• |
ide | kryesore

Teza e re/ “Qeveri teknike dhe kryeministrin ta propozoje PS”

I pakategorizuar
patozi.png



Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, është shprehur se nëse do të ishte në vend të kreut të PD-së Basha, do t’i propozonte Kryeministrit Rama që edhe Kryeministrin e qeverisë teknike ta propozonte ai, me kusht që kjo qeveri kujdestare të mbështetej nga të gjitha palët, e atëherë opozita do ta votonte vettingun.  

Sipas deputetit Patozi, në një intervistë në Ora News, vettingu po përdoret për të njollosur thelbin e protestës që është zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sipas Patozit, nëse qeveria thotë se vettingu është më i rëndësishëm se zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ta lëshojë vendin dhe t’ia lërë vendin një qeverie kujdestare që të mbështetet nga të gjitha forcat.

 

Pjesë nga intervista:

-Çfarë kërkon PD?

Patozi: Të kërkosh zgjedhje të parakohshme është detyrë e çdo opozite dhe kërkohen kudo. Jo çdo kërkesë është e mundur. Që opozita kërkon zgjedhje të parakohshme kjo është normale, por që zgjedhje të parakohshme të ketë sa herë kërkon opozita kjo nuk është normale. Por kjo nuk ka ndodhur dhe nuk është fundi i botës që nuk ka ndodhur.

Ne kërkojmë një qeveri kujdestare dhe po na thuhet që po protestokemi jo për zgjedhje të lira, por që të mbrohemi nga vettingu. Nëse është kështu atëhere cfarë e pengon qeverinë të japë qeverinë teknike dhe ne jemi gati të shkojmë të votojmë vettingun që nesër. Madje unë po të isha në vend të Bashës do ti thoja kryeministrit që jam gati që edhe kryeministrin e ardhshëm ta propozoni ju, pra ta propozojë PS, por kjo të jetë qeveri kujdestare që të mbështet nga të gjitha palët, sepse kjo na çon drejt zgjedhjeve të lira.

-Ju keni kërkuar edhe rishim të 7 ligjeve?

Patozi: Po nuk ka rëndësi çfarë kemi kërkuar. Unë po them mendimin tim. Unë besoj se ne duhet të jemi të gatshëm të shkojmë deri tek vettingu. Sepse vetingu po përdoret për të njollosur thelbin e protestës që është zgjedhje të lira dhe të ndershme. Unë them se në rast se qeveria thotë se vettingu qënka më i rëndësishëm se zgjedhje të ndershme dhe të lira atëhere le të lëshojë vendin dhe t’ia lëmë vendin një qeveria kujdestare që të mbështet nga ne dhe forca të tjera.