5 gënjeshtrat e mëdha të Bashës në çadër

Gjatë tre muajve të ngujimit në çadër kreu i PD hoqi disa vija të kuqe që tani pas arritjes së marrëveshjes me Ramën rrezultojnë të kenë qenë thjeshtë demagogji. Falë presionit të jashtëm dhe të të vetve, falë kërcënimit të aleatëve dhe mospërfilljes së Ramës, ai u detyrua të tërhiqet nga ato që kishte shpallur si themelet e "republikës së re".
1 - Basha u zotua se nuk do të zhvillohen zgjedhje me Ramën kryeministër. Por tani megjithëse i rrëzoi pothuajse të gjithë kabinetin, PD po futet në zgjedhje pa e nxjerrë Ramën nga zyra. Nuk u morr vesh kurrë se si Basha u tërhoq nga ky kusht të cilin e kishte shpallur si ta panegociueshm. Ai pretendonte se Rama ishte epiqendra e republikës së vjetër që mbante lidhjet me trafikantët, kriminelët, me oligarkët dhe bosët e mediave dhe se pa u prerë këto lidhje nuk mund të bëheshin zgjedhje (lexo editorianin poshte). Nuk kuptohet nëse ka gënjyer kur thoshtë këtë në çadër, apo tani kur thërret fitore pasi janë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

2- Basha u zotua se nuk ulet në dialog pa pasur më parë në tryezë dorëheqjen e Ramës. Një dialog të tillë ai e konsideroi fasadë dhe farsë duke e krahasuar me të parin takim të përbashkët për reformen në drejtësi kur kryeministri u paraqit në bisedime me fjalimin e gatshëm të dështimit të negociatave në xhep. Madje për këtë arsye Basha nuk pranoi të takohej me Ramën edhe kur erdhi në Tiranë ndërmjetësuesi McAllister. Por më pas nuk u mor vesh pse Basha u thye. Pse ai e harroi këtë kusht kur u ul në tryezën e thirrur nga presidenti Nishani. Aty për herë të parë u mor vesh se lideri i PD do të zbythej nga objektivat e tij. E vetmja gjë që mbetet e panjohur lidhet me faktin se kush i kapi kokën me derë dhe e detyroi të dorëzohet?

3 - Basha u zotua se nuk do të fuste ministra teknikë në një qeveri Rama. Ai qe i prerë në arsyetimin e tij se ky kryeministër që ka blerë deputetë, madje edhe parti opozitare nuk e ka për gjë të fusë në xhep edhe ministrat e rinj të miratuar nga PD. Por Basha po bën pikërisht të njëjtën gjë tani dhe atë që deri dje e konsideronte të pamundur, sot po mundohet ta shesi si sukses. Dilema është nëse kjo ishte e vetmja rrugë që i mbeti për të shpëtuar fytyrën apo nëse ai vërtet është aq naiv sa të mendojë se këta ministra më pak se një mujorë do të jenë garanci për zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
 

4 - Basha u zotua se zgjedhjet nuk mund të bëheshin kurrë brenda qershorit. Me Ramën jo e jo, por edhe nëse ai do të largohej, kjo qe një kohë e pamjaftueshme që një qeveri e re të pastronte vendin nga krimi dhe droga që mund të ndikonin në zgjedhje. Por kreu i PD edhe këtu u dorëzua pavarësisht se edhe ekspertë të tij si Bylykbashi argumentuan se zgjedhjet mund të mbaheshin fare mirë deri në fund të korrikut. Kjo ishte një nga dështimet e tij më të mëdha dhe një nga fitoret më të mëdha të Ramës që e ktheu datën e zgjedhjeve në gogol.

 5- Basha u zotua se "Republika e re" nuk do të bëjë marrëveshje kulisash si përgjate republikës së vjetër. Por sa i'u dha rasti të testohej për këtë zotim, ai e shkeli atë. Gjatë marëveshjes me Ramën, ata ranë dakord që jo vetëm partitë e tyre të hynin pa koalicione në zgjedhje, por vendosën që këtë të drejtë t'ua hiqnin në mënyrë absurde edhe partive të tjera të vogla. Kjo padyshim përbën anën më të fëlliqur të këtij pakti okult dhe e nxjerr Bashën ashtu sikurse është, një bir të denjë të republikës së vjetër për të cilën ai kontribuon prej 13 vitesh. (Lapsi.al)

Komentet

Comments

pirdhni, pirdhni, ju te Lapsit. Por jo vetem ju, edhe Sfida, edhr Blushi, edhe PDIU. Ne esence: nuk ben vaki te shperbehet nje status quo 20 vjecare me 3 muaj tragjikomedi ne cader. Duhet shume me shume se aq. Niveli i amoralitetit ne shoqeri eshte shume i perhapur, nderkohe qe vendi akoma lyhet me gjalpin e narkotrafikut, te taksave te papaguara, te remitancave nga gjenerata e I-re dhe e II-te e refugjateve. Dhe thika nuk ka arritur ne palce...

Po i keni mbledhur tek rama kryeminister zotimet . Reforma kushtetuese dhe ajo zgjedhore jane marreveshjet qe i duhen shqiperise. Ato mund ta sjellin ne kahun e duhur vendin. Mbi te gjitha respektimi i votes se qytetarit dhe barazpesha midis pushteteve. Jemi bere vend kryeministror. I gjithe vendi i perket kryeministrit , ai zgjedh , emeron, percakton, heton, gjykon etj " kryeminister=kryetar ps/pd = zot/sulltan/ cdo gje dhe te gjitha" super perqendrim pushteti ne nje person.

Ndonese jane ndare "pese genjeshtra te Bashes" ne kete shkrim, e vetmja "genjeshter" qe permendet, eshte se ai paskej pranuar qe Rama te vazhdoje mandatin e tij deri ne fund. Vertete se opozita doli qe ne fillim me kete kerkese, dorheqjen e Rames, por njekohesisht deklaronte vazhdimisht qe eshte e gateshme per dialog, qofte edhe me Ramen. Cfare ndodhi ? Rama nuk e dha vete dorheqjen, por pranoi se qeverisja e tij ka deshtuar, ndryshe nga sa deklaronte per sukseset e reformave te tij, te qeverise e te policise. Opozita ne nje fare menyre e realizoi qellimin e saj te demaskonte teresisht mashtrimet publike te Rames e qe ai vete te pranonte nje qeveri teknike qofte edhe gjysmake, e duke pranuar me kete adhe vertetesine e akuzave te opozites per kriminalizimin e shtetit e kanabizimin e tij e trafikut te droges ne permasa rekordesh. Pretendimi e krekosjet e Rames se me vettingun do te fuse ne burg gjithe mendimin opozitar ndaj tij, fluturuan si fllucka sapuni e ai ne te vertete e paskej pasur ndermend qe me ate veting te mbronte veten dhe ato qe kishte perzgjedhur e qe u detyrua ti heqe si te inkriminuar. Qe te pretendosh qe ne politike te arrihet maksimalja, eshte kaluar naivitetit. Maksimalja per politiken shqiptare qe doli nga nje sistem socialist me diktaturen staliniste me te eger ne Europe, do te ishte qe ish PPSH te nxirrej teresisht jashte ligjit e jo qe nga strukturat e saj partiake e po nga ato njerez, te dilte nje parti e "reformuar" e saj e quajtur socialiste "europiane". Por a mund te realizohej kjo kerkese maksimaliste ? Kursesi e kjo jo vetem per politikanet socialiste qe ishin me mijra, por edhe per qindra mije te elektoratit qe ishin te lidhur me njeqind fije me enverizmin qofte si pasoje propogandash disa dekadash, e qofte per interesa individuale. Nderkaq edhe nje pjese e Europes socialiste u nxitua qe ish punistet shqiptare, ti konsideroje si aleate te saj e ti mbeshtese si pjese e koalicionit te majte perendimor, pa u bere ndeshkimi i krimeve te diktatures enveriste. Ka vertete edhe te majte shqiptare me formim te se majtes europiane, qe e kane denuar publikisht diktaturen enveriste, ka qe shiten me hipokrizi si te tille, e ka jo pak qe deklarojne se e ndjejne veten krenare per prinderit e tyre funksionare te larte te diktatures, deri tek nje pjese "socialistesh europiane" qe mbajne ne shtepite e tyre portretet e "veprat e shokut Enver" me nostalgjine e rikthimit te diktatures. Kerkese maksimaliste dhe e domosdoshme do te ishte qe mbrenda nje jave, te zhdukeshin nga faqja e dheut, te gjithe kriminelet barbare terroriste islamike e te cdo lloji, qe vrasin njerez te pafajshem deri femije. Por sa shekuj ka njerezimi qe po e ben kete lufte e nuk ka mundur ta mbylle. Sa vite ka qe nuk po i jepet fund terrorizmit ekstremist islamist ? Perse krekoset nje kriminel komunist i Korese se Veriut qe te kercenoje gjithe boten me shfarosje me armet e tij atomike ? Sa vite ka qe diktatori i Sirise Asad po masakron popullin e tij e akoma vazhdon ta beje ? Jane zotuar gjithe presidentet e kryeministrat e shteteve demokratike qe ta detyrojne kete kriminel qe te jape dorheqjen, por a mos duhet ti quajme "genjeshtare" qe nuk e kane realizuar dot zotimin e tyre ?

vetem zahon e linden nuk ja morri basha rames se nuk i duheshin ,dhe i la prap rames hijenat bushati,ylli rakipi,mingjozin,vasjarin,sokol ballen,nazarkot,shkullakun,fevzon,muq nanon,etj.i hoqi ter shpurren vrases si tahirin,xhafen,frroka,ndoka,prenga,dosha,prdhunues roshin,bushin,i hoqi gjelila e balila.shullaza e tjera qelbesira.basha i vetem luftoi thik pas shpine bushati me bregun,selamin mersilen i meshoi por nuk e dorzoi,as kurva vllahutin shota kineze lu ramen nuk e shpetoi,as honekeri sigmar gabriel e as hani i hitlerit.basha fitoi per demokraci shqiptare ju tjeret hani lesh negjmije e te enverit bar.

"Anonymous"9:55,na qofte se ka nje parti qe duhet te nxiret jashte ligjit ajo eshte PD,pasi kjo parti qe vetem emrin ka demokratike eshte nje parti hybrid fashistokomuniste,ne te cilen bejne pjese dhe drejtohet nga llumi I ish sigurimit te shtetit dhe nga llumi I ekstremisteve te djathte dhe sa per ata qe kane akoma fotot dhe veprat e Enverit nje nga ata eshte Berisha,te cilit iu caktua si mission nga R.Alia qe te percante e shkaterronte popullin dhe pasurine kombetare me qellim qe njerezit te shgenjeheshin nga demokracia dhe te kerkonin prape Enverin,gje te cilen ne nje mase te madhe e realizoi,pasi ne nje sondazh qe u be ne fundvitin e kaluar E.Hoxha doli njeriu I vitit(!!!)dhe jo me kot ne kemi 30 vjet ne tranzicion,cdo gje po shkon sipas porosive,i vetmi qe po del kundra rrymes dhe qe po ben shtet eshte EDI RAMA te pelqen apo ste pelqen ty dhe disa te tjereve dhe me marreveshjen e fundit Rama tregoi perseri qe eshte nje politikan shume I zoti dhe qe I tha Bashes te fale mbretereshen me gjithe torren dhe oficerat dhe prape te munde se je nje shahist(politikan)shume I dobet...

Si ka mundesi qe te gjithe gazetaret analiste paskan dashur lufte ne Shqiperi!!! Me lloj-lloj shkrimesh, opinionesh, mllefesh dhe inatesh po e komentojne seprapthi marreveshjen e lidhur midis Rames dhe Bashes per garantimin e zgjedhjeve te drejta, ne institucionin e shtetit dhe jo neper restorante ngjalash tek Gjiri i Lalzit apo prodhimesh deti tek Pazari i Ri i lali fikut. Ky tregon nje nivel te ulet intelektual te gazetarise sone te varur kembe e koke nga interesa te ngushta private. Tani vertetohet plotesisht thenia e Rames: Media kazanesh! Ai e thoshte kete padrejtesisht kur i prekej interesi i tij, ndersa vete gazetaret po e vertetojne thenien edhe kur fenomeni eshte i drejte, llogjik dhe ne interes te vendit dhe integrimit evropian te Shqiperise.

O rr.. k..., po pikerishte fakti qe ti po perdor thenie te rames si pyna e kesaj " media kazanesh" tregon qarte se ca lloj kurvash jeni! I shitet "parimet" tuaja per ca drejtori e ministri dhe tani jeni aq te lumtur sa keni rene ne dashuri dhe me ramen, keni filluar perdorni shprehjet e tij.

Plotesisht dakord o jetmir qe ta uroj vertete qe te besh nje jete me te mire. Nese kreret e Partise demokratike vijne nga kupola e qeverise diktatoriale enveriste e i kane duart te lyer me gjakun e luftes se kllasave e diktatures se proletariatit, pse jo, jo vetem te nxirret jashte ligjit por edhe te kalben ne burgje sic u kalben e vdiqen me mijraa shqiptare antikomuniste. Por si partia demokratike, ashtu edhe partite e tjera te djathta ishin per gati 5 dekada me kushtetuten e Enver Hoxhes jashte ligjit e u masakruan jo vetem ata qe kishin bindje demokratike e europiane, por edhe familjet, bijte,niperit e gjithe farefisi i tyre. Meqe ti paskej bindjen se komuniste jane ata qe u persekutuan nga komunizmi e jo socialistet e sotshem, ma verteto kete me emra e me fakte. Me thuaj se cilit potitikan nga opozita i ke gjetur fakte se ka vrare, persektuar, internuar keqtrajtuar apo edhe spiunuar ne kohen e diktatures, apo qofte edhe se jane bijte e tyre, e tani "shiten" si demokrate, qe t'ju perveshem edhe une qe babain e pata te burgosur. Ty te pelqen Rama, por nuk je ne gjendje ta argumentosh me llogjiken e fakteve kete "dashuri" qe ke per te. Ti thua se ai beri shtet, por pikerisht se e menderosi kete shtet duke e kanabizuar e mbushur me trafikante droge e prostitucioni e detyroi opozita e nderkombetaret qe te dorzoje gjysmen e pushtetit nje muaj para zgjedhjeve. Eshte subjektive kjo puna e te pelqyerit.Ty mund te pelqeje te jene akoma ne politike ish ministrat e diktatures e bijte e bllokmeneve, mund te te pelqeje trafiku i droges e prostitucionit pere te bere nje "jete te mire". Por perse duehshkan te me pelqejne mua e te gjithe shqiptareve keto ndyresira ?

Anonymous 13;24 ! I mjeri ti qe tu paska erresuar logjika e endesh rrugeve si qeni Pavllovit ! Nuk eshte nevoja per me shume emra ,ja po ta them une nje: Sali Ram Berrisha. Antar partie dhe Sekretar organizate i PPSH . Doli deshmimtar i rreme dhe jo vetem akuzoj por dhe kerkoj denimin me Vdekje te H Shoshorit . kerko google dhe e gjen, ose pyet te bijen gazetaren e njohur Monika Stafa(Shoshori). Po se çka bere mbas 90 a nuk te mjaftojne ty o qorr ?! Po ti je nje qen langaraq e llapaqen qe leh mbas gardhit se s,ke kurajo me bo azgjo e jo me u hakmarr .

lisi. ja ke ba mire ketije zagari ishkomunist i pd Anonymous 13;24 . na çau trapin duke mbrojtur ate qe te gjithe e shohin qe, pd eshte mafja e vertet.

Sali Ram Berisha vete ka qene nje mjek i shquar qe nuk ka asnje lidhje me krimet e komunizmit. Babai i tij qe ja permend emrin, nuk ka qene as antar i PP e as antar i peresidences se diktatures si Kristtaq Rama. Si Berisha jann pothuajse te gjithe intelektualet qe u detyruan te antaresoheshin ne te vetmen parti te asaj kohe, per te mundesuar karrieren e tyre profesionale e jo politike. Prrallat me "Shoshore" jane produkt i ish sigurimit te shtetit qe akoma ka ne krye te PS Gramozin. Nuk kam perdorur asnje fjale ofenduese per askend ne mendimet qe kam shfaqur, por mesa duket ty bajge e felliqur te paskan djegur realiteti i thene troc, e hidhesh e leh si qen, pa me njohur. Ate gardhin tend te ndyre te qenve, kam 25 vjet qe e kam braktisur e familjen e femijte e mij i kam te siguruar. Me kete formim rugaci qe paske, nuk po ta qaj hallin se jam i sigurte qe dikur ta te hash burgun, po si shqiptar do me dhimbseshin femijte e tu qe mudn te kene nje baba hale si ty.

Add new comment