Sekuestrohen 500 kg kanabis pranë Karaburunit

Një sasi prej 500 kilogramë drogës e llojit kanabis sativa është sekuestruar pranë vendit të quajtur “Plazhi i Dafinës” pas Karaburunit, e ndarë në 17 pako të mëdha.

Lënda narkotike është transportuar për në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë me mjetin lundrues Delta Force, ku dhe do kryhet peshimi i saj.

“Rreth orës 13:30, Delta Forcë gjatë kontrollit të ushtruar pas Karaburunit, pranë vendit të quajtur “Plazhi i Dafinës”, ka konstatuar dhe sekuestruar 17 pako të mëdha me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, rreth 500 kilogramë”, informon policia.

Policia e Shtetit informon se operacioni është vijimë e operacionit të zhvilluar nga policia italiane ku në një skaf u sekuestruan 1.9 ton drogë si dhe u arrestuan dy skafistë.

Komentet

Add new comment