VIDEO/ Pamjet e rënda në lokalin ku ndodhi vrasja në Vlorë

Një ditë pas masakrës në Vlorë, ku mbeti i vrarë një i ri dhe u plagosen 3 të tjerë, Lapsi.al sjell pamje të lokalit ku ndodhi ngjarja. Në lokal ka ndodhur një rrëmujë e vërtetë, pas breshërive të armëve.

Viktima Ergys Gjioveshaj dyshohet se ka qenë objektivi i atentatit.

Një person i armatosur ka qëlluar pikërisht drejt tavolinës ku ndodhej ky i fundit.

Lokali pas vrasjess by lapsi-al

Ergys Gjioveshaj është një emër i njohur për policinë e Vlorës. Në vitin 2011, ai u arrestua në Vjenë nga Interpoli, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në vitin 2010. E ndërsa nga Gjykata e Vlorës ishte dënuar me 12 vite burg për vrasje të kryer në moshën 16-vjeçare.

Përplasja në vitin 2000

Në vitin 2000, teksa udhëtonte me një autoveturë tip Mercedes Benz 240 së bashku me mikun e tij Florian Meçe, ishte përfshirë në një konflikt me shtetasin Muharrem A, i cili drejtonte një kamion dhe gjendej nën shoqërinë e Laert Alushit.

Ata u përplasën verbalisht përballë shkollës “Qemal Ataturk”.

Rreth një orë më pas, shtetasi Laert Alushi takon Florian Meçen dhe i kërkon sqarime për sharjet që i kishin bërë Muharrem A. Debati tensionohet.

“Bashkë do ta zgjidhin ndryshe”, i kishte thënë asokohe Floriani atij.

Në mbrëmje, së bashku me Ergys Gjioveshajn ata e qëllojnë Laert Alushin.

Fillimisht viktima përleshet me Florian Meçen.

Ndërsa Ergys Gjioveshaj kishte marrë një automatik që e mbanin në makinë dhe i ka drejtuar armën Alushit.

Ai i është drejtuar shokut të tij duke i thënë: “Lëre Lani, lëre, hapu”.

Floriani e ka shtyrë Alushin, duke i thënë Ergysit: “Na, bjeri”.

Një breshëri automatiku e kap në këmbë dhe në trup, duke e lënë të vdekur në vend.

Florian Meçe u dënua me 22 vjet burg, ndërsa Ergys Gjioveshaj me 12 vjet burg në mungesë, pasi ishte i mitur.

Pas vrasjes kishte mundur të arratisej në Itali dhe më pas në Austri ku edhe u kap.

Komentet

Add new comment