Ironia e Metës: Marrëveshja po përjetohet si komedi, kjo është "qeveri besimi"

Ish-kreu i LSI-së Ilir Meta tha në një intervistë për “Zonë e lirë” se e përshëndeste marrëveshjen, por nuk i kurseu notat e ironisë. I pyetur nëse marrëveshja Rama-Basha ishte një përsëritje e asaj që dndohi në vitin 2008 me ndryshimin e Kushettutës, Meta tha se nuk është tamam ashtu.  
“Historia nuk përsëritet dy herë njëlloj. Nëse në 2008-ën u përjetua si tragjedi tani përjetohet si komedi. Janë dy realitete të ndryshme. LSI nuk dëmtohet sepse tani të gjitha garojnë si të barabarta. Mund të dëmtohen partitë e reja, por kjo nuk është përgjegjësi e LSI. 
Të mos e dramatizojmë kaq shumë. Opozita kishte të drejtë për çështjen e drogës dhe për dekriminalizmin. Tejzgjatja e krizës me disa kërkesa si qeveri teknike, votim elektronik nuk ishte normale.   
Ne propozuam një qeveri besimi. Dhe mesa duket kjo është një qeveri besimi. Rama është kryeministër dhe ka besimin edhe të opozitës”
– tha Meta. 
 

 

Komentet

Add new comment