Ndryshime në kupolën drejtuese të policisë

Që me emërimin në krye të Ministrisë së Brendshme, Fatmir Xhafaj ka qëndruar në heshtje. Asnjë deklaratë publike. Asnjë intervistë.

Njerëz të afërt pranë tij thonë se ministri kalon shumë kohë në zyrë. Në tryezën e punës është një plan për lëvizje të fuqishme të drejtimin e policisë së shtetit; lëvizje, që bëhen me qëllimin për të rikthyer besimin te policia.

Vetë largimi i Saimir Tahirit nga ky post u pa si çlirim i policisë nga ndikimi i fortë politik, dhe jo vetëm, që ai imponoi për 3 vjet e gjysmë në krye të Ministrisë së Brendshme.

Për herë të parë, menjëherë pas ikjes së Tahirit, u shkarkuan policë nga detyra për arsye se lejuan të mbillej një parcelë me kanabis. Në 2016 –ën u mbollën mbi 2 mijë parcela dhe s’pati asnjë lëvizje, asnjë masë disiplinore, asnjë shkarkim.

Por a është qëllimi i ministrit Xhafaj reformimi i policisë në kaq pak muaj sa i duhet të qëndrojë në detyrë kur policia do të jetë tepër e zënë me garantimin e procesit zgjedhor?

Burime të besueshme thonë për lapsi.al se ministri Xhafaj do të vazhdojë të mbajë në detyrë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Planifikon të largojë Drejtorin e Përgjithshëm të Hetimit të Krimeve Ardian Çipën dhe Drejtorin e Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë Altin Qaton dhe do të mbajë Drejtorin e Përgjithshëm të Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit, Rebani Jaupaj.

Një prej emrave të lakuar është edhe ai i Skënder Kalemit, Drejtori i Hetimit për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Shtetit, i cili ka në vartësi direkte të gjithë zinxhirin e policisë që ka përgjegjësinë për luftën kundër kanabisit.

Do të lëvizë edhe pjesën më të madhe të drejtorëve të policisë në qarqe, Jaeld Çelën që drejton policinë e Vlorës, Perlat Cullhaj që drejton policinë e Durrësit, Ermal Muçën që është në krye të drejtorisë së Policisë së Lezhës, Alban Çelën që drejton policinë e Shkodrës, Alfred Çepen që drejton policinë e Elbasanit, Aranit Arapin që mban postin e drejtorit të policisë së Gjirokastrës etj.

Nga kjo “furtunë” mendohet se do të shpëtojë drejtori i policisë së Tiranës, Ervin Hado.

Në vend të Ardian Çipës, sipas burimeve të lapsi.al, mendohet se do të vijë Sokol Bizhga, që aktualisht mban postin e drejtorit të Drejtorisë së Studimeve Strategjike, një emër që pritet të hapë jo pak debat përsa i përket qëllimit që kanë lëvizjet e ministrit.

Sokol Bizhga e ka mbajtur këtë detyrë më parë. Ai e mori atë në vitin 2013, me ardhjen e PS në pushtet, duke zëvendësuar Agron Kuliçajn, por do të largohej një vit më vonë, pasi emri i tij u përfshi në një skandal të përmasave të mëdha.

Ndriçim Gjokona, një vrasës me pagesë që kishte bashkëpunuar me Julian Sinanaj, e akuzoi publikisht se e kishte nxjerrë me forcë nga zyra kur ai iu drejtua policisë së shtetit për të denoncuar Sinanaj.

“Pasi kemi ardhur në Tiranë jemi takuar me disa drejtues të kësaj drejtorie, ku më i madhi i tyre ishte Sokol Bizhga. Pasi i kam shprehur të njëjtat gjëra që thashë edhe në Durrës, kam pasur një debat me të dhe jemi shtyrë, pasi pretendonte që këto që thosha unë nuk jan ëtë vërteteta. Pasi pashë që nuk e mori seriozisht, jam drejtuar për në Neës 24”, deklaronte Gjokona.

Vetëm pasi e bëri publik denoncimin e tij në Neës 24 policia e Tiranës mundi ta arrestojë vrasësin me pagesë, Julian Sinanaj, përpara se ai të ekzekutonte një urdhër të biznesmenit Ilir Karcini për të vrarë biznesmenin e gazit Piro Bare.

Me ardhjen e Xhafës në krye të Ministrisë së Brendshme, Bizhga prite të marrë sërish të njëjtën detyrë nga e cila u largua nga “skandali Gjokona”.

Në vend të Altin Qatos, me propozim të Haki Çakos, ministri i Brenshëm pritet të emërojë Albert Dervishin, ish –drejtor në Policinë e Tiranës.

Paradoks në planin e ministrit Xhafaj është edhe mbajtja e Haki Çakos në krye të policisë së shtetit edhe pse ai është përgjegjësi kryesor për dështimin në luftën kundër kanabisit dhe për situatën në të cilën gjendet sot policia e shtetit.

Për këtë arsye, ndryshimet e planifikuara, më shumë se për ta reformuar policinë, duken thjesht lëvizje fasadë që ngrenë dyshime se pas tentativës për të rikthyer besimin fshihen interesa të tjera. /Lapsi.al/

 

Komentet

Comments

Drejtor i Pergjithshem i Policise duhet te zgjidhet nga PDIU dhe mundesisht nga Qifja i Mesiles, meqe ky eshte propozimi i fundit i vete Mesila Palmes.

Turp te pretendohet te reformohet policia e shtetit me antivleren, or diner in, intrigantin Sokol Bizhga

Sokol Bizhga nuk mund te perfaqesoje kurre policine e nje shteti demokratik, te kunderten ka dhene prova qe do ta bej shume mire.Nese ky eshte synimi I Ministrit te ri le ti mbaje kostot

Sokol bozhga eshte nga kuadrot me te pastra te policise shtetit.Kur ne komisionin parlamentar te 2013 PD por u more me ca pune gradash mesa me kujtohet per kete do falenderuar ministri xhafaj qe ka bere zgjedhjen e duhur

meqe e thu ti beno, m'rregull je daj

Duke vleresuar shume shkruesit e ketij lajmi, sqaroj se çfare thuhet ne lidhje me ndonje levizje timen te supozuar,eshte i pa vertete. Gjithashtu ftoj gjithkend qe me njeh, se, nese ka edhe nje prove te vetme qe une kam abuzuar me detyren si polic, le te me perbalte pa ngurrim. Por, mos me rendoni pa u patur hak e hile Miqesisht Sokoli

Gjepura! Z. Bizhga eshte nga kuadrot me te afta te Policise Shtetit. Ata qe nuk e njohin nuk kane si ta gjykojne

sipas mendfimit tim ju ia kini varur melcite ne qafe "ujkut" Skender Kalemi. Xhafaj duhet ta heqe nje ore e me pare. Turp per Policine e Shtetit te kete ne krye kuadro si Skender Kalemi.

O Sokol, mos u merzit vlla, se kush punoi me ndershmeri e ka ngrene kete 4-vjecar. Ashtu si ty edhe une doja te zbatoja kushtetuten flet per flet dhe as nje muaj nuk me lane ne Lezhe, me hoqen si din keta marifetcinjte qe jane sot lart. Normal qe ka qe edhe qe nuk na duan prandaj jeta eshte e larmishme.Duhet ta bejm si Dritan Zagani por na mban burrerria dhe karakteri, por me sa shof edhe kete po na e marrin per dobesi. Ti kundershtove me te drejte udheheqjen dhe te transferuan, mua per te njejten gje me liruan. Nuk eshte mire te jesh korrekt. Pershendetje.

Add new comment