Dëshmia e Fatmir Xhafës: Nuk i kam torturuar akuzuesit e mi

Kandidati për Ministër të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për herë të parë sot ka hedhur poshtë pretendimet e dy qytetarëve që jetojnë jashtë atdheut, të cilët e akuzojnë se i ka dhunuar dhe torturuar për llogari të diktaturës komuniste, gjatë viteve të fundit të saj.   

Në një deklaratë të publikuar sot, pasuesi i Saimir Tahirit është shprehur se dy personat që e akuzojnë janë keqpërdorur nga “porositësit e tyre”, duke nënkuptuar përfaqësues të opozitës.

Fakti më i fortë që përmend Fatmir Xhafa është se në vitin 1996, kohë kur pretendojnë se janë torturuar akuzuesit e tij, ai ishte larguar nga kjo detyrë.

“Jam i befasuar edhe nga mënyra që opozita ka zgjedhur për të përdorur historitë e dy emigrantëve, të cilët i ka kthyer në dëshmitarë të rremë, për të provuar një akuzë të rremë, në sallën e gjyqit të rremë të organizuar në selinë e re të Partisë Demokratike”.

Xhafaj i justifikon akuzat ndaj tij me një biografi të shkurtër të personit të tij gjatë viteve 80-90, ku në vitin 1986, shtetasit Xhavit Serferi (Koni) dhe Valbona Maloku, të cilët Xhafaj nuk i përmendi në deklaratë, e akuzojnë se i ka torturuar, gjatë kohës kur pretendohet se Xhafaj ishte hetues në Krujë.

“Në periudhën prej një vit e gjysëm, (Qershor 1984 – Dhjetor 1985), kam kryer edhe stazhin gjashtëmujor në prodhim, pranë Ndërmarrjes Bujqësore Krujë. Në fund të vitit 1985 jam larguar përfundimisht nga puna në organet e sistemit të drejtësisë në moshën 26-vjeçare. Në Janar të vitit 1986 kam filluar punë si drejtues i rinisë në Tiranë dhe ky fakt është i dokumentuar”,- tha Xhafaj, teksa pretendon se nuk ishte hetues në vitin ‘86, kur edhe dëshmitarët e akuzojnë.

Ndërkohë që Valbona Maloku ka treguar se tortura ndaj saj ka ndodhur në gjysmën e dytë të vitit 1996. Ajo pretendon se Xhafa e ka thirrur bashkë me një hetuest tjhetër për llogari të vtë saj që akuzohej se ishte gëzuar dhe kishte pirë raki pas vdekjes së Enver Hoxhës. 

                              (Valbona Maloku) 

Edhe akuzuesi tjetër Xhavit Sefer Koni ka treguar se ai është torturuar po për vëllain e Valbonës. Ai pranon se ka qenë në qeli me të dhe hetuesi Fatmir Xhafa e ka torturuar në mënyrë që ta detyronte të bënte dëshmi se Arben Duka bënte biseda kundër pushtetit. 

  (Xhavit Sefer Koni) 

Por Fatmir Xhafa ka përdorur kohën si alibi: “Në Janar të vitit 1986 kam filluar punë si drejtues i rinisë në Tiranë dhe ky fakt është i dokumentuar” shkruan ai në letrën e sotme. (Lapsi.al)

 

Komentet

Comments

Te akuzojne se jane jashte pra, se ktu kushedi sa te tjer ke, po sja mban se ju komunistet...

Xhafa ka mbi kurriz njemije akrobacira qe nuk ka roman qe i shkruan dot,por ne kurriz te shokeve,i varfer,egoist absolut,pa karakter ke ditur pikerisht te plotesoje mangesine qe kishte ne jete me karriere,tamam per Kryeminister.Oh sa mashtrime ka ne jete ky kendez.Ndersa per vitet ato verifikohen ne librezen e punes.

Eshte kulmi i Poshtersise mbi ket popull. Nje bythqire persekutor hetus torturus i kohes komunizmit kerkon sot ne 2017 te jete Minister i Brendeshem. Shikoje o popull ket fytyre. Esht fytyra e maskarallekut te Partise Rames qe keto plehra te Enverit kerkon t'ja vare prap ne qafe ketij populli.

Meqe nuk paska qene zyrtarisht ne organet e drejtesise dmth paska qene sigurims. Me te drejte i ka torturuar se duhej te mbronte shpifjet qe ka bere.

Fatmir Xhafa pergjigjet njesoj si kriminelet e Enverit Ylli Hilla dhe Diana Culi. KUSH NGA KETA XHELATE KANE PRANUAR KRIMET E TYRE? Kur cifutet e zbuluan dhe e kapen kriminelin e Hitlerit Adolf Eichman ne Argjentine ku kishte shkuar per te shpetuar koken nga Nurembergu dhe e akuzuan per krime kunder njerezit, ai tha: "UNE KAM QENE VETEM NJE JURIST QE I KAM SHERBYER SISTEMIT. ASHTU ISHTE KOHA." Sa i ngjan pergjigja e tij deklarates se Fatmir xhafes, qe ngjan gjithashtu si dy pika uji me deklaraten e Ylli Hilles kur intervistohej ne filmin "Divorc alla Shqyptarce". Prandaj po japim me poshte edhe biografine e Adol Eichmanit qe i shpetoi Drejtesise se amerikaneve me finte enveriste, por nuk arriti t'i shpetonte MOSSAD-it te ebrejve qe e varen ne litar ne 1962: "Otto Adolf Eichmann, ishte një gjerman nazist SS nënkolonel dhe një nga organizatorët kryesorë të Holokaustit. Eichmann u ngarkua nga Reinhard Heydrich me lehtësimin dhe menaxhimin e logjistikës të dëbimit masiv të hebrenjve dhe krijimin e kampeve te shfarosjes në mase. Në vitin 1960, ai u kap në Argjentinë nga Mossad-i i shërbimit sekret të Izraelit. Pas një gjyqi publikuar gjerësisht në Izrael, ai u shpall fajtor për krime lufte dhe u var në vitin 1962. Për të koordinuar planifikimin për gjenocidin kunder ebrejve, Heydrich priti liderët administrative të regjimit në nje mbledhje te fshehte ne Wannsee më 20 janar 1942 ku u mor vendim per shfarosjen totale te ebrejve te grumbulluar ne geto me ane te dhomave te gazit. Pasi Gjermania pushtoi Hungarinë në mars të vitit 1944, Eichmann mbikqyri personalisht deportimin e më të madh të popullsisë hebreje në atë vend. Shumica e viktimave u dërguan në kampin e përqendrimit në Auschwitz , ku 90 për qind u vranë pas mbërritjes ne dhomat e gazit. Historiani Richard J. Evans vlerëson se ndërmjet 5.5 dhe 6 milionë hebrenj jane asgjesuar nga nazistët. Eichmanni para gjykates deklaroi se kishte punuar per Partine Nacional-Socialiste, por ishte vetem nje JURIST i zakonshem i sistemit shteteror. Pas humbjes së Gjermanisë në vitin 1945, Eichmann iku në Austri. Ai jetoi atje deri në 1950, me pas shkoi në Argjentinë duke përdorur dokumente të rreme. Informacioni i mbledhur nga Mossad, agjencia izraelite e inteligjencës, ka konfirmoi vendndodhjen e kriminelit Eichman në vitin 1960. Një ekip i Mossad e zbuluan vendndodhjen e Eichmann dhe e çuan në Izrael ku e akuzuan para gjykates me 15 akuza penale, përfshirë krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe krime kundër populli hebre. Gjatë gjykimit, Eichmann nuk e mohojnë vërtetësinë e Holokaustit apo rolin e tij në organizimin e saj, por pohoi se ai si JURIST kishte ndjekur urdhërat e shtetit totalitar te sistemit te BOSIT Führerprinzip. Gjykata e shpalli fajtor për shumë nga akuzat, ai u dënua me vdekje me varje dhe u ekzekutua më 1 qershor 1962.

Boll te gjithe ish studentet e bashkestudente te viteve 80-82 e dine shume mire se ti ke qene emeruar ne Kruje si hetues dhe jane qindra bashkekohes te tu qe sot po kuptojne se po genjen. Sa per torturat flasin deshmitaret por per emerimin tend ne ate vend e dine te gjithe te fakultetit juridik dhe fakulteteve te tjera qe te jjihnin ty se ke qene hetues i emruar ne prokurorine e krujes.

S'kam bo tortura thote zotnia. Vetem i kam shkul thonjte, i kam gjakosur dhe rrahur. Keto jane sherbime qe i behen partise dhe s'kane "lidhje" me torturat. Pis milet qe voton keta xhelate te komunizmit..

Otto Adolf Eichman me graden obersturmbanfuhrer (nenkolonel SS) ka edhe nje histori te fundit, kur e pyeten per deshiren e fundit pati thene "Dua te konvertohem ne cifut qe te ike nga kjo bote edhe nje cifut tjeter" Ndoshta eshte legjende urbane, por keshtu eshte thene. Sa per MOSSAD-in, dihet qe per rastin e Eichman eshte detyruar t'i kerkoje te falur Argjentines pasi kapja dhe dergimi i tij ne Izrael ishte bere me disa metoda joortodokse nese mund t'i quajme keshtu

Ka nje mosperputhje, Hoxha ka vdekur me 11 prill 1985 dhe arrestimi i njerezve qe po pinin raki me 11 prill 1985, nuk mund te jete bere ne vitin '86, per kete te jeni te sigurt pasi Partia ishte shume vigjilente dhe nuk i linte te lire armiqte per t'i arrestuar pas nje viti

Enveri po te ishte gjalle, kete Xhafken do bente Minister ( se i ka dhene lule ne Tribune Miri i vogel ).Pra edhe Rama, nuk po ben asgje me shume se do bente vete Enveri. Prandaj quhet Rilindje. Per te Rilindur QELBESIREN.

Add new comment