Deputetja e PS-së: Koalicioni me LSI-në deri në 18 prill

Deputetja socialiste Vasilika Hysi ka shprehur qëndrimin e saj lidhur me situatën politike në vend, dhe ecurinë e koalicionit PS-LSI. Hysi tha se deri më tani ecuria e koalicionit ka qenë pozitive.

E pyetur nëse së fundmi ka patur problematika brenda koalicionit nisur edhe nga deklaratat e ditëve të fundit, ajo tha se edhe brenda një familje, anëtarët e saj nuk mendojnë njësoj. Vasilika Hysi tha se koalicioni është i vlefshëm deri më 18 prill, datë kur bëhet edhe regjistrimi i koalicioneve të reja për zgjedhjet e 18 qershorit.

“Edhe në çdo familje ka diskutime, anëtarët kanë mendime të ndryshme për çështje të caktuara. Ky koalicion ka një marrëveshje 4- vjeçare, është deri më 18 prill, atëherë kur do të bëhet regjistrimi i koalicioneve për zgjedhjet e 18 qershorit. Ju mund të keni dëgjuar debate e diskutime, këto janë dëshira edhe të njerëzve jashtë koalicionit. Për mendimin tim, koalicioni ka funksionuar mirë. Nuk është e lehtë të bëhen reforma kaq të rëndësishme. Edhe pritshmëria e qytetarëve ka qenë e lartë. Ndaj është i nevojshëm edhe një mandat i dytë, që të vijohet me këto reforma, dhe të ndihen plotësisht rezultatet e tyre”, tha Hysi e ftuar në studion e “News24”, në rubrikën “Opinion”. 

Komentet

Comments

Keta ushtaret flasin sikur kane gje ne dore lol. Gati tu ushtare! Cfare sallate ju ka thene komandanti te grini neser?

Add new comment