Tre anije greke me karburant kontrabandë në Durrës/ Kujt politikani shqiptar i telefonoi ish-ministri grek Theodhoros Pangallos?

Historiani dhe diplomati i njohur Pëllumb Xhufi i cilëson antishqiptare qëndrimet e ish-ministrit grek Theodhoros Pangallos të frymëzuara nga “Megali Idea”.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Xhufi jep arsyet pse Greqia nuk e heq Ligjin e Luftës me Shqipërinë, ndërsa i cilëson halucinacione senile pretedimet e Pangallosit i cili sheh rolin e Turqisë në kërkesat e kryeministrit Rama për çështjet që kërkojnë zgjidhje mes dy vendeve.

Gjatë intervistës, Xhufi tregon edhe një episod të vitit 1997, kur Pangallos ndërhyri te autoritetet shqiptare për tri anije greke kontrabandë të kapura në Portin e Durrësit.

“Më vjen në mend një episod domethënës i vitit 1997, kur në Portin e Durrësit u kapën nga shërbimi doganor europian tri anije cisternë greke, të ngarkuara me karburant, që përpiqeshin ta kalonin mallin kontrabandë.Çuditërisht, zoti Pangallos ka pasur një reagim të egër, të ashpër, kërcënues që ato tri anije të mos zhdoganoheshin dhe sipas shtypit të kohës, ushtroi presione të forta mbi politikanë të caktuar shqiptarë. Unë nuk di të them nëse ato tri anije u lanë të kalonin pa u zhdoganuar apo jo, por di të them se ato ishin programuar të hynin kontrabandë në Shqipëri dhe për to kishte interes direkt vetë z. Pangallos e ndonjë mik i tij në Shqipëri”, tregon Pëllumb Xhufi.

Komentet

Comments

Pyesni Arben Malaj ne ate kohe minister financash. Nese nuk ka qene ai di tju thote se kush ka qene.

Add new comment