VIDEO/ Bora bllokon rrugët e Tiranës

Ishin vetëm 5 cm borë, por Tirana e pamësuar u përball me probleme në qarkullim. Video më poshtë u postua nga deputetja e PD-së Mimoza Hajdarmataj që thotë se rruga e Elbasanit në Tiranë duket më keq se Tropoja. Ajo thotë se “10 minuta reshje bore në Tiranë dhe u bllokua Rruga e Elbasanit në ngjitje për tek Sofra e Ariut. Mendoni se çfarë po vuajnë banorët në Veri dhe Verilindje të vendit prej disa ditësh të izoluar. ....e kthyer mbrëmë nga Tropoja, ku disa fshatra janë të izoluara, nuk mund të jem aspak euforike për borën që po bie në Tiranë” – e mbyll deputetja.

Komentet

Add new comment