Gjykata shpall të pafajshëm Mark Frrokun për vrasjen në Belgjikë

Gjykata e Tiranës e shpalli të pafajshëm ish-deputetin Mark Frroku për akuzën e vrasjes së Aleksandër Kurtit, ngjarje e ndodhur në vitin 1999 në Bruksel.

Lapsi.al e kishte paralajmëruar këtë dy javë më parë kur pafajësinë e mori edhe i akuzuar si bashkëpunëtor i tij, Kristian Marina (lexo shkrimin më poshtë në faqen e lapsi.al).

Por Frroku do të qëndrojë në burg. Gjykata e dënoi me 7.5 vjet për pastrim parash, fshehje pasurie e ndërtim pa leje.

Prokuroria kishte kërkuar që Frroku të dënohet me 25 vjet burg, 17 për vrasjen në Belgjikë, 3 vjet për fsheje të pasurisë dhe 4 për ndërtim të paligjshëm.  

Mark Frroku u arrestuar më 2 prill të vitit 2015, pas një skandali që përfshiu policinë e shtetit me fshehjen e udhër arrestit të ardhur në adresë të tij nga autoritetet belge.

Pas seancës, avokati i tij mbrojtës deklaroi se ishte i pritshëm ky vendim i gjykatës pasi nuk kishte prova. “E kishim thënë, nuk kishte prova për vrasjen” – u shpreh ai. /Lapsi.al

Komentet

Comments

po na plas koka duke degju drogaxhiun se ripjellja e kriminelave dashka vetingun e qe çadra na qenka kunder ... edhe sa vrases do nxjerri nga burgu ky deri diten e fundit te pushtetit ?

Epilog me te bukur per Rilindjen nuk kishte.

Add new comment