Intervista në BBC, për ndalimin e filmave të periudhës së komunizmit në Shqipëri

Një Shqipëri po qarkullon një përpjekje për të ndalur filmat e kohës së komunizmit për të mos i shfaqur në televizione.

Instituti për Krimet e Komunizmit ka ngritur shqetësimin dhe e ka argumentuar ndalimin e tyre, duke thënë se kjo do të ndalonte nostalgjinë për regjimin komunist. Për BBC regjizori shqiptar Thomas Logoreci ka folur për këtë ide. Ai ka argumentuar se pse është kundër ndalimit të filmave.

“Duke mos folur për pjesën estetike që është e ndryshme në varësi të këndvështrimeve, mendoj se këto filma përfaqësojnë vlera të mëdha historike, pasi kemi filma fiction, filma dokumentarë, filma të animuar që janë krijuar në këtë periudhë kur kishte represion të madh nga viti 1944 deri në vitin 1990”.

Ajo që dëgjohet është se komentatori BBC  ka folur për filmin “Tomka dhe shokët e tij” duke e vlerësuar për atë që ai përçon, si dhe faktin që është ndikuar nga kinemaja italiane edhe pse me mesazhe propagandistike brenda.

“Këto filma kanë edhe trajtime të temave sociale, dhe kjo ka qenë objekt i një pune studimore të Xhulian Bejko së fundmi, dhe mendoj se këto filma transmetojnë gjithçka të asaj periudhe, edhe pjesën absurden të regjimit”,- vijon Logoreci.

Ai ka thënë se kjo është një përpjekje me prapavijë politike për të ndaluar këto filma, duke e cilësuar si një veprim të rrezikshëm që mund të ndikojë keq në filmat e të ardhmes pasi kanë vlera artistike.

Më tej Logoreci thotë se këto filma mund të ndiqen pas asnjë problem edhe në Youtube, pavarësisht se mund të ndalohen nga transmetimi në ekranet shqiptare të televizioneve./panorama

Komentet

Comments

Atehere pse hidheroheni? Shikojini filmat skematike dhe pa asnje vlere estetike ne Youtube dite nate! Ka mijra e mijra njerez qe s'duan ti shohin ato filma se ju kujton jeten e mjeruar ne komunizem. Apo ndenjat e kesaj pjese te shoqerise s'kane rendesi?

Eshte budallik te bllokosh filmat me tema neutrale, ndersa filmat me propagande politike sigurisht qe s'duhen lejuar ne TV, pervec ne raste kur behen dokumentare rreth atyre filmave. Ose te hapet ndonje stacion vetem me filma te vjeter, dhe ata qe i ndjekin ta kene parasysh se cfare po ndjekin kur vendosin te shkojne ne ate kanal. Sic bejne meshkujt kur shkojne ne stacione porno, qe behen gati njehere, mbyllin dyert, nxjerrin shkopin, dhe e dine qe kur do shkojne te kanali X do dalin ca gjera eksituese aty qe mund t'i konsumojne ne nje intimitet privat.

Sigurisht qe filmat e kohes se monizmit kane rol cedukues. Personalsht nuk jam qe te asgjesohen, dhe kete nuk po e kerkon askush,por transmetimi tyre te kufizohet...jo ne cdo orar. Dihet efekti i tyre percares,sepse lufta e klasave ishte materiali baze i cdo filmi, lufte inteligjences, lufte te gjitheve nga te gjithe. kete u ofrojne brezave keta filma, pervec shtremberimit dhe falsifikimit te fakteve.E kuptoj histerizmn e disa pseudove qe na ishin dikur, por pse duhet me cdo kush qe njerezt te shohin non stop prodhmet e tyre pa asnje vlere/ Mandej duke u hequr ky imponim ne edukim, duke mesuar te verteten per ate cka ndodhur me jeten e njerezve, se sa "te lumtur" ishin ata, do te kerkojne vete njerezit denimin e krimeve te komunizmt.

Add new comment