Dëbora paralizon Tiranën, në autostradë kalohet vetëm me zinxhirë (Foto + Video)

 

“Si rezultat i reshjeve të borës gjatë natë ka pasur probleme në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore si autostradën Tiranë-Durrës, autostradën Durrës-Kavajë dhe aksin rrugor Tiranë-Dajt”.

Ky është njoftimi i dhënë paradite nga Emergjencat Civile. Dëbora e rënë në mbrëmje ka shkaktuar probleme jo vetëm në autostradë, por edhe në rrugë të tjera të Tiranës.

Edhe pse dëbora pushoi rreth orës 22.00 bashkia nuk arriti të hidhte kripë nëpër rrugë për të shmangur problemet. Në mjaft rrugë kryesore pati probleme këtë mëngjes. Në rrugët dytësore qarkullimi ishte i rrezikshëm dhe thuajse i pamundur.

“Policia Rrugore ka monitoruar situatën dhe në disa zona ka bllokuar përkohësisht qarkullimin e automjeteve”, thuhet më tej në njoftimin e Emergjencave Civile.

Kryetari i  Bashkisë së Tiranës, ndryshe nga herët e tjera kur ka paralajmëruar njerëzit të rrinë në shtëpi si pasojë e reshjeve të shiut apo të ngricave, kësaj here nuk bëri asnjë paralajmërim.

Dëbora e nxorri sërish zbuluar administratën e tij, që nuk arrin të menaxhojë as rrugët kryesore të kryeqytetit. Kryebashkiaku duket i kënaqur gjithësesi, pasi ka postuar disa foto të disa minifadromave dhe mjeteve të tjera që kanë dalë në mbrëmje në rrugë. Por në terren situata duket larg asaj që paraqesin fotot e tij të kuruara. /Lapsi.al

Image may contain: sky, night, snow and outdoorImage may contain: one or more people, people standing and outdoorImage may contain: sky, tree and outdoor

Komentet

Comments

Mos hapni panik kot, asnje paralizim nuk ka ndodhur, edhe me kete doni te beni politk, te fala Sandrit

Add new comment