Skenari Rama – Meta për zgjedhje të parakohshme: Si po përgatitet dërgimi i kreut të LSI në karrigen e Presidentit të Republikës

 

Ben Blushi përforcoi atë që po flitej në korridoret e politikës prej pasdites së djeshme kur menjëherë pas djegies së raundit të parë për zgjedhjen e presidentit, Konferenca e Kryetarëve caktoi ditën e sotme si datë për raudin e dytë: Rama dhe Meta do t’i djegin të gjitha raundet pa kandidat, me qëllimin e vetëm që ta çojnë vendin në zgjedhje të parakoshme.

Pas seancës së djeshme, i pari Rama dhe pas tij Meta dolën para kamerave për të thënë se nuk paraqitën kandidat me qëllimin për të pritur edhe opozitën, që ta bëjnë pjesë të këtij procesi, për ta bërë atë sa më gjithëpërfshirës.

Nëse do të ishte kjo arsyeja, përse raundi i dytë i caktua një ditë më vonë?

Nga ana tjetër, çfarë përfitojnë Rama e Meta nga zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme në një tjetër datë afër asaj të 18 qershorit të dekretuar nga Presidenti i Republikës?

Me ezaurimin me shpejtësi të 5 raundeve pa kandidat për president, fabula e “pritjes së opozitës” bie.

Rama dhe Meta nuk po presin të marrin bekimin e Bashës për kryetari e ri të shtetit dhe as kanë si qëllim parësor ndryshimin e datës së zgjedhjeve të dekretuar, pasi në kushtet e zgjedhjeve të parakohshme në votime mund të shkohet një javë para apo një javë pas 18 qershorit.

Dhe kjo është e parëndësishme në kushtet kur opozita nuk ka ndryshuar qëndrimin për të mos marrë pjesë.

Në këtë mënyrë dyshja drejtuese e koalicionit qeverisës po krijon kushtet për të zbatuar një skenar të vjetër politik të firmosur 4 vjet më parë: atë të Ilir Metës president.

Pyetja në këtë rast do të ishte se, përse kjo shumicë, që i ka të gjithë numrat për të mos i çuar dëm raundet, nuk e voton Ilir Metën menjëherë?

Në një rast këtë rast koalicioni qeverisës do të shkonte vetëm me Edi Ramën në zgjedhje. Dhe mozsgjedhja e tanishme e Metës president ka të bëjë me frikën e Ramës për të qenë i vetëm në garë, sa nga pasiguria që e karakterizon ashtu edhe për të mos marrë i vetëm mbi supe përgjegjësinë e çuarjes së vendit në zgjedhje pa opozitën.

Edi Rama e konfirmoi sot në parlament vazhdimësinë e koalicionit po me krenarinë e 1 milion votave. Ai u shfaq i lehtësuar që në fushatë do të ketë sërish në krah “ushtrinë votambledhëse” të LSI.

Veç kësaj, me çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme, do të riaktivizoheshin afate të reja për regjistrimin e subjekteve politike dhe të Koalicioneve Zgjedhore, çka do të bënte të mundur regjistrimin e PS – LSI si koalicion, afat që është aktualisht është djegur, pasi ka skaduar prej mesnatës së kaluar.

Parlamenti i ri që do të dalë nga zgjedhjet e parakoshme do të duhet ta votojë me shumicë të thjeshtë presidentin, që në raundin e parë. Në të kundërt vendi do të shkonte sërish në zgjedhje, duke hyrë kështu në një spirale të pambarimtë krize.

Pasi të këtë siguruar karrigen e kryeministrit për një mandat të dytë, Rama do t’ia jepte lehtësisht Ilir Metës postin e Presidentit, aq më tepër tani kur me kushtetutën e re Presidenti është akoma më shumë një figurë honorifike, pa kompetenca ekzekutive.

Rama tentoi të qetësojë edhe shqiptarët se mungesa e opozitës në zgjedhje nuk do të ndikojë në stabilitetin e vendit. Ai po shfaqet gjithnjë e më i bindur në vendimin për të shkuar i vetëm në garë. Tani, edhe LSI që i kujtonte Ramës se as Duçja nuk ikte vetëm drejt, është zbutur.

Ilir Meta i kishte të ulura tonet në deklaratën e djeshme pas mbarimit të raundit të parë. Ai gjatë gjithë kohës foli për nevojën e dialogut mes dy partive të mëdha, pa gjuhën kërcënuese dhe paralajmërimeve të zgjedhjeve farsë, ekzaktësisht sikur të ishte mbi palët. /Lapsi.al

 

Komentet

Comments

Eh sa maskaralleqe ka pare ky vend!!!! Edhe sa ka per te pare akoma? Ja ky ishte ai i ashtuquajturi baba Likja. Parimori, demokrati dhe studenti i dhjetorit qe do te bente Shqiperine si gjithe Evropa. Me maskaralliqe do ta integrosh vendin ne BE, o baba gliqe!!!!

Kur gjejne popull bageti, 80% katunari, pse mos te bejne si t'ju doje qejfi! Ky milet eshte mesuar historikisht, mjaftoj ti japesh pak buke e pak djathe, kercen nga gezimi! Aq e ka standartin, nuk arrin me shume. Prandaj tallin trapin fqinjet, dhe do vazhdojne ta tallin!

nuk besoj qe Like Baba eshte aq budalla sa te behet President, pasi sdo kishte me asnje peshe dhe LSI do te shkermoqej. Fatkeqesia eshte qe ai pis milet nuk ka kurajo te ngrihet si kudo ne bote dhe ti largoje njehere e mire

Po me Lulziun cfare do te ndodh nese hyn ne zgjedhje ne rast mos miratimi te presidentit? Se besoj se do shkermoqet fare po te pakten ne hollande do iki

O Gysi mos qa hall Lulit se si do te shkoj nuk eshte si mjelloshi dhjaks i joti qe te shkoj e te lepi njalen e Partnerit te tij politik qe desh dogji kryeministrin per ket Kualicionin e devoteshem !!!!!!! Po per ty o Gyci dhe rrogen tende me mir Shukri manjaku dhe shuls me brek te grisme e Rrushin perdhunues do per femijet e tu ! Aaa se harrova , Saja : e ka pa sa bukur ka luftu drogen e saliut ??? Po kush ja vuri bomben e gjeti meqe , do bente policin e ndershme qe mezi prisnim nga Ripjellja e shk**dhimit ? Militant pedeasta e perversa .

Prandaj ben si mace e bute?! Per te dhene idene e nje specie te qete dhe konsensuale per turmen!

Ku do mbytesh o Gysi pas fitores se opozites ne zgjedhje te lira dhe te ndershme

Add new comment