Analiza/ Marrëveshja që dogji LSI-në

  •    Si e përdori Rama Bashën për të eliminuar Ilir Metën
  • Kreu i LSI, Vasili: Marrëveshja PS – PD ishte e pabesë dhe antikushtetuese

Marrëveshja Rama – Basha i dha de facto fund edhe koalicionit 4 –vjeçar mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Pa u rakorduar me aleatin e tij, Edi Rama shkarkoi nga detyra kryetarin e LSI –së, Petrit Vasilin që mbante postin e Ministrit të Drejtësisë dhe 3 drejtorë të LSI (Hipoteka, Burgjet, Agjencia e Zhvillimit Bujqësor e Rural).

Petrit Vasili tentoi të tregohet i përmbajtur në daljen e tij të parë televizive pas publikimit të paktit Rama – Basha. Por nuk ia doli. Ai foli për pabesi në dëm të partisë që i është lënë të drejtojë.

“Është veprim i pabesë kjo marrëveshje e arritur mes PS dhe PD. Ti i ke mbajtur si qen tre muaj në çadër dhe i thua tani hajde” , deklaroi ai në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit.

Kur mediat nisën të publikonin detajet e para, Ilir Meta nxitoi për në zyrën e Sali Berishës.

Në të dalë prej saj ai tregoi se nuk ishte njoftuar për detajet. Inati i lexohej në sy. Për të shmangur sikletin iu khtye një batute të lodhur për Berishën: “ju e dini se ai është dobësia ime”.

Disa orë më vonë, Petrit Vasili që e shoqëroi në takimin me Berishën, reagoi edhe me anë të një statusi në Facebook, plot ironi për opozitën.

“Shpresoj qe ne keto 7 dite te cmuara te shtyrjes se zgjedhjeve, opozita do te realizoje objektivat e saj per standarde te larta ne zgjedhje, luften kunder droges dhe dekriminalizimin”, shkruan Vasili.

Më tej, te Ylli Rakipi ai e goditi edhe ligjërisht marrëveshjen. Tha se ishte antikushtetuese.

“Është një privim anti-kushtuetues privimi që i ndalon partitë për të mos garuar në koalicion. Kjo marrëveshje ka shumë detaje që duhet të ketë sqarime të mëtejshme, pra duhet shpjeguar pasi ka shumë momente”, ishte deklarata e Vasilit.

Edhe pse u përpoq të shfaqej në publik si forcë konstruktive, pro zgjidhjes së krizës, LSI nuk e fshehu dot mërzinë se ajo as që u konsiderua në këtë marrëveshje të re Rama – Basha.

Kryeministri e shkarkoi Petrit Vasilin nga posti i Ministrit të Drejtësisë pa e pyetur atë në cilësinë e kryetarit të LSI. Nuk vuri në dijeni as Metën, që tani e ka lënë të merret me përgatitjet për postin honorifik të presidentit.

Futja e PD –së në qeveri e bën të panevojshme LSI –në. Ramës, për të miratuar reformat, nuk i duhen më votat e aleatit që e bëri kryeministër. Ai ka hedhur firmën në krah të Bashës që, pas zgjedhjeve, së bashku të miratojnë ndryshimet në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor.

LSI nuk figuron gjëkundi në këtë pakt. Ajo po konsumon për inerci ditët e fundit të bashkëqeverisjes që i mbeten nga një pakt i vjetër, i shkruar 4 vjet më parë. /Lapsi.al

 

 

Komentet

Comments

Metes i kisha thone vetem kaq, "me ta fut ene edvini, me mire j..... vetes"

z.Vasili ne kemi ndejtur tre muaj te protest ne cader por jo si qene.Qene jeni ju dhe aqta qe jy vine ju mbrapa se ndryshej folni ne mengjes dhe ndryshej ne dark.qellimi i LSi eshte te vjedhin sa me shume qe nga thesari e deri sote .Qene je vete t vasil eshe pamjen e ke te tille qene rrugac.Keqe do te perfundoni

E vetmja rruge zgjidhje per te shpetuar Si kombe duket se eshte, te gjithe shqiptaret qe Jane andej pa dallim- PS-Ista, PD-ista, LSI-ista te gjithe, te ikim nga shqiperia edhe te leme Kta palopolitikane vetem te batardisen mes vetes,OSE te bejme revolution qe Ti zhdukim kete far te keqe hipokrite-mashtrues-gjakepires-legena.....!!!!!

Se kuptoj kete zemrim , A ishit ju te LSI te gatshem per te dhen te gjitha postet qe mbani per tu fut PD ne zgjedhje ? Ja pra deshira u be realitet cfare ka ketu per tu merzit ??

Keta hyenat e lsi perfitojn sa ps-pd se bashku se te gjitha mekatet jua mbulon kushtetuta .derived dje jepnin gjithe poste per mekatet e tyre sot flasin per pabesi .hahaha palaçot kombetare

Nuk luhet gjithmone me dy porta.Dhe pse mos thuash qe ishte Basha ai qe ia futi. E mbani mend kur nuk futeshin ne zgjehdje pa opoizten, por u vune ne rresht. Tani ta shikojne sa force kane.

Kjo marreveshje eshte me e mira e mundshme. Amerika e madhe ka vetem dy Parti, ne kete fshatin tone te vogel Shqiperi ka me qindra parti qe duhen zhdukur. Suksese kesaj qeverie te re!

Nuk e perdori Bashen, Meta ia futi vehtes. Rama u tregua shume i holle ne veprimet e tij politike. Basha vetem se shprehu mosbesim tek Meta, por rama e futi ne kllape duke e bere te pranoje postin e presidentit dhe duke e bere te terhiqet nga vendimi i kryesise per "mospjesmarrje ne zgjedhje pa opoziten". Basha nuk ka asnje merite, te gjitha i takojne KM.

Me ne fund Rama e shkerrmoqi LSI. Ne fakt u betua dhe deklaroi publikisht se ishin oret e fundit te ekzistences se PD, por si duket e paska patur fjalen per LSI-ne. Lojerat prej kurvash te LSI dhe PDIU moren fund. Me lojerat e tyre te ndyra prej prostitutash LSI dhe PDIU rane brenda me kembet e tyre. Por ne fund fitoi demokracia.

Rama-Basha te marrin ne dore fatet e ketij vendi.Pas kesaj te ulet ne minimum varferia,te rriten pensionet rrogat duke ndezur fort motorrat ne ekonomi .Pavaresisht nga ecuria jo aq sa duhet por ka nje permiresim infrastukturor per zhvillimin e turizmit detar e malor, rritje te eksporteve me ballkanin e me tej ,investimet e huaja etj etj etj...........

Ne te gjithe boten kurvat pasi jane perdorur,jane trajtuar si te tilla . Perse habitet e merzitet LSI-a ?! Apo mendon eshte kurve klasi apo Vip e do trajtim ndryshe ? Jo mor te mjere ,kurva kurv mbetet dhe gjithnje ashtu do trajtohet,pa respekt e nder,pasi kurva nderin e shet ndaj nuk ka se ç,te pretendoj.

Loja shahut eshte per njerzit inteligjent. Kur ishin adoleshent :Rama merrej me sportin e basketbollit,ndersa Meta me ngritje peshe ! Kuptohet lehte nga anon intelekti .

LSI deri dje po luante me dy asa ne dore, por ne fund i ngeli derri ne dore.

Verej se ne mediat shqiptare komentohet sikur jane kryer zgjedhjet e me kompromis partite jashte rezultatit te votave, paskeshin krijuar qeverine e re me nje ndarje kompromisi pushteti. Te gjithe e dijne se kjo nuk eshte e vertete, e perseri ulerijne kunder tradhetive e dredhive. Kjo krize politike pati arsyet e saj objektive nga ku filloi. Opozita me dyshimin e ligjshem se zgjedhjet e ardheshme do te manipulohen ne kushtet e kriminalizimit e kanabizimit te gjithe shtetit shqiptar doli me kerkesen qe te krijohet nje qeveri teknike e perkoheshme per ti administruar keto zgjedhje. Rama nuk e dha dorheqjen e arsyet e kesaj, do te vije koha qe te analizohen. Por Rama nuk eshte vetem pergjegjesi kryesor per situaten e krijuar ne Shqiperi, por me natyren e tij arrogante e mohuese per gjithe te tjeret, ai mohonte edhe kanabisin qe kishte shperthyer ne gjithe Shqiperine, ai mohonte edhe faktin se ishin policite e vendeve fqinje ato qe kapnin qindra tonet e kanabisit te trafikuar por ati kapte policia e sukseseshme e Tahirit, ai arriti deri atje sa u be qesharak me marrezine qe avionet e droges ti quante mushkonja e eshte e tepert te vazhdohet me marrezite e tij, por marrezia e tij me e madhe, ishte mohimi i plote i opozites shqiptare qe ai e emertonte me nofken SHQUP-i, mohimin e plote te liderit te ri te PD qe ai e quante nje "kalama" te plakut te SHQUP-it, e ulerimat e tij kunder te gjithe "aleateve socialiste" ne qeveri, gjithe mediave qe guxonin ta pyesnin e jo me ta kritikonin, e gjithe atyre qe mendonin ndryshe mbrenda PS qe edhe keta i cilesonte si te "SHQUP-it" apo i ofendonte si "plehra".Protesta kembengulese e gjate e paqesore e "cadres" simbolike e gjithe opozites ndaj tij, nen persioni sigurisht edhe te dipllomacise nderkombetare, e detyroi qe te hidhte poshte gjithshka kishte thene e bere kunder te gjitheve e ti nenshtrohej nje mareveshje qe e beri ti jepte doren "kalamanit te SHQUP-it, me koken te ulur e me turp. U pranua pra nje gjysem qeverie teknike e perkoheshme nje muaj para zgjedhjeve, duke pranuar me kete se opozita ka pasur te drejte ne kerkesen e saj. Kjo nuk eshte sigurisht qeveria qe do ti zgjidhe te gjitha problemet qe krijoi ne kater vjet qeverisja Rama mbrenda nje muaji, se ky pretendim do te ishte jashte cdo llogjike normale. Kjo qeveri e perkoheshme nje mujore hibride, do te perpiqet qe te prese lidhjet e krimit me zgjedhjet. Jane qytetaret me votat e tyre te ndereshme e te lira, qe do te zgjedhin pas nje muaji qeverine e re me nje mandat kater vjecar. Edhe duke mare pjese qofte me gjysmen e ministrave ne qeverine nje mujore, mundesite e kontrollit me abuzimet ne votime do te jene me te medha, e zvogelohet mundesia qe kryeministri te beje sic ka bere.

Anonymous o 19:03!''Jane qytetaret me votat e tyre te ndereshme e te lira''.Sa mutin e hani more aman.Po ju a keni ndere, fjale, burrni,zakon, a jeni njerez apo kafsh . Si ka mundesi more te jeni keshtu te pa fytyre, çfare e thoni ne mengjes, nuk e pranoni ne dark!

A e dini qe na cate b* nga mengjesi e deri ne darke me Lsi-ne dhe Ilir Metaj .... ?! Vihet re nga te gjitha mediat qene dhe te ashtuquajtura blogje (loqe) indipendente e te pavarura nje linje e perbashket ne qarjen e hallit per LSI-ne qe Rama me Bashen i kane shpalle lufte. Nuk eshte kjo analiza qe analet e istave duhet te humbin kohe. Analistat duhet te humbin kohe duke diskutuar se si do shkojne procedurat per zgjedhjen e ministrave teknik nga ana e PS, per voten e qeverise ne parlament dhe nese do arrijne premtimet e Bashes dhe Rames per te vene rregull ne administraten e paralizuar dhe te kontrolluar totalisht nga nga fshataret e Lsi-se.

Gjithcka trajtohet neper komentet e analistave , pervec nje elementi shume te rendesishem. Ai i rolit te Presidentit Nishani i cili uli ne tavoline Bashen me Ramen. Pastaj dashurine e zhvilluan vete por pasi Presidenti beri shkusine. Ja pra , qe politika diskutohet ne teresi jo vetem me ligesine e Fevziut, Kol qorrit, Rakipit, Lubonjes, Ngjeles, Minxhozit, Vasjarit etj etj etj ....

Quo vadis.... shqiptar....!?

Add new comment