PS-LSI pa kandidatë për president, Arta Dade: Do ishte privilegj, por është herët!

Deputetja socialiste, Arta Dade, një emër tjetër i përfolur si kandidate për postin e presidentit ka deklaruar sot se do të ishte e gatshme ta merrte këtë detyrë, nëse i vinte një propozim i tillë. E ftuar në emisionin Arena në “Oraneës”, Arta Dade tha se ishte herët për të folur për diçka konkrete, për shkak të situatës politike.

“Do të isha e nderuar që ta pranoja këtë post, por deri tani nuk ka asgjë institucionale. Nëse unë do të isha personi që garanton konsensus do të kisha privilegjin ta merrja këtë detyrë. Kjo nuk varet vetëm nga dy liderët, por varet edhe nga kolegët e grupit, sepse Edi Rama dhe Ilir Meta në fund kanë vetëm nga një votë. Do isha e lumtur nëse do kisha OK edhe nga opozita, por jemi ende larg. Por meqë ma bëtë pyetjen, nëse do ma bënin këtë propozim do ta pranoja” u shpreh Arta Dade.

Komentet

Add new comment