Greva e dytë e urisë në Zharrëz, si e përdorën Niko Peleshin për t’i gënjyer banorët

Prej 7 ditësh, asnjë zyrtar shtetëror nuk pranon të takohet me banorët e Zharrës, që kanë hyrë në grevë urie. Banorët kërkojnë të ndalen tërmetet që shkaktohen nga shpërthimet  për nxjerrjen e naftës nga kompanitë private. Kjo është hera e dytë që banorët e Zharrëz hyjnë në grevë urie. Në dhjetor, për të njëjtën arsye, ata qëndruan 7 ditë të ngujuar në grevë, pasi shtëpitë po i shembeshin nga tërmetet, ndërsa uji i pijshëm është ndotur nga uji teknologjik. Po çfarë ndodhi në fund të vitit të kaluar? Banorëve iu premtua ndalja e shpërthimeve dhe ngritja e një komisioni qeveritar me në krye zv.kryeministrin Niko Peleshi. Qeveria pezulloi aktivitetin e një prej kontraktorëve të kompanisë “Bankers”, e cila kryente shpërthime në zonën naftëmbajtëse të Zharrë-Marinëzës në Fier. U premtua që kompania “Smape”, nënkontraktuese e “Bankers” nuk do të kryejë më shpërthime në këtë zonë, ndërkohë që do të kryhej një ekspertizë për shkaqet e tërmeteve. U tha se qeveria plotësoi kërkesat e grevistëve të urisë. Banorët e Zharrës dolën nga greva pasi besuan premtimet dhe iu tha se ishte rënë dakord me kompaninë “Bankers” për rehabilitimin e zonës dhe kompensimin e dëmeve. Por 3 muaj më pas banorët e kuptuan se ishin gënjyer. Tërmetet kanë rinisur për shkak të shpërthimeve, ndërsa uji vazhdon të jetë i ndotur. Megjithëse prej një jave janë në grevën e dytë të urisë, qeveria kësaj radhe ka zgjedhur një strategji tjetër që është izolimi total i grevës. Mediat nuk raportojnë më për ekzistencën e grevës, ndërsa kontaktet e zyrtarëve me banorët janë ndërprerë. Asnjë rezultat nuk ka dalë nga puna e komisionit qeveritar i kryesuar nga Niko Peleshi, ndërsa situata është në prag tragjedie.  

Komentet

Comments

Po vijon Erjoni (konia)" te beje lajm" kurse keta njerez po i vrasin. Keshtu mund te na ndodhe edhe ne pak e nga pak perdite me taksa mjerim e papergjegjshmeri.

Nga Nikoja prej leshi prisni ju o te mjere qe t'ju plotesohen kerkesdat??? Nuk e kuptoni qe ata jane pale me firmen e naftes dhe marrin pjesen e majme dhe juve ju kane denuar me vdekje???!!! Cfare prisni? Rrembeni gure, drure, kosa, lopata, hanxhare dhe i deboni nga tokat tuaja! Ndryshe jeni te vdekur! Ju te vdekur dhe te vdekur jeni, s'keni se cfare te humbisni tjeter! Mos kujtoni se po i dhimbseni Rames, juve per ate jeni thjesht ca fletushka te vjedhura votimesh!

Portalet jane e vetmja mundesi per te kuptuar cfare ndodh ne kete vend.

Add new comment