VIDEO/ Trump sherr me gazetarin e CNN në konferencën e parë për shtyp

Presidenti amerikan i zgjedhur Donald Trump ka pasur një përplasje të ashpër me gazetarin e CNN në konferencën e parë për media 2 muaj nga fitorja e zgjedhjeve. Tramp ishte i inatosur me, raportin e BuzzFeed të publikuar nga CNN sipas të cilit hidheshin dyshime mbi lidhjet e Trump me Rusinë. Trump refuzoi t’i jepte të drejtën e pyetjes gazetarit të CNN, Jim Acosta gjatë konferencës për media të zhvilluar në Trump Tower në New York. Kur ka parë kush e kishte mikrofonin, Trump i është drejtuar gazetarit: “Jo ti. Organizata jote është e tmerrshme”.

“Meqë po na sulmoni a na jepni të drejtën të pyesim? Zoti President i zgjedhur, meqë ju po sulmoni organizatën tonë të lajmeve, mund të na jepni një shans? – pyeti gazetari.

“Nuk do të të jap asnjë pyetje. Ju jepni lajme të falsifikuara” – tha Trump./lapsi.al/

Video: 

Komentet

Comments

Ah more zoti Trump sa media ke ketu qe japin lajme te falsifikuara,me regji qendrore, e njejta dore i drejton si ato atje qe shpifin per ju,edhe ketu njesoj shpifin per te djathten ne pergithesi....e njejta felliqesire .qe do na e marre te keqen shpejt.

Ishalla sjell ndonje ambasador te.mire ky trapi

jeni ne mengjez, me te bukurat do te vijne, shpresoj qe Presidenti Trump, ta gjej nje minut kohe, per ta shkaterroje mafjen Shqiptare!

Add new comment