Kthehet terrori në Paris/ 2 policë të vrarë, eliminohet agresori (VIDEO)

Rikthehet terrori në Paris. 2 policë janë vrarë nga një sulm me armë mbrëmjen e së enjtes në shëtitoren Champs Elysees në qendër të kryeqytetit francez. Komuna e Parisit u ka bërë thirrje qytetarëve të evitojnë lëvizjet në zonë. Paraprakisht flitet se një person i armatosur hapi zjarr ndaj uniformave të rendit. Mediat franceze shkruajnë se autori është neutralizuar. Policia lokale thotë se autori ishte i armatosur me kallashnikov. Përplasja me armë ka qenë e fortë. Mësohet se policia po ndjek një tjetër bashkëpunëtor që dyshohet se është fshehur në një garazh makinash aty pranë. Zona është evakuuar. Helikopterë po fluturojnë në zonë. Operacioni i policisë vijon. E gjithë ngjarja ndodh vetëm 3 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve presidenciale. Në terren kanë zbritur agjentët e anti-terrorizmit. Ngjarja ka ndodhur përpara një dyqani të "Marks & Spencer" të veshjeve britanike. Vrasësi ka qenë i skeduar si person radikal. Ende nuk jepet emri i tij por pak kohë më parë në shtëpinë e tij është kryer një kontroll në shtëpinë e ktij në Seine-et-Marne në lindje të Parisit. Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme Pierre Henry Brandet tha se “për momentin është identifikuar vetëm një agresor, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë të tjerë autorë. Sipas tij, objektiv i atentatit kanë qenë forcat e rendit. /Lapsi.al/ 

Video: 

Komentet

Comments

e shkreta france cfare e ka gjete.mire ka thane gjergj fishta.europe kurva motit si i re mohit beses se zotit.ballkanasve jau ka mbylle deren e po e fiton me afrikan dergjen.

Add new comment