Ulen temperaturat, ngrihet gazi

Më 1 janar 2017 hyri në fuqi Paketa e re Fiskale, e cila e rriti me 8 lekë për litër akcizën e gazit për automjetet. Kjo rritje e qeverisë u shoqëruar me një rritje të menjëhershme nga tregtarët për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

Një litër gaz aktualisht kushton 62 lekë për litër, ndërsa në 2016-n ishte 45-50 lekë për litër; si për familjarët ashtu edhe bizneset e përdoruesit e automjeteve. Pra kemi një rritje me gati 20 lekë për litër.

Kjo rritje do t’i detyrojë familjarët të paguajnë më shumë para nga xhepi i tyre në këto ditë të ftohta dimri për ngrohje apo gatim, duke qënë se energjia elektrike është më e kushtueshme dhe gazi mbetet një alternativë më e favorshme ekonomike.

Gjithashtu kjo rritje e detyron bizneset e vogla dhe të mesme, të cilët përpos enrgjisë elektrike, si lëndë të dytë përdorin gazin, të rrisin çmimin e produkteve dhe shërbimeve që ofrojnë; çka sigurisht, do të rëndojë sërisht në xhepat e konsumatorëve.

Ndoshta qeveria duhet të tregohet pak më e kujdeshme për vendimet që merr ose duhet ta kontrollojë më mirë tregun për të shmangur abuzimin, se si gjithmonë faturën e paguan konsumatori i thjeshtë! / Lapsi.al

Komentet

Add new comment