Kush është Ergys Gjioveshaj, 33 –vjeçari i vrarë mbrëmë në Vlorë (Foto)

Ergys Gjioveshaj është i njohur për policinë e Vlorës. Ai iu dorëzua asaj me pranga në duar në qershor të vitit 2011 nga autoritetet austriake. Ishte arrestuar në Vjenë nga Interpoli, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në vitin 2010. Gjykata e Vlorës e kishte dënuar me 12 vjet burg për vrasje, të kryer në kohën kur ishte vetëm 16 vjeç.

Ergys Gjioveshaj para arrestimit në Vjenë

Në vitin 2000, në moshë të mitut, teksa udhëtonte me një autoveturë tip Mercedes Benz 240 së bashku me mikun e tij Florian Meçe, ishte përfshirë në një konflikt me shtetasin Muharrm A, i cili drejtonte një kamion dhe gjendej nën shoqërinë e Laert Alushit.

U përplasën verbalisht përballë shkollës “Qemal Ataturk”.

Rreth një orë më pas, shtetasi Laert Alushi takon Florian Meçen dhe i kërkon sqarime për sharjet që i kishin bërë Muharrem A. Debati tensionohet.

“Bashkë do ta zgjidhin ndryshe”, i kishte thënë Floriani atij.

Në mbrëmje, së bashku me Ergys Gjioveshajn ata e qëllojnë Laert Alushin.

Fillimisht viktima përleshet me Florian Meçen.

Ndërsa Ergys Gjioveshaj kishte marrë një automatik që e mbanin në makinë dhe i ka drejtuar armën Alushit.

Ai i është drejtuar shokut të tij duke i thënë: “ Lëre Lani, lëre, hapu”.

Floriani e ka shtyrë Alushin duke i thënë Ergysit: “Na, bjeri”.

Një breshëri automatiku e kap në këmbë dhe në trup, duke e lënë të vdekur në vend.

Florian Meçe u dënua me 22 vjet burg, ndërsa Ergys Gjioveshaj me 12 vjet burg në mungesë, pasi ishte i mitur.

Pas vrasjes kishte mundur të arratisej në Itali dhe më pas në Austri ku edhe u kap.

Policia dyshon se motivi i vrasjes mund të jetë hakmarrja. Por disa dëshmitarë thanë se mbrëmë në lokalin e natës gjithçka ndodhi pas një konflikti për muzikën, në lokalin e natës ku ai gjendej me disa miq të tij.

Dy persona me armë në dorë hynë në local dhe qëlluan në drejtim të tij. E lanë të vrarë në vend. Tre persona të tjerë u plagosën. Autorët nuk janë identifikuar ende. Duke përfituar nga errësira, ata mundën të largohen. /Lapsi.al

Komentet

Comments

cdo lloj hajvani dhe ceceni dhe adoleshenti qe i duket vetja i forte ta dije mire se do paguaje edhe qimen e flokut prandaj mendohuni mire per cdo gje qe beni, gajk pa marre e hak pa lare nuk ka kjo bote mund te vonoje por nuk harron

Add new comment