Vdes një tjetër nga i ftohti në Shqipëri, arrin në 10 numri i viktimave. Rama: E kemi menaxhuar me sukses situatën

10 viktima nga i ftohti që ka përfshirë Shqipërinë prej gati një jave. Viktima e fundit është regjistruar në Sarandë. Një 61 –vjeçar u gjet i pajetë në hyrje të banesës së tij në lagjen nr 4. Ai është identifikuar si Zh.T. Ai nuk ka shenja dhune dhe të dhënat e para të policisë flasin për vdekje nga i ftohti. Ky është numri më i lartë i viktimave nga moti i keq në vend. Kryeministri Edi Rama deklaroi dy ditë më parë në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave se qeveria e kishte menaxhuar me sukses këtë situatë. /Lapsi.al

Komentet

Add new comment