Deklaratat e Ramës e Thaçit/ Donald Lu: Kundër çdo diskutimi të pakujdesshëm për bashkim

Ambasadori amerikan në Shqipëri Donal Lu ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për hedhjen e mundësisë për një bashkim të mundshëm të Shqipërisë dhe Kosovës nëse të dyja vendet ndihen të refuzuara nga Bashkimi Europian. Kështu është shprehur ai për BIRN.

Qeveria Amerikane mbështet sovranitetin e Kosovës dhe Shqipërisë. Jemi kundër çdo diskutimi të pakujdesshëm për bashkim. Ai pengon stabilitetin e rajonit dhe rrugën europiane për të dyja vendet”, tha Lu.

Kjo deklaratë e ambasadorit Lu vjen pas intervistës së Ramës në “Politico” ku u shpreh se nëse dyert e Europës mbylleshin për Ballkanin Perëndimor, do të shfaqeshin bashkime më të vogla, si bashkimi i Shqipërisë me Kosovën.

Deklarata e Ramës është pasuar edhe nga deklarate Thaçit, i cili shprehu pak a shumë të njëjtin qëndrim me kryeministrin shqiptar duke thënë se “nëse BE-ja i mbyll dyert Kosovës, të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në të njëjtën hapësirë, që më vonë të integrohen në familjen europiane”. Gjithashtu edhe presidenti serb Vuçiç është shprehur se deklarata të tilla nuk duhet të thuhen në publik nga politikanët shqiptarë.

Komentet

Comments

deklaratat kercnuese te Rames dhe e Thacit drejtuar Brukselit zyrtar se do te bashkohen shqiperia me kosoven nese..nese...e m'tha e t'thashe ...fuzija pordhagjij , jane porositur nga kuzhina me e fliqur e botes, ne beograd , ne pergaditje te terrenit për kriminel -zyrtar te shtetit serb dhe i dedikohen pikrisht atyre si Vuciqit, Vulinit, Daciqit , Nikoliqit ..etj me qellim qe kur ata te dalin para kamerave tv ne serbi ti dergojne porosi opinionit serb por ,porosi edhe opinionit te BE , SHBA dhe atij bitanik , se jane shqiptaret ai faktor destabilizues ne balkan dha shqiptaret jane agresor kurse , serbet jane vetem viktime e tyre gje qe edhe ashtu ndodhi sepse , te gjithe keta qe i nenvizova dolen dhe u shprehen pikrisht ne kete sens...ja pra ti shikojme pra per se afermi hyzneqaret shqiptar qe luajne lojen e srbise dhe te shikojme se ne cilat menyra provincijale keta shqiptar i krijojne serbise favore nderkombtare por edhe rajonale , te shikojme se si vihen keta te mjere ne sherbim te padronit te tyre gjithmone kure e done nevoja dhe , sa e do nevoja ... dhe konform veprimeve te tyre te krijojme xhykim..!

Add new comment