast pa u bere qesharake ne ato sajime te ndyra! Nuk mbulohet deshtimi i politikes 8 - vjecare te Obames me keto Perralla Ruse! As deshtimi i pergjithshem i politikes deshtake te perendimit me ate justifikimin karagjoz " Nga nderhyrja e Rusise "! Nuk jane as Brexit as zgjedhja e Trump prej " nderhyrjes Rusise "! Eshte nje politike deshtake e liberal-anarkise qe nuk votohet me nga popujt, sepse nuk perfaqeson me njerez, eshte e shkeputur totalisht nga jeta e njerezve dhe voten kunder kesaj politike deshtake e quan akoma me miopi si " populizem "!

Ec e gjeja kuptimin llogjik ketij lajmi "bombe", ku CIA edhe paskej zbuluar lidhjet e Trump me ruset edhe paskej zbuluar se ruset kane zbuluar sekretet e Trumpit ????. Nuk po marim vesh se ke kane spiunuar e pergjuar ruset, administraten Obama apo multimiliarderin Trump qe nuk ka pasur asnje funksion shteteror apo partiak por eshte mare vetem me biznese ? Ndonese qellimshem disa media jane perpjekur ta karrikaturizojne Trumpin, ne foto te tij normale qe ne femini e rini, por edhe tani qe eshte tek te shtatedhjetat, ka portretin tipik te nje burri simpatik tipik amerikan. E ka pranuar edhe vete, edhe pa spiunimin e ruseve, se si multimiliarder e burre i pashem, shume femra te dhena pas parase, kane qene te gateshme te shtrihen para tij. Ka thene nje te vertete te pranueshme nga shumica e opinionit publik boteror. Te tilla femra gjen edhe ne Shqiperi qe jo Trumpit por edhe Braces qe eshte sa nje e katerta e tij si fizik, po te kishte miliardat e Trumpit, do ta kishin cuar te gjorin Brace ne mekate duke e provokuar.

Edhe....

Nëse këtë lajm të sajuar keqazi qëllimisht, e mbani ende në ballinë, kjo tregon se qasja juaj ndaj Trump është e njejtë me Edi Ramën. diferenca është tek sinqeriteti. Rama është i sinqertë dhe korrekt me veten e tij në trajtën personale, jo si kryeministër.

Add new comment