LSI hapur kundër Ramës: Pa opozitën nuk mund të ketë zgjedhje më 18 qershor

Ndonëse kryeministri Edi Rama e ka përsëritur shpesh kohët e fundit se në 18 qershor do të ketë zgjedhje, me apo pa pjesëmarrjen e opozitës, nuk mendon kështu aleati qeverisës.

LSI ka shpalosur sot qëndrimin e saj, duke thënë se nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën. Deklaratat u bënë nënkryetari Luan Rama gjatë një interviste për Abc Neës. I pyetur për dekretimin e Fatmir Xhafajt, ai tha se nuk surpriza dhe asnjë arsye që LSI të mos e votojë Xhafën.

“Çështja e ndryshimit të ministrave është e drejtë eksluzive e kryeministrit. LSI asnjëherë nuk është imponuar, asnjëherë nuk ka kërkuar as LSI dhe as kryetari, nuk kemi kërkuar të largohet ky apo ai ministër. Duke qenë se respektojmë tagrin kushtetutes, çështja e votimit është procedurë e karakterit formal dhe nuk besoj se LSI të ketë arsye ose motiv të votojë ndryshe kur është fjala për votim të ministrave”, deklaroi Luan Rama.

/LAPSI.AL/

Komentet

Comments

Nese vazhdohet nje loje e tille qe te shkelet ligji e te shtyhen apo mos te zhvillohen zgjedhjet e nje parti apo edhe disa te tilla duan ti bojkotojne kjo do te perbente nje precedent te rende qe do fuste vendin ne nje rreth vicioz krizash. Po nese fiton PD-ja dhe PS qe te nesermen futet ne cader dhe kerkon qeveri teknike dhe bojkotim te zgjedhjeve c'do te ndodhe ? Kjo loje e ndyre per pushtet e PD-se rrezikon ta fuse vendin jo vetem ne krize institucionale por ne anarki te plote gje qe u shkon per shtat vetem antishqiptarve. Dhe arsyeja e vetme qe ndodh kjo qe po ndodh eshte VETTING-u dhe vendosja e Drejetsise ne shinat e ligjishmerise te ciles i tremben si djalli temjanit Berisha,Basha dhe klani i tij kriminal.

Add new comment