• |
ide | kryesore

Express: Rama hesht kur Kosova provokohet nga miku i tij Vucic

I pakategorizuar
Rama Vucic.jpg



Gazeta Express, me e lexuara në hapësirën shqiptare, ka kritikuar kryeministrin Rama për heshtjen e tij ndaj përplasjes së fundit mes Serbisë dhe Kosovës, siç ishte rasti i incidentit të trenit të nisur nga Beogradi drejt Mitrovicës, me mbishkrimin serbisht “Kosova është Serbi”. Në qëndrimin e saj Express kujton se Rama është aq i ngeshëm sa t’u japë përgjigje edhe ndjekësve që e kritikojnë në Facebook, por në rrjetet sociale s’ka thënë asnjë fjalë për “provokimet e Vucicit në drejtim të Kosovës.

Më poshtë shkrimi i Express:

Asnjë reagim nuk ka ardhur prej Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ndaj veprimeve të homologut të tij serb, Aleksander Vucic, i cili nisi dje trenin në drejtim të Kosovës.

Vucic ishte në krye të organizimit të trenit serb i cili u ndalua të hynte në Kosovë.

Për këtë provokim po vazhdon të heshtë Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.

Edi Rama është prej politikanëve shqiptarë që komenton pothuajse secilën ngjarje politike vendore e rajonale. Madje, FB e tij e përdorë edhe për të komentuar qëndrimin e ndjekësve të tij. Por, për provokimet e Vucicit në drejtim të Kosovës, ka heshtur dhe s’e ka thënë asnjë fjalë as në këto rrjete sociale.

Sidoqoftë, herën e fundit kur ishte për vizitë në Serbi, Edi Rama kishte deklaruar se Serbia për disa tema po sillet më shumë në mënyrë europiane se sa vet shtetet europiane.

“Serbia, që nuk është shtet anëtar, është sjellë në mënyrë më europiane se vendet anëtare” ka thënë Rama në Beograd.

Vucic kishte vendosur të niste trenin për Kosovë duke nxitur reagimin e institucioneve të Shtetit të Kosovës, të cilët nuk lejuan futjen e tij në Mitrovicë. Për të mos lejuar hyrjen e trenti atje kishin dalë edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

Rama, më herët kishte folur edhe për pajtimin shqiptaro serb, duke krahasuar Serbinë me vendet e BE’së.

“Shqiptarët dhe serbët e këtij shekulli të ri mund të bëjnë përmes njëri-tjetrit për veten e tyre dhe për Ballkanin, atë që francezët dhe gjermanët bënë për veten e tyre dhe për Europën”, kishte thënë Edi Rama.