• |
ide | kryesore

Basha shpall mediat e “fake news”: Top Channel, Balkanweb dhe Panorama Online

I pakategorizuar
425A2543-1024x683.jpg



Nga protesta e Partisë Demokratike përballë kryeministrisë, Lulzim Basha shpalli konkursin e mediave që shpërndajnë lajme të rreme (Fake News).

Për këtë javë, Basha tha se mediat fake news janë Top-Channel, BalkanWeb dhe Panorama online.

Top-Channel” e merr majën e “fake news” sot, për interpretimin allasojçe, sipas qejfit të Edi Ramës, që i bëri prononcimit tim të djeshëm për vetingun. Edi Rama dje tha se: “Eshtë i gatshëm ta shtyjë vetingun pas zgjedhjeve”. Dhe unë iu përgjigja se: vetingu, “nuk ka pse të shtyhet pas zgjedhjeve po do të bëhet menjëherë pas qeverisë zgjedhore, pra qeverisë që do të përgatisë zgjedhjet, sipas dhe vetëm sipas, konsensusit të 22 korrikut të vitit të kaluar”.

Edi Rama, së bashku me të paguarit e Xhorxh Sorosit në Shqipëri, çfarëdo pasaporte që të kenë, për një vit e gjysëm u përpoqën ta kapin drejtësinë dhe ta vënë nën kontrollin e tij.

Kishte dy projekte për drejtësinë. Ky ishte projekti i Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit, dhe i të paguarve të Xhorxh Sorosit, të kapnin drejtësinë dhe t’ia jepnin peshqesh investimit më të madh të Xhorxh Sorosit në Ballkan, që është Edi Rama; për pushtetin e tij. Dhe projekti i gjithë pjesës tjetër të qytetarëve dhe PD që ka dashur, do dhe do të mbështesë fuqimisht një reformë të vërtetë në drejtësi ku qeveritë dhe partitë politike nuk mund të kenë pushtet mbi drejtësinë, projekt për të garantuar gjyqtarë dhe prokurorë që nuk mbrojnë, por luftojnë dhe ndëshkojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin qeveritar.

Për një vit e gjysëm kjo betejë u luftua. Rama dhe mercenarët e tij të paguar nga Xhorxh Sorosi, dhe opozita me qytetarët dhe me parimet europiane të drejtësisë, me arbitër Komisionin e Venecias që e fitoi totalisht betejën kushtetuese duke diktuar në Kushtetutën e Shqipërisë një reformë në drejtësi sipas parimeve europiane.

Në një marrëveshje politike 7 ligjet kryesore, zbatuese të kësaj reforme do kaloheshin me konsensus. Por Edi Rama, i mbështetur nga mercenarët e paguar nga Xhorxh Soros, shkatërroi këtë marrëveshje dhe kaloi 6 nga këto 7 ligje pa konsensusin e opozitës, me qëllim kontrollin politik të drejtësisë siç ishte qëllimi fillestar, origjinal i reformës në drejtësi. Vetëm një ligj, kaloi me konsensusin tone, për shkak të insistimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ky është ligji për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, i cili ka votën tonë, vulën tone, dhe pret zbatimin e tij sa më parë.

Por ligji për vetingun, ligji për KLGJ-në, KLP-në dhe 4 ligjet e tjera janë bërë në shkelje të marrëveshjes politike, me qëllimin e vetëm të kontrollit politik të Edi Ramës mbi drejtësinë. Ndaj, ia përsëris sot atij dhe mercenarëve të Xhorxh Sorosit në Shqipëri, pavarësisht prej pasaportave që kanë, se nuk ka asnjë shans, zero shans, që Partia Demokratike të bëhet alibi për kapjen e drejtësisë nga Edi Rama.

Por nga ana tjetër siç ja thashë dje, nuk ka nevojë ta shtyjmë vetingun pas zgjedhjeve. Jo, nuk ka nevojë të shtyjmë vetingun pas zgjedhjeve. Menjëherë pas paktit kombëtar, për një qeveri teknike të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, Partia Demokratike dhe opozita janë të gatshme të marrin përgjegjësitë kushtetuese, ligjore që sipas konsensusit të 22 Korrikut të vitit të kaluar, t’i hapin pa pritur zgjedhjet e ardhshme, menjëherë rrugë vetingut dhe zbatimit të reformës në drejtësi për të pasur gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm, të pakapur, që të nisin punën e tyre kundër kriminelëve, kundër krimit të organizuar, kundër drogës dhe kundër korrupsionit të pushtetarëve dhe kundër korrupsionit të nivelit të lartë që sot bën kërdinë në xhepat e shqiptarëve.

Por pikërisht, Edi Rama do drejtësinë në kontroll, ose jo reformë në drejtësi. As njërën as tjetrën. Veting menjëherë pas qeverisë teknike, sipas konsensusit të 22 Korrikut. Nuk ka nevojë të presim për zgjedhjet, dhe nuk ka nevojë ta kushtëzojmë me zgjedhjet këtë.

Fake news. Pra Top Channel e merr medaljen e parë, sepse thotë që Basha, veting pas zgjedhjeve, ku unë sapo kisha thënë që vetingu nuk ka pse të presë zgjedhjet.

Dhe, medaljen e dytë e merr Balkaweb sot, dhe për fat dhe Panorama-on line, e cila, e ka mbajt disi reputacionin e vet për media të pavarur, por sot jo.  Balkanweb, medaljen e javës së turpit. Sigurisht, kanë kohë të reflektojnë, jo vetëm për këtë lajm, por dhe për shumë lajme të tjera, por ky është kulmi. Ja pse; “Nënsekretari a amerikan i Shtetit, theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së të gjitha partive politike në zgjedhje”, thuhet në një komunikatë të Nënsekretarit amerikan të Shtetit.

“Rëndësinë e pjesëmarrjes së të gjitha partive politike në zgjedhje”, që do thotë, harroje Edi Rama se mund të bësh zgjedhje pa opozitën. Këtë kërkesë të arsyeshme të standardit të demokracisë më të madhe në botë, e merr Balkanweb, e merr porosi prej këtij këtu, (kryeministria ..) dhe na e kthen në ultimatum.

Porosinë e jep ky, (me dorë nga kryeministria) se ky e shkruan traktin. Ia con mediave të kapura, pastaj e merr nga mediat e kapura dhe thotë shiko cfarë lajmi i madh. Vetë e shkruan në darkë, në mëngjes ia publikojnë mediat e kapura, pastaj në drekë e citon si lajm. Fake-news Balkanweb. Lajme falso, turp të keni. Peshku është qelbur nga koka, rrini larg kokës së qelbur të peshkut. Pra këto janë medaljet e javës për fake-news. Që nga sot, do ti strukturojmë pak më mirë, por këto të dyja nuk kishin si të mos merrnin vendin e parë”, u shpreh Lulzim Basha.

Kreu i Partisë Demokratike citoi mediat prestigjioze si Forbes kur tha se “Edi Rama ndërton një ndërmarrje kriminale në vend që e ka kthyer vendin në qendrën e krimit dhe të drogës”