Shkoi në lumë të mbushte ujë, mbytet 70-vjeçari nga Shkodra

Një 70-vjeçar nga Shkodra dyshohet se është mbytur në lumin Buna.

Denoncimin e kanë bërë në polici familjarët e Filip Shllakut.

Ky i fundit kishte shkuar në lumin Buna për të mbushur ujë, por nuk është kthyer më.

Policia nisi kërkimet dhe nga krehja e zonës, në breg të lumit u gjet një kapuç që mendohet se i përket të moshuarit.

Komentet

Add new comment