Policia: Përdorni zinxhirët në autostradën Tiranë - Durrës

Reshjet e dendura kanë përfshirë mbrëmjen e së mërkurës zonën e Shqipërisë së Mesme.

Policia Rrugore njoftoi të gjithë drejtuesit e automjeteve se lëvizja Tiranë-Durrës dhe anasjelltas te kryhet me zinxhirë.

Përmes një njoftimi zyrtar edhe Ministria e Transporteve këshillon të gjithë shoferët që të bëjnë kujdes me qarkullimin, ku jo vetëm të respektohet sinjalistika, por edhe të përdoren zinxhirët.

Madje jo vetëm kaq, por MTI-ja u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin lëvizjet me makinë, deri në një normalizim të situatës.

“Ka reshje dëbore në Shqipërinë e Mesme, drejtuesit të përdorin zinxhirë. Ka pasur reshje të konsiderueshme dëbore, të shmangen lëvizjet deri në normalizimin e situatës. Gjithë strukturat janë angazhuar maksimalisht për të kaluar situatën. Aktualisht asnjë aks kombëtar nuk është i bllokuar.” thuhet në komunikatën e Ministrisë

Komentet

Comments

si perdoren zinxhiret ne autostrad un nuk e mar vesh.. apo qafa e kasharit si qaf plloça.. po nuk ka naj borpastruse a naj skavator a nsj cim kryp me hedh neper rrug qe mos te ngrijn.. me plot gojen shtet pa lidhje.. kryeministri e ka menjen te puktura e italis a me kap baj lek me lali erin..

Add new comment