Shkullaku largohet nga drejtimi i AbcNews

Mapo: A është e vërtetë se nuk do të jeni më në drejtimin e AbcNews?

Po, është e vërtetë. Pas katër viteve të vështira por edhe të bukura në rindërtimin dhe konsolidimin e këtij televizioni informativ, erdhi dhe momenti që në fakt, ne gazetarët, e kemi gjithnjë të pritshëm, ai kur një projekt ndërpritet apo përfundon.

Mapo: Ishte zgjedhja juaj?

Jo, vendimi për të lënë AbcNews nuk ishte një zgjedhje e imja. Pronari i grupit mediatik për të cilin unë punoj, gjykoi se në këtë periudhë televizionit i duhet një qasje e re, menaxhariale dhe editoriale, dhe kështu kontrata ime 4 vjeçare me AbcNews quhet e përfunduar këtu. Nuk do të kem një kontratë të re me këtë televizion.

Mapo: Dhe pas kësaj, a keni menduar se ku do të angazhoheni?

Frangaj më ka bërë disa propozime brenda grupit mediatik Klan. Drejtues i programacionit në Tv Klan, drejtues i një emisioni politik në AbcNews apo dhe propozime të tjera, të cilat jam duke i konsideruar përpara nënshkrimit të një kontrate të re.

Për momentin do të pushoj për pak kohë dhe më pas do të shikoj vijimësinë.

Mapo: Ju vjen keq që po ndaheni me AbcNews?

Padyshim, pasi besoj se bashkë me ekipin e gazetarëve dhe redaktorëve aty, mundëm të krijojmë dhe të zhvillojmë një hapësirë mediatike profesionale dhe të lirë. Kam vlerësimin më të lartë për secilin prej punonjësve të AbcNews, me të cilët pata kënaqësinë të punoj këto katër vite.

Besoj se AbcNews është një vlerë për publikun dhe e ka merituar vlerësimin e tij. Nuk është e lehtë të shkëputesh nga një projekt, ku përpjekjet për profesionalizëm janë pjesë e pasionit personal dhe atij të një ekipi të tërë.

Por si çdo ndodh rëndom në zanatin tonë, gjërat nuk mund të zgjasin përjetësisht.

Mapo: Pra mesa duket po shkëputeni nga puna e përditshme e politikave edituese...

Nga përditshmëria dhe përgjegjësia institucionale po. Por personalisht do të mbetem i angazhuar, me shkrime dhe opinione, për të thënë gjithnjë atë që mendoj dhe duke u përpjekur të mbetem i paluhatur në bindjet e mija profesionale. /mapo.al/

Komentet

Comments

I sherbeve padronit deri ne fund por vjen dita qe del nje tjeter sherbetor me i zellshem dhe sherbimi yt del jashte mode. Mjere Shqiperia per keta lloj gazetaresh.

Mjere shqiperia per njerez si ty...

Keqardhje jo vetem per Shkullakun, por me teper per vdekjen e nje zeri te lire dhe te pavarur. Sigurisht qe plani i Rames perpara nisjes se fushates zgjedhore eshte spastrimi i te gjitha mediave te shkruara dhe vizive nga gazetaret e ndershem, te drejte, realist dhe te pavarur. Gazetaria e pavarur perfundimisht vdiq. Gjithcka u ble nga pushteti ne prag te zgjedhjeve te reja. Tani te gjitha televizionet do te kene fytyren e TVSH se viteve '80, ku do te shohim dhe do te degjojme vetem suksese, fitore, arritje, rritje ekonomike te papare ne keto 25 e kusur vite nen qeverisjen e "shkelqyer" te Rames dhe lufte, fyerje, sharje, akuza nga me te ndyrat per PD-ne, Lulin, Saliun.

Se ku e sheh ky zotria ndershmerine e Shkullakut nuk e di, por mesa duket jane te dy me tru te shpelare nga ballizmi e saliizmi. O tempera o mores!

Do ta ta personalizoje edvini

Me sa duket Sandri nen hyqmin e rames po te uron "suksese ne jete". Rrespekte per ate se si ju depertuat ne cdo shtepi dhe qytetar te SHqiperise, ne cdo zyre te shtetit apo te politikaneve duke pasqyruar me transparence dhe profesionalizem jeten me te gjithe problematikat e saj te shumta...Jeni shume i nderuar prej nesh,lexuesve dhe degjuesve sepse te kemi pare,lexuar e degjuar sa here ke shprehur idete dhe mendimet e tua tek te cilat kemi gjetur veten tone me te githa veshtiresite e jetes sot, qe eshte per te ardhur keq se nuk ndodh pothuajse me asnje koleg tendin... Uroj shume qe edhe pse sot per sot lolot e rames te larguan nga ky ekran i dashur per ne, perseri me zotesine tende do te dish te besh qe njerezit te te ndjekin ngado te te degjojne dhe lexojne...sepse ne kemi nevoje per zerin tend, ate te se vertetes.

Doja te me thoni seriozisht , aka ndonje tv opozitare ???

Respekt per punen tuaj si gazetar! E merituat vertete titullin " gazetar i vitit"... dihet qe frangaj eshte si lsi-ja... nuk e njeh fjalen opozite...

Sa keq! Po u beka i pashikueshem edhe nje TV tjeter megjithese gazetaret i ka te mire. Shkullaku e ngriti ne kembe kete media dhe e beri ate qe eshte sot. Median nuk e bejne aparaturat e shtrenjta por informacioni dhe gazetaret.

Te gjithe ata qe kane punuar per Frangajn jane perdorur prej tij si kobure apo shantazhim vetem per interes dhe perfitime antiligjore lejesh dhe buxhete reklamash. Ka qelluar, si ne rastin e Shkullakut, qe interesi i tij te perputhej ne dukje me ate te publikut dhe kjo u ka hedhur shume njerezve hi syve. Tani qe Sandri ka bere kapercimin e rradhes duke kaluar nga langua i Berishes ne langua te Rames, gazetare me integritet si Shkullaku behen kurban per t'i provuar besnikerine Rames. Si Frangajn dhe Ramen i genjen mendja se me pushtetin ekonomik qe kane grumbulluar nga korrupsioni pa fre dhe pushtetin mediatik qe zoterojne, do mund te mbysin çdo ze kundershtar. Nuk duan te degjojne qe kambanat per ta keshtu po bien gjithnje e me fort e as te kuptojne qe zullumi keputet duke u trashur. Ne kete bote lahen te gjitha. Nga hundet do t'u dalin te gjitha!

Po c'pate mor Babuin!? Deshperove tere tribu-ne.

Efekti lali Eri nje kryeredaktor nje pallat , ndersa cdo dite del ne TV i shqetesuar per te pastrehet dhe te varferit nga ana tjeter kioskat ua jep Vjollca hanimit ne vend qe tua jap njerzeve te thjesht qe shesin ne rruge nen kercenimin e policve te lali fallco .Kto lloj hipokritesh jan qenie te neveritshme...

Z.Shkullaku ! Respekte nga Chicago. Ishe i vetmi gazetar qe bere gazetari duke thene te verteten. Perfundimisht , gazetaria ne Shqiperi tashme ka nje emer, e ai eshte.....Merogazelebesira.....

Nje nenshtrim para rregjimit.Keqardhje.

Add new comment